Kompania Verbatim ofron zgjidhjen e duhur në formë të një CD / DVD burner të jashtëm nën emërtimin Verbatim Slimline. Nëse jeni posedues i një laptopi që nuk ka drive dhe keni nevojë për një CD burner të përshtatshëm, atëherë Verbatim Slimline është pikërisht ajo që ju nevojitet. Mund ta shfrytëzoni për instalimin e softuerëve ose për t’i ruajtur të dhënat. CD / DVD burner i jashtëm lidhet me një port USB, ashtu që nuk keni nevojë për karikues energjie. Është pakëz më i madh se një DVD, prandaj mund ta merrni kudo me vete.