4K UltraHD
4K UltraHD
Produktet e rekomanduara
-
Televizor Samsung UE50TU7022KXXH, 50" (125cm), 4K Ultra HD, i zi
Përshkrimi është duke u përpunuar, ndërkohë mund të shikoni specifikat teknike, apo kontaktoni në chat, email dhe messenger për detaje të mëtutjeshme.Ju faleminderit për mirëkuptim.
499.50 €
-
Televizor Samsung UE55RU7172, 55" (138cm), 4K UHD, e hirtë e errët
Më shumë detaje, më shumë eksperiencë. Ky televizor ndërthurr një varg veçorish të përsosura teknologjike për kënaqësinë tuaj. Ka diagonale 55" dhe ofron rezolucion 4K UHD (3,840 × 2,160 pikselë) me 4 herë më shumë pikselë se sa televizorët Full HD, ashtu që ju mundeni të shikoni edhe detajet më të vogla në çdo skenë, njëherit duke e patur mundësinë HDR për rregullimin e ngjyrave si dhe UHD Dimming që mundëson ndarjen e ekranit në blloqe. Elegancë moderne e dizajnit të hollë. Përveç cilësisë, televizori ka dizajn të hollë që përshtatet dhe i shton elegancë çdo ambienti. Sa i përket mënyrës së kontrollit, mund të bëhet përmes telekomandës dhe aplikacionit Smart Hub. Përfshin shërbim AirPlay 2 për shpërndarjen e përmbajtjes nga pajisjet Apple si iPhone, iPad ose Mac, në televizor. Ka certifikim DVB-T2, për transmetim digjital. Televizori posedon altoparlantë të integruar me fuqi 20 W të cilët prodhojnë zë kumbues dhe tejet të qartë, si dhe marrës të llojit DVB-C, DVB-S2, DVB-T2 (HEVC). Qasje e thjesht ë. Të veçantat e këtij televizori janë mundësitë të shfletoni online, hapni aplikacione të ndryshme dhe të përdoni Youtube. Si pjesë përbërëse, televizioni ka tri porte HDMI 2.0, porte USB, RCA, LAN, CI, port audio për kufje, dhe vjen me ngjyrë hiri të errët.
459.50 €
-
Televizor Samsung UE50TU7072UXXH, 50" (127cm), 4K UHD, LED, i zi
Televizori Samsung UE50TU7072 vjen me ekran 50” (127 cm) me kualitet 4K UHD dhe rezolucion 3840 x 2160 piksel. Ky televizor posedon altoparlantë të integruar me fuqi 20 W të cilët prodhojnë zë kumbues dhe tejet të qartë, si dhe marrës të llojit DVB-C, DVB-S2, DVB-T2 (HEVC). Të veçantat e këtij televizori janë mundësitë e incizimit të programeve dhe filmave tuaj të preferuara përmes memorieve USB, të shfletoni online, zmadhoni apo zvogëloni imazhet sipas dëshirës, hapni aplikacione të ndryshme dhe të përdoni Youtube. Poashtu, Samsung mundëson përdorimin e teknologjive si HDR10, LED, Smart, të cilat përmisojnë dhe shfaqin imazhe sikurse të ishin reale. Si pjesë përbërëse, Samsung ka dy porte HDMI, porte USB, LAN, CI, port audio për kufje, dhe port për lidhje me satelit.
389.50 €