Apple iPhone Xr, 256GB, i zi
- Shiko të gjitha specifikat
- Çmimi i transportit:FALAS
- Mundësitë e pagesave:
Si të porosisim në Gjirafa50?

Përshkrimi i produktit
A dëshironi një celular të serisë X pa investuar shumë para? Atëherë zgjidhja vjen në formën e iPhone Xr e cila sjell teknologjinë më të fundit të Apple në një çmim të volitshëm.
Ndërtim preciz
iPhone Xr nuk devijon nga pamja luksoze e celularëve të tjerë të serisë X. Ekrani që mbulon të gjithë sipërfaqen takohet me kornizat e aluminit dhe mbi vete mban xhamin mbrojtës të fuqishëm. I gjithë dizajni është ndërtuar me përsosmëri që do të tërheq çdo vrojtues.
- Xhami mbrojtës i fuqishëm.
- Rezistencë e shtuar ndaj ujit dhe pluhurit që plotëson standardin IP67.
- Shtresë oleofobike me rezistencë ndaj substancave vajore dhe shenjave të gishtërinjëve.
Ekran Liquid Retina HD
Zbuloni kualitetin e ekranit të ri Liquid Retina HD. Ai vjen me madhësi 6.1" dhe rezolucion prej 1792 x 828 piksela me 326 ppi që ju sjell imazhe të pastërta dhe të detajizuara me ngjyra P3 dhe 625 cd / m2 shkëlqim.
- Mbulim i gjërë i nuancave të ngjyrave (P3) me renderim të mirë të tyre.
- Teknologji TrueTone për optimizim të përsosur të ngjyrave.
Inteligjencë artificiale në rritje
A12 Bionic është çipi më i fuqishëm dhe inteligjent i krijuar ndonjëherë. Neural Engine i gjeneratës së rradhës për inteligjencë artificiale ju sjell eskperienca të mahnitshme të realitet virtual, karakteristikave fantastike të kamerave SMART dhe shumë e shumë të tjera. Me A12 Bionic ju do të përjetoni nivele të reja të performancës dhe inteligjencës artificiale.
- 15% performancë më të shpejtë.
- 50% përshpejtim më të shpejtë grafik.
- 50% më pak konsumim të energjisë.
Kamerë kualitative me inteligjencë artificiale
Inteligjenca artificiale në kamerën Apple. iPhone Xr është ndërtuar me kualitetin e iPhone X me shumë gjëra ekstra. Ajo sjell kamerën me kënd të gjërë dhe lensin telefotografik. Kamera me këndë të gjërë me 12 megapiksela sjell 2x zoom optik dhe karakteristika të "thellësisë së fushës" në videolojëra. Gjithashtu gjindet një dritë flash TrueTone dhe stabilizues optik i imazhit.
Kamerë e përparme TrueDepth me Face ID të përmirësuar
Kamerën TrueDepth e dini nga iPhone X, ndërsa tash ajo vjen më e përmirësuar dhe me FaceID më të shpejtë dhe të sigurt. Kamera vjen me senzorin me 7 megapiksela dhe lensin f / 2.2 për t'ju mundësuar të shkrepni video dhe fotografi të përsosura edhe në ambiente me dritë të ulët. Poashtu, ajo është e pajisur me platformat "Enhanced Portrait", "Portrait Lighting", "Animoji" dhe "Memoji".
Lidhje e shpejtë
Puna dhe argëtimi në telefonin e ri do të arrihen edhe më shpejtë në saje të lidhjes me rrjet nëpërmjet teknologjisë MIMO 2 x 2, WiFi 802.11ac dhe LTE Advanced.
Rimbushje pa kabllo
iPhone Xr nuk ka nevojë për kabllo. Rimbushja pa kabllo arrihet nëpërmjet mbështetjes për teknologjinë Qi wireless. Tani, ju mund ta rimbushni pajisjen edhe më shpejtë sesa iPhone X. Poashtu, nëse ju nevojitet kablloja, ju e keni portin Lighting të gatshëm.
Vlerësimet
Asnjë postim i gjetur
Detajet teknike