Kompania D-Link ofron përshtatësin mini USB WiFi D-Link DWA-131, i cili siguron qasje të lehtë duke përdorur teknologjinë 802.11n. Operon në frekuencë prej 2.4GHz duke arritur shpejtësi transferuese prej 300 Mb / s. Njëherësh siguron përputhshmëri me 802.11b / 802.11g / 802.11a / 802.11n (draft 2.0). Ky USB përshtatës shërben për transferimin e vëllimeve të mëdha të të dhënave, audio dhe video streaming, lojëra online apo VoIP. Mbështet këto enkriptime: WPA / WPA2 dhe WEB. Lidhja bëhet përmes portit USB 2.0 në kompjuterin apo laptopin tuaj. Pajisja është në përputhshmëri me Windows 2000, XP dhe Vista. Dimensionet modeste të pajisjes janë 18 x 7.7 x 34.4 mm dhe peshon vetëm 3.1 gramë.