299.50

Paguaj me Raiffeisen Bonus Kartelë [APLIKO KËTU]dhe TEB Starcard deri në 12 këste pa kamatë për vetëm 24.96€ në muaj  

ko-24
9 artikuj
+

Transformo komunikimin me video me pajisjen HELLO!

Pajisja për komunikim përmes videos HELLO punon si një pjesë shtesë e platformës së komunikimit Solaborate, e cila është krijuar për individë dhe ekipe që punojnë në distancë dhe presin cilësi të lartë, lehtësi përdorimi dhe eksperienca të bashkëpunimit të pasura me funksione të ndryshme.

Test


HELLO fokusohet në përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes njerëzve duke i lejuar ata të qëndrojnë në kontakt në çdo kohë, kudo që ndodhen.



Aplikacionet HELLO

Kjo pajisje funksionon së bashku me Amazon Alexa dhe operon përmes komandave zanore. Gjithashtu, ju mund të përdorni pajisjen HELLO me Skype, Skype for Business, WebEx, Google Hangouts, Facebook Messenger, WeChat, Amazon Chime, Zoom, BlueJeans, and GoToMeeting. Disponueshmëria e këtyre aplikacioneve përmes HELLO-se, ju lejon të keni një eksperiencë sa më të mire gjate perdorimit dhe ju ndihmon të jeni sa më produktiv dhe efikas.


Thirrje të drejtpërdrejta në HELLO

Pajisje Ju mund të bëni thirrje të drejtpërdrejta në HELLO kurdo qe deshironi të merrni dikë ose një grup njerëzish që janë në të njëjtën dhomë me HELLO-në tuaj.
Është një mënyrë e drejtpërdrejtë për të filluar një thirrje me të gjithë njerëzit në atë dhomë specifike pa pasur nevojë për të thirrur dikë në mënyrë direkte.


Përgjigjja dhe transferimi i thirrjeve në HELLO dhe anasjelltas

Kur dikush ju thërret nëpërmjet Solaborate Messenger, ju do të keni mundësinë ti përgjigjeni thirrjes (audio/video) me telefonin tuaj ose me pajisjen HELLO (nëse një pajisje HELLO është e lidhur me llogarinë tuaj). HELLO do të jetë në lidhje të vazhdueshme me telefonin tuaj. Kjo ju lejon që të transferoni thirrjet lehtësisht mes dy pajisjeve.


Prekni dhe mbajeni ekranin e telefonit tuaj dhe më pas terhiqni sipër për të transferuar thirrjen nga telefoni në HELLO. Bëni të kundërtën që të kaloni thirrjen nga HELLO në telefon (nga lart-poshtë).


Thuaj ‘Hello’ lidhjes pa kabllo!

HELLO operon përmes teknologjisë wireless e cila e lejon HELLO-në të lidhet me çfarëdo pajisje. Disa nga pajisjet me të cilat HELLO mund të lidhet përfshijnë TV (përmes kabllos HDMI), celularët iOS dhe Android, si dhe laptopët e tabletat Mac dhe Windows (përmes Wi-Fi dhe kabllos Ethernet). HELLO është shumë e lehtë për tu konfiguruar. Vetëm lidheni me televizorin tuaj përmes kabllos HDMI, shkarkoni aplikacionin Solaborate Messenger dhe skanoni kodin QR.


Funksionalitetet kryesore të HELLO:



Kjo pajisje e zgjuar dhe e avancuar për shtëpinë dhe zyrën tuaj, lidhet lehtësisht me çdo televizor dhe ofron një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të kontrolluar nga zëri për videokonferencat, wireless screen sharing, screencasting, transmetimin e drejtpërdrejtë, vëzhgim përmes kamerës me motion detection e të tjera.


Video konferenca


HELLO mund ta bëjë më të lehtë për ju dhe ekipin tuaj për të bashkëpunuar dhe për të ndarë mendimet dhe idetë tuaja nëpërmjet video konferencave. Qëndroni në kontakt sa herë që dëshironi, pavarësisht ku ju dhe kontaktet tuaja ndodheni.



Transmetim i drejtpërdrejtë


Transmeto ngjarje të drejtpërdrejta përmes pajisjes HELLO me familjen, shoqërinë dhe kolegët tuaj kurdo që diçka interesante ose e rëndësishme ndodh pranë jush. Gjithashtu, ju mund të përdorni transmetimin e drejtpërdrejtë si një mjet marketingu për të arritur audiencën tuaj të preferuar ose klientët e mundshëm, si dhe për të fituar ndjekës të rinj.



Wireless Screen Sharing


HELLO ju lejon të shpërndani dokumenta, fotografi, video, si dhe ekranin nga pajisja juaj në HELLO për të mbajtur të gjithë në dhomë ose në zyrë të përfshirë.




Screencasting

Pajisja e avancuar HELLO ju lejon të ndani ekranin e telefonit tuaj me të gjithë që ndodhen në dhomë duke e shfaqur ekranin në kohë reale në HELLO.



Mbikqyrje përmes kamerës


Njoftimet e aktivizuara përmes motion detection të HELLO-së do t'ju njoftojnë sa herë që zbulohet një aktivitet i pazakontë në shtëpinë ose zyrën tuaj, ndërkohë që ju jeni larg. Ky funksionalitet gjithashtu shërben si një kamerë sigurie që ju njofton në kohë reale në çdo pajisje që zotëroni.



Veçoritë fizike

Duke kombinuar hardware-in dhe software-in, kjo pajisje e lehtë për tu përdorur merr vetëm 2 minuta për tu konfiguruar, mbështet shpërndarje nëpërmjet wireless-it në pajisje ose platforma të ndryshme dhe punon me Windows, Mac, iOS, Android dhe Linux.

Prodhuar nga alumini i përpunuar, HELLO është një alternativë e përballueshme në krahasim me sistemet e vidoekonferencave të teknologjisë së lartë. Gjithashtu, HELLO ka një dizajn të qëndrueshëm dhe elegant dhe është në dispozicion në argjend metalik ose satin të zi për tu përshtatur sa më mirë me shtëpinë ose zyren tuaj.






Detajet teknike

Bluetooth:
Po
HDMI:
Po
Lloji i procesorit:
ARM
Lloji i senzorit:
4K
Mbështetje për WiFi:
Po
Mikrofon:
Po
Numri i bërthamave të procesorit:
4
Prodhuesi:
Solaborate
Standardet WLAN (Wifi):
802.11ac
USB:
Po

Asnjë postim i gjetur

Shkruaj koment

Shiko produkte të tjera