Gaming (Miu,Tastiera, Ndëgjuese dhe Padi) YENKEE

49.50
200819
I padisponueshëm

Në çmim është e përfshirë TVSH

Seti Yenkee Ambush me:

  • Tastierë YKB 3100, 19 taste Anti - Ghosting
  • Mi YMS 3017, 6 taste të programueshme, 3200 dpi
  • Kufje YHP 3020 me mikrofon, ndjeshmeri 98 ± 3dB
  • Mousepad, sipërfaqe 3D e materialit

Shpërndaje

Bëhu pjesë e më të fortëve me setin e limituar AMBUSH!!

Seti Yenkee Ambush është edicion i limituar për merakli të lojërave, në këtë set përfshihet tastiera me kabllo YKB 3100, miu me kabllo YMS 3017, kufje YHP 3020 dhe mousepad (shtresa rrëshqitëse për mi).


Tastierë YKB 3100


Shënim: Kjo tastierë ka simbole Çeke. Kliko këtu për të shikuar se si duket.


Tastiera me kabllo e setit AMBUSH ka dizajn unik dhe ndriçim të pasëm. Ndriçimi mund të personalizohet sipas dëshirës duke zgjedhur njerën prej tri ngjyrave të mundshme apo t’i kombinoni ato sëbashku.


Tastiera ka taste standarde me shkronja të alfabetit latin dhe simbole ceke, poashtu ka edhe tast special për t’u kycur lehtësisht në sistemin operativ Windows, i cili lejon që të aktivizohen dhe çaktivizohen funksionet e tasteve. Veçanti tjetër e kësaj tastiere është edhe mundësia e të shtypurit shumë taste në të njetën kohë, dhe të gjithë, në total 19, të operojne përnjëheri. Tastet kanë cilësi Anti Ghosting, gjë që bën të gjitha lojërat më zbavitëse, ku asnjë detaj nuk mund të ju humbas.


Mi YMS 3017


Miu me kabllo YMS 3017 ka dizajn ergonomik, gjashtë taste, ku pesë prej tyre mund të personalizohen, senzor optik me ndjeshmëri deri në 3200 dpi (pikë për inç) dhe ndriçim, i mbështjellur me gomë për përdorim të përditshëm dhe për përshtatje më të lehtë me çdo kë.


Ndriçimi i miut mund të ndryshohet sipas dëshirës, ashtu siç edhe funksionet e secilit tast, shpejtësia e kursorit, shpejtësia e klikimit, e leximit dhe e shumë funksioneve tjera.


Kufje YHP 3020


Kufjet YHP prodhojne zë të qartë dhe kumbues me impedancë 32 dhe ndjeshmëri 98 ± 3dB, të cilat jo vetëm që ju transferojnë në dimenzione të ndryshme gjatë lojërave, por edhe gjatë dëgjimit të muzikës suaj të preferuar. Kufjet kanë mikrofon të integruar me ndjeshmëri -42 ± 3dB dhe frekuencë 100Hz - 10KHz Kufjet kanë dizajn ergonomik, janë tejet të rehatshme për veshë dhe kokë dhe kanë kabllo me gjatësi 2.2m.


Shtresa rrëshqitëse për mi (mousepad) YPM 300


Shtresa rrëshqitëse e miut është e përbërë nga material i butë me sipërfaqe 3D, e cila lejon rrëshqitjen e miut lehtësisht pa ndonjë pengesë. Përparësia e kësaj shtrese është pjesa e poshtme jorrëshqitëse, e cila lejon vazhdimin e lojës edhe pas preiudhave me kritike të betejave.


Të dhënat teknike


  • Teknologjia: USB
  • Lloji i switch-it: Klasik

Të përdoshme për


  • Pajsjet me port USB 2.0
  • Windows 2000/XP/Vista ose më të ri
  • Mac OSx (miu nuk operon në këtë sistem)

Tastiera


  • Shkronjat: Alfabet latin dhe simbole çeke EN & CZ
  • Ndriçim: Po
  • Për lojëra: Po
  • Kabllo [mm]: 150

Miu


  • Numri i tasteve: 6
  • Ndjeshmëria deri në: 3200DPI
  • Frekuenca e skenimit: 150/500/1000Hz
  • Përmasat [mm]: 120 x 79.5 x 38.5
  • Pesha [g]: 135
Kufjet
  • Madhësia e dëgjuesve [mm]: 50
  • Ndjeshmëria e dëgjuesve: 98 ± 3dB
  • Ndjeshmëria e mikrofonit: -42 ± 3dB
  • Frekuenca e mikrofonit: 100Hz-10KHz
  • Gjatësia e kabllos [mm]: 2.2
  • Lidhësi audio (jack): 2 x 3.5mm
Mousepad

  • Materiali: Fiber polisteri
  • Materiali i shtresës së poshtme: Gomë
  • Përmasat [mm]: 400 x 300 x 4

Të dhëna shtesë


  • Prodhuesi: Yenkee
  • Garancioni nga prodhuesi: 2 vite

Asnjë postim i gjetur

Shkruaj koment

Shiko produkte të tjera