Kompania Genius ka një gamë të gjerë në prodhimin e pajisjeve elektronike për kompjuter apo laptop. Tani iu ofron mundësinë të keni mausin wireless i serisë NX-7015. Mausi ka një dizajn të shkëlqyer dhe ofron rehati për përdoruesin dhe gjithashtu ka një ngjyrë të kaftë e cila i ofron një pamje të mirë ambientit ku ju e përdorni. Mausi për lidhje me kompjuter ka microUSB e cila është shumë e vogël dhe nuk hiqet lehtë nga porti ku është vendosur në rast aksidenti. Mausi ka një ndjeshmëri prej 800 / 1200 / 1600 dpi. Është i dizajnuar që të përdoret në të dy duart, dhe për përdorimin e tij ka nevojë për bateri të tipit AA.