Huawei Mate 20 Pro, 128GB, 6GB RAM, i kaltër / vjollctë

Kodi i produktit:
246831
Bluetooth:
Madhësia e ekranit [inç]:
6.3
Sistemi operativ:
Google Android
Rezolucioni i kamerës [MP]:
40
Rezolucioni i kamerës së përparëme [MP]:
24

Si të porosisim në Gjirafa50?

1,182.50
999.50 € * Përfshirë TVSH-në
Risi
Disponueshmëria:
(10 artikuj)
Paguaj me: deri në 6 këste pa kamatë për vetëm 166.58 € në muaj
+
Shto në listen e dëshirave

Përshkrimi i produktit

Në celularin Huawei Mate 20 Pro do ta keni të vështirë të gjeni mangësi. Dizajni i bukur dhe super i hollë mban brenda vetes teknologjinë më të mirë për performancë jashtëzakonisht të shpejtë.

  • Dizajn i mahnitshëm i kombinuar nga xhami rrethor 3D dhe trupi i metaltë.
  • Performancë e lartë dhe inteligjencë artificiale nga platforma Kirin 980.
  • Kamerë e trefishtë Leica që është fituese e çmimeve të ndryshme prestigjioze.
  • Konfigurime inteligjente për shkrepjen e fotografive dhe inçizimin e videove.
  • Ekran i jashtëzakonshëm OLED FullView.
  • Bateri me kapacitet të lartë me "Fast Charging" dhe rimbushje pa kabllo (wireless).

Gjenerata e dytë e inteligjencës artificiale

Njësia e parë kompjuterike që ka inkorporuar inteligjencën artificiale është platforma Kirin 970 dhe ajo ka thyer limitet. Tash, Kirin 980, shkon përtej. DUAL-NPU ( Njësi kompjuterike e dyfishtë për rrjete neurale) ofron fuqi të jashtëzakonshme kompjuterike të inteligjencës artificiale me fokus në kryerjen e funksioneve me efiçiencë maksimale dhe përmirësimin e dukshëm të eksperiencës së përdoruesëve.

Sorry, the description of the image is missing.

Teknologjitë më të fundit në treg

Teknologjia më e fundit "7nm" garanton rritje të performancës dhe përmirësim të efiçiencës. Performanca e procesorit të ri Kirin 980 është përmmirësuar në mënyrë të konsiderueshme nga paraardhësit dhe do të mbaj vendin e parë në listë të performancës për një kohë të gjatë. Procesori 8 bërthamësh është i përbërë nga 3 pjesë. Pjesa e parë përfshinë 2x bërthama Cortex-A76, e dyta 2x Cortex A-76 kernels dhe e treta 4x bërthama Cortex-A55. Mate 20 Pro gjithashtu është i pajisur me teknologjitë më të shpejta të lidhjes në rrjet si LTE Cat.21 me 1.4 Gbps shpejtësi dhe Wi-Fi deri në 1.733 Gbps shpejtësi. Qasjuni performancës së lartë dhe lidhjes me rrjet të shpejtë në çdo kohë e çdo vend.

Sorry, the description of the image is missing.

Ekran fantastik OLED FullView

Ekrani FullView me madhësi 6.39", teknologji OLED, 538 ppi dhe rezolucion Quad HD+ me 3120 x 1440 piksela garanton pamje të imazheve përsosshmërisht të mprehta me ngjyra të bukura dhe realistike si dhe kënde të gjëra të shikimit.

Ekrani me orientim 19.5:9 Edge-to-Edge mbulon gati të gjithë celularin dhe ofron ngjyra të përsosura falë teknologjisë DCI-P3.


Kamera e mahnitshme e trefishtë Leica

Bashkëpunimi në mes të Huawei-t dhe Leica-s ka qenë frytdhënës. Kamerat e Huawei-t mbajnë majen e performancës dhe kamerat e Huawei Mate 20 Pro nuk zhgënjejnë në këtë aspekt. Kamera e trefishtë Leica ka hequr senzorin monokrom duke e zëvendësuar atë me një lens me këndë ultra të gjërë në mënyrë që të shkrepni fotografi edhe më interesante dhe të bukura.

  • Kamera kryesore RGB ka 40 megapiksela dhe kombinohet me lensin 27 mm me aperturë f / 1.8.
  • Kamera me këndë ultra të gjërë ka 20 megapiksela dhe vjen me lensin 16 mm me aperturë f / 2.2 f / 2.8 dhe është ideale për kapjen e fotografive "Landscape" dhe "Macro".
  • Lensi telefotografik vjen me senzori 8 megapiksela, f / 2.4 aperturë dhe 80 mm focus.
  • Ofron autofokus ultra të shpejtë ( Fokus të thellë, identifikim të dritës dhe kontrastit si dhe fokusim laserik).

Sorry, the description of the image is missing.

Përmirësim inteligjent i fotografive

Me kamerën e re Leica ju mund të shfrytëzoni inteligjencën artificiale të Kirin 980 për të identifikuar përmbi 1500 skenare të ndryshme në 25 kategori me segmentim të objekteve dhe skenave të ndryshme përbrenda një fotografie. Ngjyrat, shkëlqimi dhe kontrasti rregullohen automatikisht me balancë dhe precizitet të përsosur. Me sistemin e stabilizimit inteligjent të imazhit dhe konfigurimit "Night Mode" ju mund të shkrepni fotografi të përsosura pa pasur nevojë për tripod apo shumë dritë. Optimizimi i kontrastit në "Night Mode" ju mundëson të nxjerrni fotografi të pastërta dhe të balancuara.

Sorry, the description of the image is missing.

Bëhuni regjisor

Mate 20 Pro përdor inteligjencën artificiale për inçizim të videove. Për shembull, nëpërmjet konfigurimit "Shooting Mode" ju mund të filtroni ngjyrat për të nxjerrur video të bukura. Poashtu ajo ju mundëson inçizim me normë të imazhit 21:9 Widescreen, inçizim me HDR dhe një mori filterash për t'ju lehtësuar editimin. Pos kësaj, ju mund të inçizoni lëvizjet e shpejta dhe të kapni çdo moment interesant. Konfigurimi "Super Slow Motion" me 960 fps ju mundëson të ngadalësoni videot dhe të mahniteni me detajet e shumta në lëvizje.

Sorry, the description of the image is missing.

Selfie si në studio

Krijo selfie si artist me kamerën me 24 megapiksela dhe aperturë f / 2.0. Rezolucioni i lartë i kombinuar me shkëlqim të mirë si dhe funksione inteligjente 3D ju sjellin imazhe të pastërta dhe të mprehta ditën dhe natën. Inteligjenca artificale i regjistron tonet e ngjyrës së fytyrës për t'ju mundësuar të shkrepni imazhe të përsosura.

Sorry, the description of the image is missing.

Celular me plot stil, rehati dhe qëndrueshmëri

Xhami i trashë me lakim 3D ofron elegancë dhe në të njëjtën kohë qëndrueshmëri të lartë. Falë lakimit, celulari është super i lehtë për t'u mbajtur në një dorë. Celulari është i dizajnuar për të plotësuar standardin IP68 që e bënë rezistent ndaj pluhurit, shiut dhe spërkatjes me ujë.

Sorry, the description of the image is missing.

Energji të mjaftueshme dhe karakteristika të avancuara të rimbushjes

Mate 20 Pro nuk ka vetëm performancë, stil dhe kamera me kualitet të lartë. Huawei e ka pajisur atë edhe me bateri të fuqishme me kapacitet prej 4200 mAh. Menaxhimi më i mençur i energjisë nëpërmjet inteligjencës artificale ju mundëson ta mbani celularin aktiv përgjatë tërë ditës. Me këtë celular, ju do të hiqni qafesh brengosjen për ta mbajtur për rimbushje konstante.

  • Rimbushja "Fast 40W SuperCharge" mund të rimbush 70% të baterisë për 30 minuta.
  • Mbështet rimbushjen pa kabllo (wireless) me fuqi 15W.

Sorry, the description of the image is missing.

Karakteristika të tjera interesante?

  • Falë kamerës me 3D Depth Detection, celulari e skenon fytyrën tuaj dhe e hap celularin pa asnjë pengesë.
  • Hapeni celularin menjëherë nëpërmjet lexuesit të shenjave të gishtërinjëve të fshehur në ekran.
  • Skeno objekte të ndryshme nëpërmjet senzorit 3D Deep-Sensing përbrenda kamerës në mënyrë që të krijoni modele live.
  • Shprehni emocionet tuaja nëpërmjet 3D Fun Live Emojis.
  • Me GPS super preciz që mbështet frekuencat L1 dhe L5 ju nuk do të humbni as edhe në hapësirat më të dendura urbane.

Sorry, the description of the image is missing.

Vlerësimet

Asnjë postim i gjetur

Shkruaj koment

Detajet teknike

Bluetooth:
Dual SIM:
EAN:
6901443260768
Frekuencat e mbështetura 3G [MHz]:
850, 900, 1800 1900
Frekuencat e mbështetura GSM [MHz]:
850 1900, 2100
Frekuencat e mbështetura LTE [MHz]:
800, 900, 1800, 2100, 2600
Garancioni nga prodhuesi:
1 vit
GPS:
Karikim pa kabllo:
Kodi i prodhuesit:
SP-MATE20PDSFOM
Lansuar:
17. 10. 2018
Lexues i shenjave të gishtërinjëve: :
Lidhës:
USB-C
Lloji i ekranit:
IPS
Lloji i SIM kartelës:
Nano SIM
Lloji i telefonit:
Touch (me prekje)
Madhësia e ekranit [inç]:
6.3
Mbështeteje për karikim të shpejtë:
Mbështetje për NFC:
Memoria operuese [GB]:
6
Memorie e brendshme [GB]:
128
Numri i kartave SIM:
2
Port për infared:
Prodhuesi:
Huawei
Rezistent ndaj ujit:
Rezolucioni i ekranit [piksel]:
3120 x 1440 (Quad HD+)
Rezolucioni i kamerës së përparëme [MP]:
24
Rezolucioni i kamerës [MP]:
40
Sistemi operativ:
Google Android
Standardet e celularit:
GSM, LTE, UMTS

Bashkangjitja Huawei Mate 20 Pro edhe ndonjë aksesorë

Shiko produkte të tjera

SHFAQ MË SHUMË PRODUKTE