Kabllo
Kabllo
Produktet e rekomanduara
-
Kabllo Gembird HDMI - DVI 1.8 m
Kjo kabllo është e përshtatshme për lidhjen e kompjuterit tuaj me output DVI dhe televizorit LCD apo Plazma me input HDMI. Në këtë mënyrë ju mund të shijoni videot nga kompjuteri në një ekran më të gjërë dhe me kualitet të lartë. Gjatësia e kabllos është 1.8 m. Për transmetim më kualitativ pa asnjë humbje lidhësit janë të përflakur me ar.
4.50 €
-
Kabllo lidhëse Lenovo Mini-DisplayPort - HDMI, 20 cm
Lenovo është prodhues kryesor i tabletëve të fuqishëm dhe llojeve të ndryshme të laptopëve. Për produktet e tij ai ofron një gamë të gjerë të pajisjeve ndër të cilat përfshinë për shembull, edhe këtë kabllo e cila përdoret për lidhjen e laptopit me monitor apo televizor. Kablloja nga njëra anë është e pajisur me një lidhës mini DisplayPort të tipit mashkullor i cili lidhet me një laptop apo PC të pajisur me këtë interface dhe në anën tjetër posedon një lidhës HDMI të tipit femëror. Kjo kabllo mundëson transferimin e imazhit me rezolucion të lartë prej 3840 x 2160 me frekuencë 30Hz, për të siguruar kualitet të lartë dhe mprehtësi imazhi. Kablloja ka gjatësi prej 20 cm.
25.50 €
-
Kabllo lidhëse PremiumCord, USB 2.0, 2m
PremiumCord është një kompani e mirënjohur në treg për prodhimin e aksesorëve cilësor për pajisjet tuaja. Kjo kabllo e tipit USB 2.0 është e përshtatshme për të gjitha atë pajisje të cilat posedojnë një port USB qoftë 2.0 apo 1.0. Përkundër cilësisë, ajo çka e bën më tepër efikase këtë kabllo është gjatësia prej 2 m. Kapaciteti i transmetimit të të dhënave varijon nga 1.5 deri në 480 MB/s.
1.50 €