Mausi Logitech M330 vepron pothuajse njëlloj si mausët e tjerë të kësaj marke, por kur klikoni nuk do të ndjeni asnjë lloj zhurme, pasi që ky maus mundëson zvogëlimin e zhurmës së klikimeve deri në 90 %, gjë kjo e cila vlerësohet jo vetëm nga përdoruesi, por gjithashtu edhe nga personat e tjerë që mund të gjenden përreth - më zyrë apo në shtëpi. Ka jetëgjatësi të madhe të baterisë, e cila zgjat deri në 24 muaj, duke u varur nga përdorimi.