Ftohës
Ftohës
Produktet e rekomanduara
-
Ftohës për laptop Yenkee YSN NB 12, 17'', LED i kaltër - zi
Ftohësi me sipërfaqe për vendosjen e tablet-it apo notebook-it tuaj me dimension 17'' me dy ftohës me diametër 140 mm me shpejtësi të rrotullimit të ventilatorit deri 1000 rrotullime për minutë mundëson ftohjen e pajisjes suaj kompjuterike. Ftohësi ka nivel të zhurmës 10 dBA. Ftohësi funksionon me dy USB port, ka dritë LED të kaltër dhe ka vend të veçantë për vendosje të kabllos. Dimensionit e produktit janë 380 x 260 x 24 mm dhe peshon vetëm 720 g.
17.50 €
-
Ftohës MSI Core Frozr S
Një ndër faktorët kyç në performancën e lartë dhe cilësore të harduerit është ftohja e komponentëve. Ky ftohës është i dizajnuar si bazë e të gjitha përvojave dhe teknologjive më të fundit për performancë më të mirë. Ftohësi ka të integruar teknologjinë TORX Fan dhe dy lloje tehash të përkulur që mundësojnë qarkullim masiv të ajrit pa krijuar zhurmë. Baza e tij përbëhet nga bakri i larë në nikel që përthith nxehtësinë e CPU-së dhe e mbart në gypat e lidhur të nxehtësisë. Produkti përfshin një set ekstra të tehave 120 mm. Përputhet me priza Intel dhe AMD. Për më tepër, ka edhe një pllakë për CPU që i jep mbështetje pllakës amë dhe ftohësit si dhe parandalon çdo dëmtim të mundshëm për një periudhë të gjatë përdorimi.
46.50 €
-
Xhel ftohës për CPU Coolermaster HTK-002
Është një pastë e veçantë për përçimin e nxehtësisë që duhet të aplikohet midis bërthamës së procesorit ose kartës grafike dhe trupit të ftohësit. Kjo është pastë argjendi që ka përçueshmëri të shkëlqyer termike. Përçueshmëria elektrike është zero, kështu që nuk ekziston rreziku i dëmtimit të përbërësve të qarkut elektrik. Punon në temperatura deri 117 gradë celsius. Paketa përmban 2 gram. Kur aplikohet siç duhet, pasta mbush të gjitha poret dhe pabarazinë e sipërfaqes së çipit dhe temperatura e procesorit zvogëlohet me disa gradë falë efikasitetit të saj. Prodhuesi konstaton se përçueshmëria termike e xhelit është 0.8 W / m° C . Nëse aplikoni pastën vetë, aplikoni vetëm një shtresë shumë të hollë.
3.50 €