Kufje Sennheiser CX300II, të zeza

29.50
61283
16 artikuj
+

Në çmim është e përfshirë TVSH


Kufje Sennheiser CX 300-II Precision me:

  • Frekuencë prej 19Hz ~ 21kHz
  • Ndjeshmëri 113db SPL
  • Reduktorë me madhësi të ndryshme për veshë
  • Kabllo asimetrike
Shto në shportë

Shpërndaje

Ndjeje muzikën me Sennheiser CX 300-II Precision!

Kufjet Sennheiser CX 300-II Precision janë të dizajnuara posaçërisht për të dëgjuar muzikë dhe janë të përsosura për MP3, CD apo MD player portativ. Kablloja e veçantë asimetrike ofron gjatësi të ndryshme të kabllos për veshin e djathtë dhe atë të majtë, gjatësia minimale është 1m kurse ajo maksimale 1.36m.

Kufjet Sennheiser kanë tre palë reduktorë për veshë me madhësi të ndryshme, të cilat nuk lejojnë depërtimin e zërave nga ambientet e jashtme, si dhe janë tejet të rehatshme. Falë këtyre reduktorëve, ju mund të shijoni kënget tuaja të preferuara me zë të qartë, kumbues dhe me bas.

Këto kufje kanë frekuencë me shtrirje prej 19Hz deri në 21 kHz dhe ndjeshmëri 113db SPL (në 1 mW). Në fund të kabllos, kufjet kanë pjesë standarde (jack-un) 3.5mm.

Në pako përfshihen


  • Kufje CX 300-II ear-canal
  • Seti i reduktoreve për veshë (s/m/l)
  • Çantëz për bartje

Të dhënat teknike


  • Lloji: Kufje për veshë
  • Jack-u: 3.5 mm (TRRS)
  • Ndjeshmëri [dBA]: 113
  • Impedancë [Ohm]: 16
  • Shtirrja minimale e frekuencës [Hz]: 19
  • Shtrirja maksimale e frekuencës [KHz]: 21

Të dhëna shtesë


  • Prodhuesi: Sennheiser
  • Garancioni nga prodhuesi: 2 vite
Si adhurues i muzikes elektronike dhe bassit te madh, keto ndegjuese jane pikerisht cka me eshte dashte, per nje cmim me shume se te arsyeshem.
Shkruaj koment

Shiko produkte të tjera