Mbajtëse dhe tavolina
Mbajtëse dhe tavolina
Produktet e rekomanduara
-
Mbajtëse për televizor STELL SOS 4000
Ky mbajtës rrit mundësinë e pozicionimit në lartësi të televizorit tuaj dhe është gjithashtu i përshtatshëm për përdorim komercial, ku ekrani duhet të lëvizë vazhdimisht për t'a parë mirë. STELL rangohet ndër prodhuesit më të mirë të mbajtësve. Mbajtëset STELL karakterizohen nga materiale cilësore, përpunimi i saktë dhe montimi i lehtë. Mbajtësja me ngjyrë të zezë është projektuar për televizorë me një madhësi të ekranit prej 40" deri në 70" dhe anim prej ± 10 °. Ju mund të lëvizni mbajtësen sipas nevojës dhe ngarkesa boshtore është 50 kg. Konstruksioni i fortë prej çeliku ka një jetë të gjatë. Poashtu ekziston opsioni i pozicionimit të lartësisë (1290 - 1370 - 1450mm) dhe mbështetjes së mbajtësve VESA (200x100 deri në 600x400).
147.50 €
-
Mbajtëse tavoline Arctic Z2 Basic për monitorë LCD deri në 27 ", e zezë
ARCTIC Z2 Basic është një mbajtëse për dy monitorë, e cila përshtatet me monitorë me diagonale prej 13 " - 27 ". Mbajtësja është e lehtë për t'u montuar dhe shumë praktike duke ofruar një pozicion ergonomik të uljes për përdoruesin e saj. Ka material metali dhe peshon 3 kg, ndërsa ngarkesa maksimale e saj është 8 kg. Mbajtësja ka mundësi rrotullimi deri në 360 shkallë dhe mund të montohet në tavolina me trashësi maksimale 60 mm.
62.50 €
-
Mbajtës mekanik i monitorit Stell SOS 1030, 3x monitor
Mbajtës mekanik i monitorit Stell SOS 1030 karakterizohet me materiale kualitative . Mbajtësi është shumë fleksibil falë këmbëzës unike LCD dhe me të mund t'a vendosni monitorin në këndin që iu përshtatet. Stell është dizajnuar për monitoret me madhësi 13'' deri 27'', mundëson alternim prej ± 45 ° tilt dhe ± 90 ° dhe mban peshë deri 8 kg, në një krah. Dimensionet e tij janë të standardeve VESA (75 x 75, 100 x 100), i dizajnuar për të mbajtur deri në tre monitorë. Produkti vjen me ngjyrë të zezë.
59.50 €