Hard Disk i Jashtëm Verbatim Store 'n' Go USB 3.0, 1TB - I zi

59.50
110669
28 artikuj
+

Në çmim është e përfshirë TVSH

Verbatim Store’n’Go portativ me:

  • USB 3.0 (i përdorshëm edhe me USB 2.0 dhe 1.1)
  • 8MB memorie cache
  • Kapacitet 1TB
  • Shpejtësi deri në 5400 rrotullime/sekondë

Shto në shportë

Shpërndaje

"Ruaj të dhënat tuaja në mënyrë të shpejtë, thjeshtë dhe pa komplikime"

Verbatim Store ‘n’ Go është disk portativ me performacë ultra të shpejtë dhe dizajn të hollë dhe elegant. Ky disk mund të përdoret me të gjitha sistemet operative të Windows dhe Mac; ka format 2.5’’ i cili rrotullohet rreth 5400 herë në minutë (rpm) me kapacitet prej 1TB. Pjesë përbërëse dhe kryesore e këtij disku portativ është porti i USB-së 3.0 që ofron transferime të të dhënave me shpejtësi deri në 480 Mbps dhe furnizon diskun me energji elektrike vetëm duke u lidhur me laptopin apo kompjuterin tuaj.

Store ‘n’ Go karakterizohet për katër softuerët e integruar në të, të cilat mundësojnë kryerjen e punëve në mënyrë të shpejtë, thjeshtë dhe pa komplikime.

Njëri nga softuerët, Green Button, nuk lejon që disku të shpenzojë energji elektrike të panevojshme; softueri ka tri mënyra të operimit, të cilat mund të ç'aktivizohen, si ndalim (sleep mode), ndërprerje të rrotullimit të diskut pas çdo 10 minutave punë, apo ndërprerje pas çdo intervali 10 deri në 120 minuta punë.

Kurse tre softuerët tjerë, si Nero BackIt up, Burn Essentials dhe Nero Express bëjnë sigurimin dhe mbrojtjen e të dhënave, i ruajnë ato në periudha të caktuara, i transferojnë në CD apo DVD dhe i ripërtërijnë (rikthejnë) fajllet, folderët dhe fotot e humbura apo të dëmtuara (softuerët Nero përdoren vetëm në sistemin operativ Windows).


Në pako përfshihen:


  • Verbatim Store ‘n’ Go USB 3.0
  • Kabllo USB 3.0
  • Manual i përdorimit
  • Manual i përdorimit (i ruajtur në disk)
  • Softueri për ruajtjen e energjsë elektrike Green Button
  • Softueri për udhëzime të përdorimit

Të dhënat teknike


  • Kapaciteti [TB]: 1
  • Teknologjia: USB 3.0
  • Formati i disku [inç]: 2.5
  • Lloji i diskut: I jashtëm
  • Shpejtësia e rrotullimit [rpm]: 5400
  • Memorie e përkohshme (cache) [MB]: 8
  • Përmasat [mm]: 121 x 80 x 15
  • Pesha [g]: 150

Teknologjia


  • Teknologjia e diskut: Magnetik
  • Furnizim me rrymë: Përmes USB-së 3.0
  • Shpejtësia e transferimeve: Deri në 480Mbps

Të dhëna shtesë


  • Prodhuesi: Verbatim
  • Garancioni nga prodhuesi: 12 Muaj

Ju përgëzoj për shpejtësi dhe korrektësi të shërbimit.
Shkruaj koment

Shiko produkte të tjera