Celular Samsung Galaxy Note 20, 6.7" FHD+, 8GB RAM, 256GB, e bronztë mistike
- Shiko të gjitha specifikat
- Çmimi i transportit:FALAS
- Mundësitë e pagesave:
Si të porosisim në Gjirafa50?

- Përshkrimi
- Detajet
- Vlerësimet
- Të ngjashme
Përshkrimi i produktit
Samsung Galaxy Note 20 përmban një ekran me prekje me cilësi të lartë 6.7 " Super AMOLED Plus (60Hz) me rezolucion Full HD + prej 2400 x 1080 px për shfaqje me ngjyra të përsosura nga çdo kënd. Poashtu ka xham Gorilla Glass 5 për siguri shtesë. Performanca e tij bazohet në procesorin e fuqishëm 8-bërthamor Exynos 990 me teknologji të përparuar të prodhimit dhe një frekuencë deri në 2.73 GHz. Memoria operuese RAM me kapacitet prej 8 GB ofron mundësi për kryerjen e detyrave të shumta. Memoria e brendshme ka kapacitet prej 256 GB.
Kamera kryesore e pasme përdor një senzor cilësor 12 Mpx 1 / 1.76 ”, 1.8um, me hapje f /1.8, stabilizim optik OIS dhe fokusim automatik tepër të shpejtë Dual Pixel AF. Kamera e dytë 64 Mpx ka lente telefoto, 1 / 1.72 ”, 0.8um, me hapje f / 2.0, 3x zmadhim pa humbje. Ndërsa kamera e tretë ultra e gjerë ka senzor 12 MP, 1 / 2.55 ”, 1.4um, hapje f / 2.2 dhe kënd shikimi 120 °. Kamera e përparme është e pajisur me një senzor 10 Mpx, lente me hapje f / 2.2, Dual Pixel AF, mundësi për selfie UHD.
Samsung Galaxy Note 20 ofron mbështetje për rrjetet celulare GSM, UMTS dhe LTE. Është i pajisur me ndërfaqe WiFi ax, NFC, Bluetooth 5.1, marrës GPS / Glonass / BDS / Galileo, portë USB-C dhe lexues të gjurmëve të gishtave në ekran.
Ky celular ka ndërtim të qëndrueshëm me mbrojtje nga uji dhe pluhuri sipas standardit IP68. Ai mbështet stilolapsin S Pen. Zërimi cilësor mundësohet nga teknologjia Dolby Atmos dhe altoparlantët AKG. Galaxy Note 20 mbështet edhe teknologjinë ekskluzive Samsung DeX Wireless.
Funksionimi i tij mundësohet nga një bateri e rikarikueshme me kapacitet prej 4300 mAh. Celulari mbështet karikimin e shpejtë, karikimin wireless (përmes valëve) dhe shpërndarjen e energjisë përmes valëve. Platforma Android me ndërfaqen e përdoruesit One UI është përdorur si sistem operativ.
Vlerësimet
Asnjë postim i gjetur
Detajet teknike