Konzolë XBOX 360, 500GB + Forza Horizon 2
Futu në botën e lojërave me konzolën Xbox 360, e cila vjen me dizajn dhe performancë tejet të fuqishme. Kjo konzolë është e përbërë nga pjesë të fuqishme harduerike të cilat lejojnë operim të shpejt, pa ndërprerje dhe me kualitet superior, si procesor tre bërthamësh, i kombinaur me çip grafik ATI dhe hard disk me kapacitet 500GB. Veçanti e kësaj konzole është se mund të lidhet me teknologjinë Wi-Fi dhe Ethernet me anë të cilave mund të lidheni me të gjithë lojëtarët anë e mbanë botës, të ndani fitoret e humbjet së bashku dhe të luftoni kundër njëri tjetrit. Xbox 360, poashtu, posedon porte për lidhje me pajisje të jashtme, si katër USB, një HDMI dhe një AV. Së bashku me këtë konzolë janë të përfshirë një kontroller (joystick) dhe videoloja Forza Horizon 2.