Kompjuter HP Pavilion x360 14-dy0002nc, 14'', Intel Core i3, 8GB RAM, 256GB SSD, Intel UHD Graphics, i artë
Shënim: Tastiera te pjesa numerike ka disa simbole çeke. Ndërsa, Microsoft Office është në verzion provues ose nuk është i instaluar fare.
HP Pavilion x360 14-dy0002nc është dizajnuar që të përshtatet për të gjitha kërkesat tuaja specifike. Laptopi mban performancë të lartë, karakteristika shumë praktike dhe është më i lehtë dhe më i hollë sesa paraardhësit e tij. Punoni me efiçiencë dhe argëtohuni maksimalisht me këtë seri të laptopëve.
Aksesori vjen i pajisur me procesorin 4 bërthamësh Intel Core i3-1125G4 i cili kombinohet me 8GB RAM memorie të llojit DDR4, ekranin me madhësi 14'', kualitet Full HD dhe rezolucion prej 1920 x 1080 piksela si dhe kartelën grafike Intel UHD Graphics për t'ju mundësuar që të shihni imazhe të pastërta dhe të detajizuara si dhe performancë të shpejtë kompjuterike.
Pos kësaj, laptopi mban 256GB SSD për ruajtjen e të dhënave, mban një mori portesh USB për lidhje me pajisje të tjera periferike, është pajisur me kamerë praktike HD, lexues të gishtërinjëve dhe lexues të kartelave të memories, mban portet HDMI dhe audio jack si dhe funksionon me sistemin operativ Windows 10 në modalitetin S.