Stacioni i motit Netatmo përbëhet nga dy pjesë, stacioni bazë i brendshëm dhe sensori i jashtëm. Matja e temperaturës së brendshme bëhet në shkallë prej 0 deri në 50 ° C (me saktësi prej ± 0.3 ° C), dhe temperatura e jashtme prej -40 deri 65 ° C (me saktësi prej ± 0.3 ° C). Ndërsa lagështia e brendshme dhe e jashtme mund të matet prej 0- 100% (me saktësi ± 3%), shtypje nga 260 deri 1160 mbar (± 1 mbar), sasinë e CO2 0-5000 ppm (me saktësi ± 50 ppm apo ± 5%) si dhe zhurmën 35 deri 110 db. Kjo pajisje furnizohet me energji elektrike përmes 4 baterive AAA ndërsa mund të lidhet me 3 module shtesë. Dimensionet e stacionit bazë janë 45 x 45 x 155 mm ndërsa të sensorëve të jashtëm 45 x 45 x 105 mm.