Set me 3 filtra për pastruesin e ajrit Rohnson R-9440 Sterilizer UVC+ION. Seti përfshin para-filtër pluhuri që përdoret për të hequr pluhurin, qimet, gëzofin e kafshëve etj. Përfshin filtër HEPA H12 i cili me efikasitet 99.9% kap të gjitha grimcat nga 0.3 mikron në madhësi, të cilat përfshijnë grimcat e tymit, bakteret, viruset, polenin, por edhe alergenet e kafshëve dhe spore myku. Poashtu, përfshin filtër karboni i cili ndihmon në reduktimin e aromave të padëshiruara nga kafshët shtëpiake, tymin, tymrat e gatimit dhe largon gazrat e ndryshëm të rrezikshëm (formaldehid, benzen, dioksid azoti). Filtrat nuk mund të lahen me ujë, por papastërtitë e mundshme mund të pastrohen me fshesë me korrent. Filtrat pritet të ndërrohen një herë në vit, në varësi të nivelit të ndotjes së ajrit dhe shpeshtësisë së përdorimit të pastruesit të ajrit. Koha e funksionimit të filtrave është përafërsisht 2000 orë.