Shënim: Tastiera te pjesa numerike ka disa simbole çeke. Ndërsa, Microsoft Office është në verzion provues ose nuk është i instaluar fare.
Seria e laptopëve MSI GP karakterizohet me performanca të larta, të cilat adhuruesit e lojërave do të kenë kënaqësinë t’i eksplorojnë. Ky laptop posedon komponent efikas dhe të fuqishëm, duke përfshirë këtu procesorin Intel Core të gjeneratës së fundit dhe përshpejtuesit diskret grafik NIVIDA GeForce GTX. Me këtë laptop ju mund t’i shijoni lojërat tuaja të preferuara falë ekranit 15.6” me rezolucion të lartë prej 1920 x 1080 pix, si dhe zërin fantastik mundësuar nga teknologjitë MSI dhe Nahimic. Procesori Intel Core i7-7700HQ operon në frekuencat 2.8 – 3.8 GHz. Laptopi ka ngjyrë të zezë.