Tastier + Maus Microsoft Wireless Desktop 900

49.50
180416
3 artikuj
+

Në çmim është e përfshirë TVSH

Microsoft Wireless Desktop 900 me:

  • Tastier
  • Mi (mouse)
  • Ergonomia: Për të dy duart
  • Plug and Play
  • Wi-Fi brenda 10 metrash
  • Advanced Encryption Standard
Shto në shportë

Shpërndaje

Shënim: Kjo tastierë ka simbole Çeke. Kliko këtu për të shikuar se si duket.

Shkruaj lehtë e drejtë dhe navigo shpejtë!

Gjigandi Microsoft, për përdoruesit e sistemeve operuese Windows, ka dizajnuar një set modern dhe minimalist të përbërë nga një tastierë dhe një mi (mouse) që ju bëjnë punën e përditshme në kompjuter më të lehtë dhe më efikase.

Tastiera, përveç tasteve me shkronja të alfabetit latin, ka edhe taste me simbole çeke, taste të cilët mund të personalizohen sipas dëshirës dhe taste me shkurtesa për qasje më të lehta. Tastet janë të butë, të pazhurmshëm dhe lehtë të përdorshëm. Kurse miu me madhësi standarde, me dy taste dhe rrotëzën rrotulluese mund të përdoret nga djathtakët dhe mëngjërashët për navigim më të lehtë, më të shpejt dhe më të saktë. Jetëgjatësia e të cilit, nëse përdoret në nivelin ‘low power’ mund të zgjasë deri në dy vite.

Tastiera dhe miu mund të konfigurohen përmes teknologjisë Plug and Play brenda sekondave dhe mund të operojnë me anë të wireless-it deri në 10m largësi. Veçantia e këtij seti është edhe teknologjia për sigurimin e të dhënave, Advanced Encryption Standard, 128- bit (AES) e cila është e ideuar për sigurimin e të dhënave gjatë shtypjes, duke mos lejuar shpërndarjen e tyre.


Të dhënat teknike


  • Teknologjia: USB
  • Teknologjia e wireless-it: Radio frekuencë
  • Lloji i switch-it: Klasik

Tastet


  • Shkronjat: Shkronja të alfabetit latin dhe simbole çeke EN & CZ

Mausi


  • Maus: Po
  • Senzor i lëvizjes: Optik
  • Numri i tasteve: 3

Të dhëna shtesë


  • Prodhuesi: Microsoft
  • Garancioni nga prodhuesi: 2 vite


Ishte kenaqesi te pajisem me kete tastiere tek ju. Ambient i ngrohte. Staf mikeprites.
Shkruaj koment

Shiko produkte të tjera