Timonë garash
Timonë garash
Produktet e rekomanduara
-
Levë shpejtësie Logitech Driving Force
Leva Driving forcë është një produkt i ri në treg, i shpejtë dhe me kualitet të lartë, për të gjithë të apasionuarit pas lojërave ofron parametra dhe tipare të përsosura. Kjo levë është dizajnuar për rrotat G29 dhe G920 për të rritur kualitetin e lojërave kompjuterike dhe konsolat. Leva ka 6 mundësi për ndërrim shpejtësie. Dimensionet: 206.5 x 176.4 x 146.4 mm. Pesha: 0.72 kg.
69.50 €
-
Set vozitjeje TMX Volant Thrustmaster Force Feedback për Xbox One/PC
TMX Thrustmaster Force Feedback është set vozitjeje për gara që ka një dizajn ergonomik 11’’ me timon që ka diametër 28 cm, dy leva për ndërrimin e shpejtësisë dhe mundësinë që ta rrotulloni timonin prej 200° deri 900°. Ky set është I dizajnuar për Xbox One dhe kompjuter që ka sistemin operativ Win 10, 8, 7, Vista. Timoni është shumë preciz dhe ka një rezolucion prej 12 bit, një memorie të integruar dhe 12 butona të cilët ju mundësojnë të kryeni funksione të ndryshme gjatë lojës. Ky set përmban pra një timon dhe pedale që mund ti konfiguroni në mënyrë që tju përshtaten nevojave tuaja. Timoni është I përshtatshëm për ta përdorur edhe me pedalet T3PA, T3PA-PRO.
249.50 €
-
Set vozitjeje Logitech G920 Racing Wheel për Xbox One/PC
Logitech G920 Racing Wheel është set vozitjeje për gara që ju ofron të keni nën kontroll të gjitha funksionet e mundshme gjatë kohës kur luani lojëra me gara. Ky set përmban butona kontrolli me panel D-Pad dhe leva ndërrimi që janë të integruara në timon. Seti përmban edhe drita LED që ju ndihmojnë gjatë ndërrimit të shpejtësive, duke ju udhëzuar se a të shkoni më poshtë ose më lartë. Me këtë set ju do ta ndjeni çdo garë sikur të jeni vetë në veturë dhe do të shijoni këtë eksperiencë të mrekullueshme që ky set jua dhuron. Timoni rrotullohet deri në 900 shkallë. Mundësia për ta lëvizur timonin dhe rrotulluar atë është sikur në jetën reale në çdo veturë garash. Seti është i përshtatshëm me kompjuter dhe Xbox One.
299.50 €