Joystick për telefona të mençur

35.50
186811
6 artikuj
+

Në çmim është e përfshirë TVSH


Kontroller Modecome Volcano Flare:

  • Për celularë 4.5”- 6”
  • Dizajn ergonomik
  • Bateri 380mAh me jetëgjatësi deri në 15 orë
  • Android 4.4, Windows 7 dhe verzione më të reja
Shto në shportë

Shpërndaje

Jepi shansë celularit tuaj, bëje edhe me kontroller!

Modecom Volcano Flare është dizajnuar posaçërisht për adhuruesit e video lojërave që nuk duan të humbin asnjë sekondë, qofshin në shtëpi, rrugë apo punë. Volcano Flare ka dizajn ergonomik që mund të përshtatet lehtësisht në duart tuaja dhe është krijuar për celularë të mençur me madhësi prej 4.5” deri ne 6”.


Kontrolleri (joystick) Volcano Flare ka të njejtin dizajn sikurse ata të Xbox. Poashtu, ka disa taste shtesë për funksione multimediale. Pjesa e cila e mban celularin është e mbështjellur me gomë për mbrojtje më të mirë nga gërvishtjet apo rrëshqitja. Flare është i pajisur me një bateri me kapacitet 380mAh, me jetëgjatësi deri në 15 orë, e cila mund te mbushet kurdo që ju dëshironi.


Për të lidhur kontrollerin me celularin tuaj, ju vetëm duhet që të lidheni përmes teknologjisë Bluetooth 3.0. Kurse për të përdorur Volcano Flare ju duhet që të keni celular të mençur me sistem operativ Android 4.4 apo verzione më të reja të tyre. Volcano, poashtu mund të përdoret per kompjuter dhe laptop qe kanë bluetooth dhe sistem operativ Windows 7, 8, 8.1 dhe 10.


Me Volcano Flare çdo lojë është tejet më zbavitëse dhe çdo udhëtim tejet më i shkurtër, mos hezito, që nga sot ngado që të shkosh, do të kesh të gjithë botën e lojërave me vete!



Të dhënat teknike


  • Wireless: Po
  • Bluetooth: Po

Të dhëna shtesë


  • Ngjyra: E zezë
  • Prodhuesi: Modecome
  • Garancioni nga prodhuesi: 2 vite


Asnjë postim i gjetur

Shkruaj koment

Shiko produkte të tjera