Kufjet A4Tech Bloody G575 janë të dizajnuara posaçërisht për adhuruesit e lojërave të cilët dëshirojnë që të shijojnë dhe përjetojnë gjithçka deri në maksimum. Këto kufje kanë dizajn tejet të qëndrueshëm dhe janë të pajisura me sistem zërimi rrethues 7.1 Virtual që mundëson prodhimin e zërit me cilësi superiore, të qartë dhe kumbues. A4Tech Bloody G575 janë tejet të rehatshme edhe pas orëve të gjata të bartjes, altoparlantët janë të mbështjellur me sfungjer të butë dhe kanë përmasa tejet kompakte. Kufjet, poashtu, operojnë në frekuencë 20 Hz deri në 20 kHz, kanë një mikrofon të integruar dhe butona komandues në pjesën anësore për kontrollimin e funksioneve mediale. A4Tech Bloody G575 mund të përdoren me pajisje të cilat kanë portë hyrëse USB të llojit A sepse kablloja ka lidhës të së njejtit lloj.