Pas disa sekondash do të hapet dritarja e aplikimit të IuteCredit.

Laptop MSI GS65 8RE-072CZ Stealth Thin, Intel Core i7, 16GB RAM, 15.6" Full HD, 512GB SSD, NVIDIA GeForce GTX 1060, i zi

Kodi i produktit:
234482
Bluetooth:
Prodhuesi:
MSI
Modeli i procesorit:
8750H(2.2/4.1GHz 6 bërthama/12 threads)
Ngjyra:
Zezë
Ngjyrë e pasme e tastierës:
RGB

Si të porosisim në Gjirafa50?

1624.50 € * Përfshirë TVSH-në
Risi
Vetëm 1
Disponueshmëria:
(1 artikull)
Paguaj me: deri në 12 këste pa kamatë për vetëm 135.38 € në muaj
+
Shto në listen e dëshirave

Përshkrimi i produktit

MSI GS65 8RE Stealth Thin është i pajisur me teknologji të avancuara, nga procesori i gjeneratës së 8-të Intel dhe NVIDIA GeForce GTX 10. Përveç performancës së shkëlqyer, ju do të habiteni nga ndërtimi që është më i hollë se 18 mm dhe madhësia maksimale e imazhit në sajë të kornizës ultra të hollë 4.9 mm. Ky laptop i lojrave MSI GS65, ju ofron një tastierë të jashtëzakonshme nga ikona e lojës SteelSeries, e cila përmban një ndriçim të veçantë RGB për çdo buton. Poashtu, aftësia për të rregulluar secilin buton individualisht me SteelSeries Engine 3 ju jep kontroll maksimal mbi lojë.

Teknologjia MSI True Color siguron që secili panel në laptop MSI të sjell riprodhim të jashtëzakonshëm të ngjyrave. Ju merrni besnikëri të shkëlqyeshme me ngjyra jo vetëm për lojëra, por edhe për aplikacione të tjera grafike. Modelet e selektuara mund gjthashtu të pajisen me një ekran të shpejtë 144 Hz 7 ms IPS-level për një eksperiencë të përkryer të lojrave.

Kurse sa i përket lidhjes së rrjetit, menaxhimi i rrjetit inteligjent përdor zgjidhjen Killer për të sjellë një reagim më të shpejtë të pajisjes dhe gamë më lartë të frekuencave, që janë të rëndësishme në luajtjen e pandërprerë të lojrave në internet.

Performanca grafike në serinë GeForce GTX 10

MSI GS65 8RE Stealth Thin është e mundësuar nga një kartë grafike e fuqishme e ndërtuar mbi çipin modern grafikë NVIDIA GeForce GTX 1060, që ofron performancë dhe efikasitet të lartë nëpërmjet përdorimit të teknologjisë FinFET dhe mbështetjes DirectX 12. Grafika e serisë GeForce GTX 10 është e krijuas posaçërisht për realitetin virtual dhe përvojën më të mirë të lojrave në definicion të lartë.

Performanca më e mirë e të gjithë komponentëve

Me MSI GS65 8RE Stealth Thin, ju merrni performancë të shkëlqyer në të gjitha aspektet. Është i pajisur me procesorin e gjeneratës së 8-të Intel Core i kombinuar me shpejtësinë e fuqishme NVIDIA GeForce GTX 10 dhe memorien operative DDR4. Zgjidhjet e ruajtjes së lartë janë disqet M.2 SSD nga SATA në PCIe NVMe. Ekziston edhe ndërfaqja Thunderbolt 3 super-fast. Laptopi ofron 1 x SSD M.2 (combo NVMe PCIe Gen3 / SATA), 1x SSD M.2 (NVMe PCIe Gen3) dhe 2x slot memorie.

Tingull i përsosur për lojëra dhe multimedia

Karakteristikat e lojës dhe multimedias të këtij laptopi përfshijnë teknologjinë audio të avancuar të Nahimic VR duke ofruar mbështetje për zërin rrethues 7.1 në kufjet e juaja, i kombinuar me një ESS SABRE Hi-Fi DAC të shkëlqyer për të prodhuar cilësinë më të lartë të tingullit. Kontrolli i ri intuitiv i Nahimic 3 përmirëson jo vetëm zërin rrethues gjatë lojës, por edhe kur dëgjoni muzikë dhe shikoni filma.

Fuqia dhe konsumi nën kontroll

Funksioni MSI SHIFT përfshihet në këtë linjë të laptopëve, me të cilin do të keni gjithmonë nën kontroll fuqinë e pajisjes suaj. Ju mund të kaloni midis disa mënyrave, nga fuqia maksimale deri te qëndrueshmëria më e gjatë. Kalimi bëhet shumë lehtë dhe thjesht duke shtypur një kombinim kyç ose duke përdorur Dragon Center 2.0. Në këtë mënyrë, ju mund të zgjidhni efikasitetin dhe performancën sipas asaj që po punoni në laptop.

I ftohtë edhe në ngarkesë të lartë

Ftohja efektive dhe rrjedhja më e mirë e ajrit ofron teknologjinë ekskluzive MSI Cooler Boost Trinity, e cila përdor 3 freskues Whirlwind Blade me qarkullim më të lartë të ajrit. Dy qarqe ftohëse, një për procesorin dhe grafikën, me 4 tuba nxehtësie shkarkojnë në mënyrë efikase dhe shpejt nxehtësinë e rrezatuar nga trupi i laptopit.

Ekrani MSI Matrix

Ekrani ju jep një eksperiencë të mrekullueshme të lojrave dhe argëtimit multimedial në laptopin tuaj GS65. Ju mund të përdorni televizorë dhe monitorë me ekran të madh me një rezolucion deri në 3840 × 2160 piksel për të luajtur lojëra ose për të parë filma me definicion të lartë. Lidhni deri në 3 ekrane të jashtme njëkohësisht nëpërmjet HDMI, Mini DisplayPort dhe Thunderbolt 3 për të marrë 4 shfaqje në total.

Aplikacioni Dragon Center

Me këtë aplikacion, ju merrni qasje të shpejtë në të gjitha aplikacionet me App Portal. Ju mund të monitoroni menjëherë performancën e sistemit tuaj në kohë reale, të vendosni ndriçimin LED, rregulloni ekranin, modalitetet SHIFT, të përdorni aplikacionin mobil Mobile Center dhe të rregulloni shpejt problemin.

Karakteristikat kryesore

MSI GS65 8RE Stealth Thin përdor procesorin Intel Core i7-8750H 6-core, i cili përmban teknologjinë HyperThreading me aftësinë për të përpunuar deri në dy procese njëkohësisht në një bazë. Procesori operon në frekuencë 2.2 GHz, mbështet TurboBoost me frekuencë operimi deri në 4.1 GHz dhe është gjithashtu i pajisur me 16 GB memorie DDR4 (2 module / 2 slote). Ekrani ofron 15.6 "144Hz IPS-level Full HD me rezolucion 1920 x 1080 piksel i kombinuar me kartën grafike NVIDIA GeForce GTX 1060 6GB GDDR5 dhe një hard disk drive 512GB SSD PCIe NVMe. Laptopi nuk është i pajisur me një disk optik. Lidhjet e rrjetit përfshiijnë Wi-Fi ac, Gigabit Ethernet dhe Bluetooth. Ju keni 1 x HDMI (4K @ 60Hz), 1x Mini DisplayPort, 1x Thunderbolt 3 me USB 3.1 Type-C Gen.2 (10Gb / s dhe 3x USB 3.0 / 3.1Gen 1. E integruar poashtu është një kamerë me rezolucion të lartë. Fuqia është mundësuar nga një bateri 4-cell 82 Wh dhe laptop punon me sistemin operativ Windows 10 Home.

Vlerësimet

Crazy powerful macbook ^ ^
Shkruaj koment

Detajet teknike

Bluetooth:
Diagonalja e ekranit ["]:
15.6
Drive optik:
Jo
EAN:
4719072584962
Frekuenca e memories [MHz]:
2400
Garancioni nga prodhuesi:
1 vit
Gjenerata e procesorit:
Coffee Lake - gjenerata e 8-të
Gjerësia [mm]:
357,7
HDMI:
Kapaciteti i memories grafike [MB]:
6144
Kapaciteti i memories [GB]:
16+
Kartë grafike:
NVIDIA GeForce GTX 1060
Kodi i prodhuesit:
GS65 8RE-072CZ
Lansuar:
10. 4. 2018
Lartësia [mm]:
17,9
Lloj i kartës së rrjetit:
Glan, WLAN
Lloji i ekranit:
144 Hz, IPS, mat (pa shkëlqim)
Lloji i hard diskut:
SSD
Lloji i memories:
DDR4 SODIMM (slot)
Lloji i procesorit:
Intel Core i7
Lloji i SSD:
M.2 PCIe/AHCI (slot)
Memorie e brendshme [GB]:
512
Mini DisplayPort:
Modeli i procesorit:
8750H(2.2/4.1GHz 6 bërthama/12 threads)
Ngjyra:
Zezë
Ngjyrë e pasme e tastierës:
RGB
Numri i hard disqeve :
1
Numri i porteve USB-A 2.0:
1
Numri i porteve USB-A 3.0 / 3.1 Gen 1 :
2
Pesha [kg]:
1.88
Prodhuesi:
MSI
Rezolucioni i ekranit:
1920 x 1080 (Full HD)
Sistemi operativ:
Windows 10 Home
Standardet Wi-Fi:
A, ac, b, g, n
Tastier me ndriçim:
Tastierë numerike:
Thunderbolt:
Trashësia [mm]:
247,7
Ueb-i i prodhuesit:
Cz.msi.com
USB-C:
VR Ready:

Bashkangjitja Laptop MSI GS65 8RE-072CZ Stealth Thin edhe ndonjë aksesorë

Shiko produkte të tjera

SHFAQ MË SHUMË PRODUKTE