Samsung Galaxy Note9 - 128GB, 6GB RAM, i zi

100%
1,050.50

Paguaj me Raiffeisen Bonus Kartelë [APLIKO KËTU]dhe TEB Starcard deri në 6 këste pa kamatë për vetëm 175.08€ në muaj  

Çmimi i vjetër: 1,156.50
Ju kurseni : 106.00  (9%)
241916
5 artikuj
+
Shto në listen e dëshirave

Samsung e prezanton një prej celularëve më të fuqishëm në treg - Samsung Galaxy Note9. I shoqëruar me lapsin digjital S Pen ju mund ta lidhni celularin me të nëpërmjet teknologjisë Bluetooth dhe të punoni nga një distancë deri në 10 metra. Lapsi mund të shkruaj shënime në ekran, të përkthej tekst nga gjuhë të huaja dhe t'ju bëjë komunikimin më origjinal dhe kreativ në mes të celularit dhe lapsit. Celulari arrinë deri në 4096 nivele të presionit në mënyrë që të shfaq me precizitet të lartë se çfarë keni shënuar apo vizatuar.

Sorry, the description of the image is missing.

Kapacitet të lartë të baterisë

Gjatë ditëve të ngarkuara apo pushimeve të gjata ju nuk dëshironi të mirreni me një bateri të dobët të cilën duhet ta rimbushni disa herë gjatë ditës. Galaxy Note9 e ka zgjidhur këtë problem. Bateria me kapacitet prej 4000 mAh ju garanton fuqi të mjaftueshme për përdorim gjatë tërë ditës. Sigurisht baterinë mund ta rimbushni nëpërmjet teknologjisë pa kabllo (wireless).

Sorry, the description of the image is missing.


Kombinim i fuqishëm i 2 lenteve

Fotografitë e pastërta dhe të bukura janë të pakrahasueshme me Galaxy Note9. Kamera e pasme duale sjell 2 lente me 12 Mpx të pajisura me stabilizues optik të imazheve dhe aperturë nga f 1.5 deri në 2.4 në mënyrë që të bëni fotografi të bukura, të ndriçuara dhe me ngjyra realistike edhe në ambiente me dritë të ulët. Poashtu, kamera vjen me zmadhim optik 2x dhe lente me kënde të gjëra shikimi në mënyrë që të fokusoheni në subjektin dhe të kapni sfondin me efekte "blur". Kamera poashtu mund të kap fotografi me efekt super-slow motion me 960 fps në mënyrë që edhe lëvizjet më të shpejta të mos ju humbasin.

Galaxy Note9 në regjimin e peisazhit parë në një kënd me një portret dhe ndërfaqen e Zbulimit të të Metës në ekran që thotë “Dikush mund të ketë mbyllur sytë.”


Përjetoni kamerën mahnitëse SMART

Galaxy Note9 do ju mahnis me parametrat teknik dhe mbështetjen softuerike shumë praktike. Optimizmi skenik i rregullon në mënyrë automatike të gjitha konfigurimet, qoftë balanci i ngjyrës së bardhë apo nivelin e kontrastit, në mënyrë që të kapni fotografi ashtu siç dëshironi. Reduktimi i ndotjes dhe ngjyrat HDR i japin detajizime edhe më të mëdha dritës dhe hijeve në fotografi. Sistemi i detektimit të problemeve ju paralajmëron për probleme si drita e dobët ambientale, vizëllimave të padëshirueshme dhe ndotjes së lenteve.

Sorry, the description of the image is missing.


Me Note9 gjithçka është nën kontroll!

Lapsi digjital S Pen ju mundëson të lidhni celularin me laps nëpërmjet teknologjisë Bluetooth. Kjo do ju mundësoj që të kontrolloni prezantime, të bëni selfie apo të luani video dhe muzikë nga një distancë deri në 10 metra. Sigurisht që ju mundëson të konfiguroni funksionin e lapsit kur është i lidhur me Bluetooth duke i japur komanda si ndërrimi i kamerave frontale me ato të pasme. Për të rimbushur lapsin S Pen për kontrollim deri në 30 minuta thjesht futeni në vendin e vet në celular për 40 sekonda.

Sorry, the description of the image is missing.


I krijuar për të kryer detyrat më sfiduese

Celulari i fuqishëm Galaxy Note9 vjen i pajisur me procesorin 8 bërthamësh 10nm Exynos 9810 që funksionon nën frekuencat 2.7GHz (4 bërthama) dhe 1.7GHz (4 bërthama) dhe ka 6GB memorie RAM. Hapësirat hibride për SIM kartelë dhe kartelë të memories ju mundësojnë të rrisni kapacitetin prej 128GB deri në 512GB përmes kartave microSD.



I pakrahasueshëm në performancë dhe dizajn

Samsung Galaxy Note9 përpos performancës së lartë sjell edhe dizajn mbreslënës. Pjesa e përparme e celularit është e kombinuar nga ekrani i bukur Infinity që është i vendosur përbrenda kornizave të bukura metalike. Pjesa e pasme e celularit vjen me formë elegante dhe është e lëmuar në të gjitha pjesët.


Sorry, the description of the image is missing.


Ekran me madhësi si asnjë celular tjetër

Asnjë celular tjetër Samsung nuk mund të krahasohet me madhësinë e ekranit të Note9. Ekrani Infinity vjen me madhësi 6.4" duke e bërë ekranin më të madh në llojet e celularëve Galaxy. Ekrani mund të shfaq imazhe me kualitet WQHD me normë 18.5:9 dhe rezolucion prej 1440 x 2960 piksela, ndërsa së bashku me teknologjinë Super AMOLED është ideal për të shikuar video, të kryeni punë efektive dhe të futeni në internet.


Sorry, the description of the image is missing.


Shpejtësi marramendëse në videolojëra

Me harduerin e saj, celulari është i dizajnuar për t'i kryer detyrat e punës dhe t'ju sjell argëtim me lehtësi dhe shpejtësi. Performanca maksimale e tij mund të matet në videolojëra sfiduese të cilat menaxhohen me inteligjencë artificiale. Optimizimi i performancës së celularit parandalon ndërprerjet e imazheve dhe ngadalësimin e pakëndshëm të videolojërave. Pos kësaj, celulari është pajisur me sistem të përmirësuar të ftohjes dhe mban konfigurime të veçanta si modifikimi i lajmërimeve në mënyrë që të mos e pengojnë eksperiencën tuaj gjatë lojërave.

No automatic alt text available.


Siguri e pakrahasueshme

Thjesht shikojeni celularin dhe hapeni. Galaxy Note9 e kombinon njohësin e fytyrës me skanerin e syrit në mënyrë që t'ju mundësoj që ta hapni celularin pa përdorur të dyja duart edhe në ambiente me dritë të dobët. Aftësia për ta hapur celularin me shenja të gishtërinjëve apo me kod ende gjinden në celular. Platforma e sigurisë Samsung Knox ju ofron nivele të reja të sigurisë ndaj softuereve me viruse dhe aksesit të paautorizuar në harduer apo softuer të celularit.


Galaxy Note9 dhe S Pen të parë nga e djathta me ndërfaqen e Intelligent Scan në ekran




Zë kumbues, të qartë e të lartë

Altoparlantët e Galaxy Note9 janë produkt i bashkëpunimit ndërmjet Samsung dhe AKG-së. Rezultati i këtij bashkëpunimi sjell altoparlantët të precizuar për t'ju sjellur kualitet të lartë të zërit edhe në volume të larta. Poashtu, celulari mban teknologjinë Dolby Atmos për të krijuar Surround Sound në mënyrë që të përjetoni eksperiencë unike gjatë dëgjimit të këngëve tuaja të preferuara apo shikimit të filmave.


Sorry, the description of the image is missing.

Detajet teknike

Bluetooth:
Po
Dual SIM:
Po
EAN:
8801643423490
Frekuenca e bërthamës [GHz]:
2.7
Frekuencat e mbështetura 3G [MHz]:
850, 900, 1800 1900
Frekuencat e mbështetura GSM [MHz]:
850 1900, 2100
Frekuencat e mbështetura LTE [MHz]:
800, 900, 1800, 2100, 2600
Garancioni nga prodhuesi:
1 vit
GPS:
Po
Kapaciteti i baterisë [mAh]:
4000
Karikim pa kabllo:
Po
Kodi:
MTOSSUN960051
Lansuar:
10. 8. 2018
Lexues i shenjave të gishtërinjëve: :
Po
Lidhës:
3.5mm (TRRS), USB-C
Lloji i ekranit:
OLED
Lloji i SIM kartelës:
Nano SIM
Lloji i telefonit:
Touch (me prekje)
Madhësia e ekranit [inç]:
6,4
Mbështeteje për karikim të shpejtë:
Po
Mbështetje për NFC:
Po
Memoria operuese [GB]:
6
Memorie e brendshme [GB]:
128
Modeli i procesorit:
Exynos 9810 (4x2.9 GHz/4x1.7 GHz)
Numri i bërthamave të procesorit:
8
Numri i kartave SIM:
2
Prodhuesi:
Samsung
Rezistent ndaj ujit:
Po
Rezolucioni i ekranit [piksel]:
2960 x 1440 (Quad HD+)
Rezolucioni i kamerës së përparëme [MP]:
8
Rezolucioni i kamerës [MP]:
12
Sistemi operativ:
Google Android
Slot për kartë memorie:
E ndarë me SIM 2
Slot për memorie me kapacitet max. [GB]:
512
Standardet e celularit:
GSM, LTE, UMTS
Ueb-i i prodhuesit:
Samsung.cz

Asnjë postim i gjetur

Shkruaj koment

Bashkangjitja Samsung Galaxy Note9 - 128GB edhe ndonjë aksesorë

Shiko produkte të tjera