Verbatim Store 'n' Go USB 3.0 - 500GB, i argjendtë

49.50
85759
I padisponueshëm

Në çmim është e përfshirë TVSH

Verbatim Store ’n’ Go portativ me:

  • USB 3.0 (i përdorshëm edhe me USB 2.0 dhe 1.1)
  • 8MB memorie cache
  • Kapacitet 500GB
  • Shpejtësi deri në 5400 rrotullime/sekondë

Shpërndaje

"Ruaj çdo gjë shpejtë dhe thjeshtë"

Verbatim Store ‘n’ Go është disk portativ me performacë ultra të shpejtë dhe dizajn të hollë dhe elegant. Ky disk mund të përdoret me të gjitha sistemet operative të Windows dhe Mac; ka format 2.5’’ i cili rrotullohet rreth 5400 herë në minutë (rpm) me kapacitet prej 500GB. Pjesë përbërëse dhe kryesore e këtij disku portativ është porti i USB-së 3.0 që ofron transferime të të dhënave me shpejtësi deri në 480 Mbps dhe furnizon diskun me energji elektrike vetëm duke u lidhur me laptopin apo kompjuterin tuaj.

Store ‘n’ Go karakterizohet për katër softuerët e integruar në të, të cilat mundësojnë kryerjen e punëve në mënyrë të shpejtë, thjeshtë dhe pa komplikime.

Njëri nga softuerët, Green Button, nuk lejon që disku të shpenzojë energji elektrike të panevojshme; softueri ka tri menyra të operimit, të cilat mund të çaktivizohen, si ndalim (sleep mode), ndërpreje të rrotullimit të diskut pas çdo 10 minutave punë, apo ndërprerje të tij pas çdo intervali 10 deri në 120 minutave punë.

Kurse tre softuerët tjerë, si Nero BackIt up, Burn Essentials dhe Nero Express bëjnë sigurimin dhe mbrojtjen e të dhënave, ruajtjen e tyre në preiudha të caktuara, transferimin në CD apo DVD dhe ripërtrirjen (rikthimin) e fajlleve, folderëve dhe fotografive të humbura apo të dëmtuara (softuerët Nero përdoren vetëm në sistemin operativ Windows).


Në pako përfshihen:


  • Verbatim Store ‘n’ Go USB 3.0
  • Kabllo USB 3.0
  • Manual i përdorimit
  • Manual i përdorimit (i ruajtur në disk)
  • Softueri për ruajtjen e energjsë elektrike Green Button
  • Softueri për udhëzime të përdorimit

Të dhënat teknike


  • Kapaciteti [GB]: 500
  • Teknologjia: USB 3.0
  • Formati i disku [inç]: 2.5
  • Lloji i diskut: I jashtëm
  • Shpejtësia e rrotullimit [rpm]: 5400
  • Memorie e përkohshme (cache)[MB]: 8
  • Përmasat [mm]: 121 x 80 x 15
  • Pesha [g]: 150

Teknologjia


  • Teknologjia e diskut: Magnetik
  • Furnizim me rrymë: Përmes USB-së 3.0
  • Shpejtësia e transferimeve: Deri në 480Mbps

Të dhëna shtesë


  • Prodhuesi: Verbatim
  • Garancioni nga prodhuesi: 12 Muaj

Asnjë postim i gjetur

Shkruaj koment

Shiko produkte të tjera