AB CryptoBox sjell në treg pasardhësin e marrësit të sinjalit të njohur 652HD por me shumë përmirsime. Marrësi i sinjalit AB CryptoBox 752HD Combo është marrës i sinjalit satelitor DVB-S2 dhe DVB-T2. Kjo pajisje posedon procesorin me frekuencë 1GHz, memorie 16Mb të llojit DDR3, dhe mbështet përmbajtjet FullHD me rezolucion 1080 piksel /Android/ iOS. Pajisja posedon konektorët: 1x HDMI, 1x SCART, 1x USB 2.0, 1x LAN, 1x RS232, 1x S / PDIF dhe një slot klasik Cl për insertimin e kartelës satelitore.