Celular Huawei Mate 10 Lite, 5.9", 4GB, 64GB, i zi
Huawei Mate 10 Lite vjen me dizajn tejet modern, rezistencë dhe performancë të jashtzakonshme. Ky celular vjen me ekran IPS me prekje 5.9”, që shfaq imazhe me kualitet Full HD, me rezolucion 2160 x 1080 piksel dhe raport shikimi 18: 9.
Si pjesë përbërëse, ky celular ka pjesë harduerike të kualitetit të lartë të cilat mundësojnë operim dhe performancë të shpejtë e pandërprerje. Të gjitha proceset bazohen në procesorin tetë bërthamësh Kirin 659 që operon në frekuencë 1.7GHz deri në 2.36GHz, i kombinuar me memorie operuese 4GB dhe memorie të brendshme për ruajtjen e të dhënave të çfarëdoshme 64GB (por që mund të zgjerohet përmes kartës së memories microSD. Poashtu, Huawei Mate 10 Lite, ka edhe dy kamera me të cilat shkrep e incizon imazhe me kualitet superior, një të pasme 16 + 2MPx dhe një të përparme 13 + 2MPx.
Huawei Mate 10 vjen me sistem operativ të instaluar Android EMUI 5.1, si dhe mundësi për lidhje me teknologjitë si Wi-Fi, Bluetooth 4.2, GPS / Glonass, 2G, 3G dhe LTE. Gjithashtu, veçori e këtij celulari është edhe senzori i leximit të gishtërinjëve, senzori G, senzori për zmadhim e i dritës, busulla, si dhe portet microUSB dhe jack 3.5mm.