Samsung Galaxy S25 është një smartphone i pajisur me ekran 6.2 inç Dynamic AMOLED 2X me rezolucion 2340 × 1080 pikselë, frekuencë rifreskimi deri në 120 Hz dhe ndriçim maksimal 1500 cd/m². Ekrani mbrohet nga Gorilla Glass Victus 2 dhe mbështet Always-on Display. Për performancë kujdeset procesori Snapdragon 8 Elite me 8 bërthama dhe frekuencë deri në 4.47 GHz, i shoqëruar me 12 GB RAM dhe 512 GB hapësirë të brendshme. Pajisja përdor Android 15 dhe mbështet rrjetet 5G, Wi-Fi 7 dhe Bluetooth 5.4.
Në pjesën e pasme, Galaxy S25 disponon kamerë të trefishtë me sensor kryesor 50 MP, telefoto 10 MP me zoom optik 3x dhe kamerë ultra-wide 12 MP me kënd shikimi 120°. Kamera mbështet stabilizim optik OIS, Night Mode, Panorama, Portrait Mode dhe regjistrim video deri në 8K, ndërsa kamera e përparme është 12 MP. Telefoni mbështet Dual SIM me NanoSIM + eSIM, NFC, karikim të shpejtë dhe karikim wireless. Bateria ka kapacitet 4000 mAh dhe ofron deri në 29 orë riprodhim video. Modeli në ngjyrë Blueblack ka mbrojtje IP68, lexues të gjurmëve të gishtërinjve dhe njohje të fytyrës, ndërsa përmasat janë 146.9 × 70.5 × 7.2 mm dhe pesha 162 g.