Altoparlantë
Altoparlantë
Produktet e rekomanduara
-
Altoparlantë Logitech Z333, të zi
Me altoparlantët Gaming Logitech Z333 ju do të përjetoni një eksperiencë unike duke luajtur lojërat tuaja të preferuara. Falë sistemit special të zërimit qe posedojnë këta altoparlantë ju do të arrini të dëgjoni edhe detajet më të vogla të cilat nuk keni mundësi ti dalloni me altoparlantët e zakonshëm. Pasi që çdo lojë është e dizajnuar për zërim dhe ambient unik, këta altoparlantë me fleksibilitetin e tyre ofrojnë një zërim të balancuar duke siguruar kënaqësi të plotë. Këta altoparlantë kanë efikasitet të lartë prej 40VAT. Kanë ngjyrë të zezë.
79.50 €
-
Altoparlantë Genius SW-G2.1 2000, të zi
Genius sjellë sistemin 2.1 të altoparlantëve, të përshtatshëm për ata që duan të dëgjojnë muzikë ose të luajnë. Një palë satelitë, prodhojnë tinguj të qartë dhe të balancuar, të shoqëruar nga një bass i shkëlqyer që vjen nga subwoofer. Ky sistem ofron output total prej 45 W (RMS) - zmadhuesi i zërit 29 W dhe secili satelit nga 8 W. Altoparlantët kanë frekuenca prej 25 Hz - 20 kHz dhe 4 omë, subwoofer 4 omë dhe raporti në mes të sinjalit dhe tingujve është 85 dB. Satelitët kanë dimensione 125 x 155 x 91 mm, kontrolluesi 55 x 177 x 155 mm, dhe subwoofer 250 x 233 x 235 mm.
82.50 €
-
Altoparlantë Creative Inspire A250
Këta altoparlantë përdorin teknologjinë IFP (Image Focusing Plate). Subwoofer-i i fuqishëm me një fuqi prej 5W RMS është dizajnuar veçanërisht që bass-i të jetë më efektiv. Në njërin nga satelitët, është i integruar kontrolli i volumit i cili shërben edhe si switch. Sistemi i altoparlantëve konsiston në një palë satelitësh dhe një subwoofer të fuqishëm. Performanca e përgjithshme është 9W RMS, ku satelitët kanë 2x 2W ndërsa subwoofer 5W. Vargu i frekuencave është 40Hz - 20kHz dhe raporti i sinjalit dhe tingujve është 75 db. Ju mund të lidhni një sistem altoparlantësh përmes një prize 3.5 mm jack ose përmes linjës së hyrjes mund të lidhni burime të tjera të pajisjeve audio.
47.50 €