Kujdesi ndaj klientëve

Faleminderit që keni zgjedhur Gjirafa50 për të bërë blerjet tuaja. Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me procesin e blerjes, pagesat, transportin, ose çështje të tjera lidhur me dyqanin tonë ju lutemi shikoni pyetjet dhe përgjigjet më poshtë.

 
Çka është Gjirafa50.com?

Gjirafa50 është platformë e shitjes online, e krijuar nga Gjirafa, Inc. Është dyqan online i specializuar në shitjen e pajisjeve më të fundit të teknologjisë dhe që njëkohësisht janë më të kërkuarat në treg.

Pse Gjirafa50.com?

Në fillimet e saj, Gjirafa50 kishte vetëm 50 produkte të cilat ishin më të rejat dhe njëkohësisht më të kërkuarat të fushës së teknologjisë. Tani, Gjirafa50 është dyqani më i madh online i produkteve teknologjike në rajon, që ofron mbi 100,000 produkte të tilla. Fillimisht në Kosovë, e më pastaj edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ku gjindet Gjirafa50.com?

Gjirafa50.com është dyqan online dhe si i tillë nuk posedon dyqan fizik. Mirëpo, për korrektësi ndaj klientëve, Gjirafa50 ka Showroom-in e vet që konsumatorët të kenë mundësi që t'i shohin dhe t'i provojnë disa prej produkteve edhe fizikisht. Ju lutem gjeni lokacionin tonë përmes linkut të mëposhtëm: https://gjirafa.biz/gjirafa50-1.

Si mund të kontaktoj me Gjirafa50.com?

Që të jemi sa më afër jush, ne e kemi bërë të mundur komunikimin me ju përmes disa mënyrave. Prandaj, nga e hëna deri të premten nga 08:00-01:00, të shtunën nga 09:00-01:00, dhe të dielen nga 11:00-23:00, mund të na gjeni në:
- Në Live Chat në faqen tonë
- Në telefon: 038 61 61 61, ndërsa në Viber dhe Whatsapp: +383 45 101 953
- Me email: [email protected]
- Në Facebook me userin: Gjirafa50
- Në Instagram me userin: Gjirafa50
- Në Twitter me userin: Gjirafa50

Cka është GjirafaFLEX?

GjirafaFLEX është shërbim shtesë që ne e ofrojmë si zgjidhje të shpejtë nëse keni defekt me produktin brenda periudhës 1 vjeçare të garancionit, pa pasur nevojë për pritje te serviset e autorizuara. Përmes këtij shërbimi, ju do të kontaktoheni brenda 24 orëve prej momentit të pranimit të produktit te ne, nëse produkti mund të servisohet, ta merrni të ri apo të keni kredi në të njejtën vlerë të produktit. Pastaj do të lajmëroheni për periudhën e pranimit të produktit të servisuar, të ri apo kthimit të tij. *Defektet përfshijnë vetëm ato fabrike dhe jo dëmet fizike që mund t’i shkaktohen produktit.

A mund ta marr GjirafaFlex pas përfundimit të blerjes?

GjirafaFLEX mund të zgjedhet vetëm gjatë procesit të porosisë, nën çmimin e produktit apo edhe tek shporta juaj e blerjes.

A vlen GjirafaFlex edhe për produktin e ri që e marr pas kthimit të produktit me defekt?

GjirafaFLEX vlen vetëm për një produkt specifik dhe mbaron me zgjidhjen e problemit për atë produkt. Caktimi i GjirafaFLEX për produktin e ri është opsional.

A mund të rimbursohem për vlerën e GjirafaFlex nëse gjatë vitit të garancionit nuk kam pasur nevojë për të?

Jo, nëse GjirafaFlex nuk përdoret gjatë periudhës një vjeçare të garancionit, nuk mund të rimbursohet.

Cilat janë mundësitë e pagesave?

Për të ju ofruar lehtësi në pagesat tuaja, ofrohen disa mënyra të pagesave për produktet e dëshiruara.
- Paguaj me para në dorë
- Paguaj me transfer bankar
- Paguaj me këste (Raiffeisen Bonus Kartelë)
- Paguaj me këste (TEB Starcard)
- Paguaj me POS (ProCredit Bank)
- Paguaj me kartelë online
- Paguaj me kartelë ose me këste online (Përmes Raiffeisen Bank)

Si bëhet pagesa me këste?

Për momentin kemi dy mënyra të pagesave me këste:
- Online përmes procesorit të bankës Raiffeisen (Vlen vetëm për bonus kartelë)
- Gjatë pranimit të porosisë duke përdorur POS (Raiffeisen bonus kartelë dhe TEB starcard)

A mund të bëhen blerje me kartelën e dikujt tjetër?

Këto blerje tolerohen vetëm atëherë kur personi me kartelën i/e së cilit/cilës bëhet blerja është në dijeni dhe ka dhënë autorizimin. Poashtu, kur plotësoni të dhënat gjatë blerjes së produktit, keni dy adresa: atë të faturimit (me informata si të kredit kartelës), si dhe adresën ku do të bëhet dërgesa.

Me çfarë valuta mund të bëj pagesën?

Pagesat me para në dorë pranohen vetëm me euro, ndërsa pagesat përmes bankës me valuta tjera nuk paraqesin ndonjë problem.

Pagesa më është refuzuar, çfarë duhet të bëj?

Ju lusim që të kontaktoni me kujdesin ndaj klientit në mënyrë që të shqyrtohet rasti së bashku me stafin teknik, përkatësisht, nëse problemi është te platforma e Gjirafa50 apo e bankës përkatëse.

A mund të bëj pagesën e produkteve gjysmë me para në dorë dhe gjysmë me këste gjatë pranimit të porosisë?

Po, mjafton që kërkesa juaj për pagesë me këste dhe para në dorë të jetë e shënuar në komentin e porosisë suaj.

Sa duhet të paguaj në muaj për një produkt të caktuar nëse dua ta bëj pagesën me këste?

Kësti mujor i çdo produkti është i shënuar në faqe poshtë çmimit të përgjithshëm të tij. Në përgjithësi, vlera mujore përcaktohet në bazë të numrit të kësteve.

Në cilat raste më kërkohet të parapaguaj?

Nëse një përdorues hyn në listën "Blacklist" si pasojë e anulimeve të shumta apo refuzimeve të porosive, atëherë do të kërkohet parapagim në mënyrë që t`i procesohet porosia. Ndërsa, përdoruesve jashtë kësaj liste mund t'u kërkohet parapagimi në raste specifike pas shqyrtimit dhe verifikimit të porosisë nga ekipet përkatëse.

Çka është Blacklist?

Blacklist është listë e përdoruesve të cilët duhet të parapaguajnë për çdo porosi që bëjnë, për shkak se kanë bërë anulim të vonshëm apo kanë refuzuar një porosi të mëhershme. Në këto raste, përdoruesi kalon në mënyrë automatike në këtë listë.

Si mund të realizohen blerje në këtë faqe?

Procesi i blerjeve të pajisjeve teknologjike është shumë i thjeshtë. Pasi ta keni hapur faqen me përmbajtjen e specifikave të produktit, ju duhet të klikoni në hapësirën "Shto në shportë" dhe të vazhdoni me procesin e blerjes nëpërmjet butonit “Bëje porosinë”.

Si mund ta bëj porosinë?

Porosinë mund ta bëni në dy mënyra:

1. Duke u regjistuar përmes platformës sonë Gjirafa50:
Së pari duhet të klikoni në butonin “Kyçu”, i cili gjendet në shiritin e sipërm të faqes në anën e djathtë.
- Pastaj, do t’ju hapet një dritare ku në pjesën e poshtme gjendet një buton “Regjistrohu” në të cilin duhet të klikoni. - Pasi ta shtypni atë buton, do të hapet faqja ku duhet t’i shënoni të dhënat tuaja personale, të klikoni në butonin “Unë pranoj kushtet e përdorimit” dhe në fund të klikoni në butonin "Regjistrohu".
- Pas regjistrimit, do të riktheheni në mënyrë automatike në faqen fillestare prej së cilës tani mund të bëni porosi me llogarinë e krijuar dhe me të dhënat qe i keni shënuar.

2. Duke e bërë blerjen me një klikim në 3 hapa të thjeshtë:
- Shkoni tek faqja e produktit.
- Shtypni butonin "Blej menjëherë" dhe jepni të dhënat tuaja.
- Konfirmoni porosinë tuaj.

Si ta shfrytëzoj kodin promocional?

Aplikimi i i kodit promocional si përdorues i regjistruar mund të bëhet kur produktin e vendosni në shportën tuaj, ndërsa aplikimi i kodit promocional kur porosinë e bëni si "Blej menjëherë" mund të bëhet te hapësira "Giftcard dhe kodi promocional" të cilën mund ta gjeni poshtë mënyrave të pagesës.

A mund të bëj porosi përmes telefonit, rrjeteve sociale apo live chat?

Porositë mund të bëhen vetëm përmes faqes sonë të internetit gjirafa50.com. Në rast se keni pengesa gjatë procesit të porosisë, ju lusim të kontaktoni kujdesin ndaj klientit në mënyrë që t`ju ofrohet ndihmë teknike.

A mund të blej në emër të kompanisë?

Patjetër, ne ju lëshojmë edhe faturë të rregullt për porosinë që bëni, mjafton të shënoni të dhënat e biznesit te të dhënat e porosisë (emrin ligjor të biznesit dhe numrin fiskal). Pas porosisë do t`ju dërgojmë profaturën në email, ndërsa faturën e rregullt e pranoni bashkë me porosinë tuaj.

Ku mund të gjurmoj porosinë time?

Nëse porosinë e bëni si "Blej menjëherë" nuk mund të gjurmohet; ndërsa nëse porosinë e bëni përmes llogarisë suaj, atë mund ta gjurmoni duke klikuar opsionin "Porositë" te profili në Gjirafa50.

Kur anulohen porositë nga Gjirafa50.com?

- Nëse për çfarëdo arsye porosia e bërë është e dyshimtë, atëherë bëhet anulimi i porosisë dhe dërgohet një email informues lidhur me anulimin e porosisë.
- Nëse ju kemi thirrur në telefon për të konfirmuar porosinë e bërë dhe nuk jeni lajmëruar, atëherë ajo porosi do të anulohet, ku edhe do të njoftoheni përmes emailit.
- Nëse adresa e shënuar nuk përmban të dhënat e sakta për vendndodhjen tuaj dhe nëse edhe pas kontaktimit nuk ofroni informatat e nevojshme shtesë, atëherë ajo porosi do të anulohet.
- Nëse dy herë është tentuar që t`ju sillet porosia në adresën tuaj dhe nuk keni mundur ta pranoni atë, atëherë ajo porosi do të anulohet.

Si informohem që porosia ime është procesuar?

Nëpër secilin hap që kalon porosia, përdoruesi pranon email për statusin aktual.

A mund ta kthej porosinë?

Po, porosia mund të kthehet në afat prej 14 ditësh nga dita kur është blerë produkti, vetëm në gjendjen që është pranuar; me paketim, kupon fiskal dhe të gjithë aksesorët përcjellës.

A mund ta ndryshoj adresën pasi që është procesuar/nisur porosia?

Po, adresa mund të ndryshohet, por në rast të ndryshimit të vonshëm të adresës koha e dërgesës mund të zgjatet për 24h-48h.

Nëse dua, si mund ta anuloj porosinë?

Anulimet e porosisë aktualisht mund të bëhen vetëm përmes kujdesit ndaj klientëve në cilindo prej kanaleve tona të komunikimit.

Kam anuluar porosinë, kur më kthehen paratë (nëse pagesa është bërë online)?

Kompletimi i transaksionit bëhet brenda 5 ditëve të punës, pasi të jetë bërë kërkesa për kthim të mjeteve nga ana jonë.

Kam kthyer porosinë, si mund ta shfrytëzoj kredinë?

Pasi që keni pranuar emailin me konfirmimin e kredisë, ju mund të bëni porosi të re për çfarëdo produkti që dëshironi brenda platformës përkatëse dhe duke shkruar në koment të porosisë që po shfrytëzoni kredinë ekzistuese në Gjirafa50.

Kam anuluar porosinë, si mund ta shfrytëzoj kredinë?

Duke bërë porosi të re për çfarëdo produkti që dëshironi brenda platformës përkatëse dhe duke shkruar në koment të porosisë që po shfrytëzoni kredinë ekzistuese në Gjirafa50.

A mund ta dërgoj porosinë si dhuratë?

Po, mund të bëni pagesën online dhe tek "Adresa e transportit" të vendosni adresën ku duhet të dërgohet porosia.

A mund të shtoj apo të largoj produkte pasi që porosia është procesuar?

Produktet mund të shtohen në porosi dhe si rrjedhojë mund të rritet edhe koha e arritjes së produkteve. Ndërsa, ato nuk mund të largohen veçanërisht pasi është bërë rezervimi i tyre, por për më shumë kontaktoni kujdesin ndaj klientit në cilindo kanal të komunikimit.

Si mund ta gjej një produkt?

Duke vendosur në hapësirën për kërkim kodin e produktit, emrin e tij ose përmes filtrimit të specifikave për produktin që ju duhet.

A janë të gjitha produktet origjinale?

Ne shesim vetëm produkte origjinale. Të gjitha vijnë të mbyllura në paketimet e tyre të prodhuesit. Për më shumë informata rreth secilit produkt, mund të kërkoni me numrin e tij serik nëpër faqet zyrtare të brendeve.

A kanë produktet garancion?

Produktet tona kanë garancion ndërkombëtar, që do të thotë se në të gjitha pikat e servisimit që janë të autorizuara nga brendet përkatëse mund të bëhet servisimi pa pagesë. Për listën e këtyre pikave të autorizuara ju lutem kontaktoni kujdesin ndaj klientit. Nëse nuk ka pika të tilla të autorizuara për brende të caktuara, mund ta sillni produktin te zyret tona dhe brenda 30 ditëve ua kthejmë atë të rregulluar, u ofrojmë ndërrimin e produktit apo u japim kredi në Gjirafa50. *Garancioni mbulon vetëm defektet që nuk vijnë si pasojë e dëmtimeve fizike.

Dua të më montoni një kompjuter, a duhet të bëj pagesë shtesë?

Jo, montimi i kompjuterëve bëhet pa pagesë shtesë.

Çka janë produktet Outlet?

Kategoria Outlet përfshin produkte të reja që vijnë me paketime të hapura dhe produkte të përdorura (me apo pa dëmtime fizike që nuk pengojnë operimin), gjë e cila ceket në përshkrimet e secilit produkt që i përket kësaj kategorie. Poashtu, produktet e kësaj kategorie kanë vetëm 3 muaj garancion.

A përfshihen dogana dhe taksat në çmim?

Dogana dhe taksat janë të përfshira në çmim, që nënkupton që shuma për të cilën paguani është çmimi final për secilin produkt.

A bën më lirë?

Çmimet e produkteve nuk janë të negociueshme, mirëpo për të përfituar nga zbritjet që ofrohen, përveç vizitave në uebfaqen tonë, ju lutem regjistrohuni si klient me anë të emailit ku më pas do t`ju vijnë të gjitha njoftimet e zbritjeve dhe të arritjes së produkteve të reja, si dhe mund të na ndiqni në rrjetet tona sociale.

A ofrohet zbritje nëse blihet më shumë se një produkt?

Nëse ju bleni më shumë se një produkt, çmimet nuk ndryshojnë, mirëpo kohë pas kohe Gjirafa50 ka oferta të zbritjeve për të gjithë konsumatorët. Gjithashtu, për klientët besnikë të Gjirafa50 kujdeset që t`ju bëj dhurata në vazhdimësi.

A kushton më lirë nëse e blej produktin në showroomin tuaj?

Çmimi i produktit nuk ndryshon në këtë rast, por është një mundësi e mirë për ju që kur të vini për ta marrë produktin, njëherit t’i shihni disa nga produktet tjera në showroom-in tonë për të cilat keni interesim.

Si mund të përfitoj ndonjë kod promocional?

Një nga mënyrat për të përfituar kod promocional është duke e vlerësuar ndonjë produkt që veçse e keni blerë më herët. Nëse është blerja e parë, atëherë mund të kontaktoni me kujdesin ndaj klientit në mënyrë që të shohim për ndonjë zbritje të mundshme.

A mund të aplikohet më shumë se një zbritje për një porosi?

Jo, nuk mund të aplikohet më shumë se një zbritje për porosi.

A mund të përdor më shumë se një kod promocional për një porosi?

Jo, vetëm një kod mund të aplikohet për porosi dhe gjithashtu kodi promocional mund të funksionojë vetëm në produktet që nuk kanë zbritje.

Produkti që dua nuk është në stok, çfarë duhet të bëj?

Mund të klikoni butonin "Më njofto kur ky produkt kthehet në stok" dhe do të lajmëroheni përmes emailit, buton të cilin mund ta gjeni poshtë çmimit të produktit.

A është transporti me pagesë?

Në Gjirafa50, për momentin transporti është falas kudo në Kosovë.

Nëse bëj porosi në Gjirafa50, për sa arrijnë produktet?

Gjirafa50 ofron këto mundësi të pranimit të porosive:
- Standard, produkti mbëriin nga furnitorët tanë ndërkombëtarë dhe mund të arrijë në adresën tuaj për 5 deri në 8 ditë.
- GjirafaSWIFT, produkti i takon stokut tonë në Kosovë që nënkupton se dorëzimi i porosisë në adresën tuaj mund të bëhet brenda 24 orëve (me përjashtim të ditës së diel).
- Merre vet, pasi që porosia të bëhet gati dhe të keni pranuar njoftimin përmes emailit dhe SMS, mund të vini ta merrni porosinë në showroomin tonë sipas orarit të specifikuar në njoftim. *Transporti është i përcaktuar për secilin produkt veçmas. Në mënyrë që të mund të shihni datat e sakta, ju mund të klikoni në opsionin "Kur arrinë produkti?" të cilin mund ta gjeni poshtë çmimit të produktit në uebsite.

A mund të bëhet transporti jashtë Kosovës?

Jo, transporti vlen vetëm brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Si llogaritet koha e transportit?

Koha e transportit llogaritet nga momenti që porosia juaj verifikohet dhe ju do pranoni emailin që porosia është në procesim, email në të cilin mund t`i shihni edhe datat e vlerësuara për dërgim. *Përjashtim kanë raste specifike të cilat duhet të shqyrtohen nga ekipet tona përkatëse ku do të pranoni email apo thirrje për informacione më të detajuara.

A mund ta caktoj kohën dhe ditën e saktë se kur mund të arrijë porosia?

Po, kohën e arritjes së porosisë mund ta përcaktoni gjatë procesit të porosisë në pjesën e poshtme te mënyrat e transportit. *Përcaktimi i kohës mund të bëhet jo më shumë se 14 ditë nga datat e zakonshme të dërgesës të cilat mund t`i shihni paraprakisht në faqen e produktit.

Çfarë duhet të bëj nëse nuk kam arritur t`i përgjigjem postës për pranim të porosisë?

Posta mund të ju kontaktojë më shumë se një herë gjatë ditës për pranimin e porosisë, e gjithashtu do të përdorin edhe mundësi tjera të komunikimit si SMS apo viber. Për t`u siguruar, ju lusim kontaktoni kujdesin ndaj klientit.

Deri në çfarë ore bëhet transporti?

Transporti bëhet deri në ora 18:00.

A bëni dërgim të porosive ditën e diel?

Jo, ditën e diel nuk bëjmë dërgim të porosive.

Kur mund të vonohet porosia?

Disa nga arsyet se përse mund të vonohet një porosi janë:
- Adresa nuk është e saktë.
- Nuk është shënuar adresa e plotë.
- Procedura ndërkombëtare doganore.

Si të kyçem në Gjirafa50.com?

Nëse keni llogari në Gjirafa.com apo në ndonjërën prej platformave të Gjirafa, atëherë ajo llogari vlen edhe për Gjirafa50.com. Nëse jeni i ri në platformën tonë dhe dëshironi që të regjistroheni në Gjirafa50.com, atëherë pasi të futeni në faqen zyrtare www.gjirafa50.com, klikoni mbi butonin “Kyçu” që gjendet në pjesën e sipërme të faqes në anën e djathtë, ku do t`ju shfaqet menyja me opsionet e regjistrimit. Përveç kësaj mënyre, ju mund të kyçeni edhe përmes llogarisë suaj në Facebook.

Si të kyçem nëse e kam harruar fjalëkalimin?

Derisa jeni duke u kyçur me llogarinë tuaj, poshtë të dhënave tuaja mund të gjeni opsionin që ju ofron mundësinë e rikthimit të fjalëkalimit.

A mund të ndryshohen të dhënat e llogarisë?

Në rast se dëshironi të bëni ndryshimin e të dhënave të llogarisë suaj, pasi të jeni kyçur, klikoni në butonin “Të dhënat e profilit” dhe në këtë mënyrë do t`ju shfaqet hapësira ku mund të bëni ndryshimet e të dhënave që ju dëshironi.

Si të veproni nëse dëshironi ta mbyllni llogarinë?

Nëse keni vendosur që ta mbyllni llogarinë tuaj, ju mund të kyçeni fillimisht në llogarinë që dëshironi të mbyllni dhe të klikoni këtu. *Fshirja e llogarisë do të bëhet në mënyrë automatike brenda 24 orëve nga koha e kërkesës.

Nuk dua të pranoj email-e nga ju, si duhet të veproj?

Në cilindo email që keni pranuar nga ne, e keni mundësinë të ç`abonoheni nga lajmërimet apo ofertat e dërguara, vetëm duke klikuar në "UNSUBSCRIBE".

Si ta kthej një porosi?

Porosia duhet të kthehet në zyret tona në afat prej 14 ditësh nga dita kur është blerë produkti, së bashku me paketim, kupon fiskal dhe të gjithë aksesorët përcjellës. Por para së gjithash, ju duhet të bëni kerkesën për kthim përmes profilit tuaj në Gjirafa50. *Duke klikuar këtu mund të shihni videon se si të procesoni kërkesën.

A mund ta kthej produktin për të marrë një tjetër?

Si blerës, keni të drejtë që ta ndërroni produktin me një tjetër (nëse produkti që keni porositur nuk ka formë, madhësi, model ose ngjyrë të njëjtë sikurse në faqe apo për arsye tjera) në afat prej 14 ditësh nga dita kur është blerë produkti, me kusht që produkti është përdorur sipas udhëzimeve të prodhuesit, është ruajtur pamja, vetitë përdoruese, vulat, etiketat e fabrikës, paketimi si dhe fatura fiskale. Afati i reklamacionit për aksesorë të celularëve edhe tabletëve si mbështjellëset, foliet, etj., është 24 orë.

A mund ta kthej produktin dhe të më ktheni pagesën e plotë?

Vendimi për kthim vendoset nga stafi teknik në bazë të gjendjes së produktit. Në rast se po, mund të kthehet vetëm nëse e keni paketimin, kuponin fiskal dhe të gjithë aksesorët përcjellës, nëse produkti është akoma nën garancion dhe nuk e ka kaluar periudhën e lejuar kohore për kthim. Pagesa mund të kthehet vetëm brenda 14 ditëve pas pranimit të porosisë, në të kundërtën mjetet mbesin si kredi për blerjen e radhës.

A mund të kthej produkte të cilat i kam blerë me zbritje / gift voucher?

Vendimi për kthim vendoset nga stafi teknik në bazë të gjendjes së produktit. Në rast se po, mund të kthehet vetëm nëse e keni paketimin, kuponin fiskal dhe të gjithë aksesorët përcjellës, nëse produkti është akoma nën garancion dhe nuk e ka kaluar periudhën e lejuar kohore për kthim.

A mund të kthej produkte të cilat më janë dhënë si dhuratë?

Jo, produktet që janë dhënë si dhuratë nuk mund të kthehen.

Kam pranuar produktin e gabuar, çfarë duhet të bëj?

Në raste të tilla, ju lusim që fillimisht të bëni kërkesën për kthim të produktit përmes profilit tuaj në Gjirafa50. Do të kontaktoheni nga ekipet përkatëse që të ju njoftojnë për hapat e mëtutjeshëm.

Produkti që kam pranuar nuk është i njejtë me përshkrimin në faqe, çfarë duhet të bëj?

Në raste të tilla, ju lusim që fillimisht të bëni kërkesën për kthim të produktit, të zgjedhni arsyen e kthimit dhe te hapësira për koment të shënoni detajet rreth mangësive të produktit, më pas do të njoftoheni nga ekipet përkatëse për hapat e mëtutjeshëm.

Në porosinë e pranuar mungon një produkt, çfarë duhet të bëj?

Në raste të tilla, njoftoni kujdesin ndaj klientit menjëherë, në mënyrë që të përcillet procesi së bashku me ekipet e nevojshme duke ofruar një zgjidhje sa më të shpejtë.

Produkti i pranuar nuk është në gjendje të rregullt, çfarë duhet të bëj?

Në raste të tilla, ju lusim që fillimisht të bëni kërkesën për kthim të produktit, të zgjedhni arsyen e kthimit dhe te hapësira për koment të shënoni detajet rreth problemit me produktin. Do të kontaktoheni nga stafi përgjegjës që të ju njoftojnë për hapat e mëtutjeshëm.

Nëse dua të kthej një produkt, a duhet të paguaj transport?

Nëse në atë porosi ju keni paguar edhe GjirafaFlex, atëherë produktin vijmë e marrim ne, në të kundërtën, vet klienti duhet të sjellë produktin në zyrën tonë duke përfshirë paketimin e produktit, kuponin fiskal dhe të gjithë aksesorët përcjellës. Nëse nuk keni GjirafaFLEX të paguar si shërbim, mund ta ktheni edhe me çfarëdo poste që juve ju përshtatet, vetëm se në këtë rast posta paguhet nga ana juaj.

Kam ende garancion dhe produkti ka shfaqur probleme teknike, çfarë duhet të bëj?

Në raste të tilla, ju lusim që fillimisht të bëni kërkesën për servisim të produktit, të zgjedhni arsyen e servisimit dhe tek hapësira për koment të shënoni detajet rreth problemit me produktin. Do të kontaktoheni nga stafi përgjegjës që të ju njoftojnë për hapat e mëtutjeshëm.

Si shkon procesi i servisimit të produkteve?

Pasi produkti të arrijë tek ne, stafi teknik bën testimin e produktit dhe ju njofton për procesin e mëtutjeshëm. Gjatë dorëzimit të produktit për servisim, ju duhet të sillni edhe faturën origjinale ose atë fiskale. Garancioni i produktit nuk vlen në mungesë të dokumenteve përcjellëse.

Sa kohë zgjat servisimi i produkteve?

Varësisht nga problemi i shfaqur në produkt, në rastet e zakonshme afati i servisimit është deri në 30 ditë, ndërsa në rastet në të cilat është përfshirë edhe GjirafaFlex, afati i servisimi të produkteve zgjat deri në 9 ditë.

Garancioni i produktit ka përfunduar, a mund të servisohet ende?

Në këtë rast jo, sepse garancioni është direkt nga prodhuesi.

Produkti është hapur nga serviserë të paautorizuar, a mund të servisohet nga ju?

Jo, në momentin që produkti është hapur nga serviserë të paautorizuar, garancioni i produktit shpallet i pavlefshëm.

Cilat produkte nuk i mbulon garancioni vjetor?

Në asnjë rast pjesë e garancionit nuk janë çantat, mbështjellësit, kabllot, filterët e ndryshëm, telekomandat, adapterët, bateritë dhe pjesët e ngjashme, si dhe produktet e konsumueshme.

Çfarë dëmtime mbulon garancioni?

Garancioni i produktit vlen vetëm për defektet që janë si rezultat i prodhuesit dhe nëse produkti është përdorur nga ju në përputhje me instruksionet e përdorimit dhe udhëzimeve teknike, duke përfshirë udhëzimet për montim dhe përdorimit për qëllime adekuate.

Çfarë dëmtime nuk i mbulon garancioni?

- Produkti ka shenja të dëmtimit fizik, kozmetik, të jashtëm ose të brendshëm që nuk janë rezultat i dëmeve të shkaktuara nga prodhuesi.
- Dëmtimet në produkt janë shkaktuar si rezultat i mbitensionit ose nëntensionit të energjisë elektrike, në variacionin plus/minus 15% të kufirit të përcaktuar të 230v.
- Produkti është dëmtuar si rezultat i ndodhive natyrore përtej kontrollit njerëzor, përfshirë, por pa u kufizuar në rrufe, vetëtimë, tërmet, vërshime, ujë, materiale të lëngshme, zjarr.
- Dëmtimet mekanike të shkaktuara nga rrëzimi, goditja dhe thyerja e produktit.
- Dëmtimi i produktit ka ndodhur si rezultat i hapësirës në të cilën e keni vendosur produktin (hapësirat e papërshtatshme), përfshirë vendet e ndryshme me prezencë të lagështisë, insekteve, papastërtisë, ndryshkut, etj.
- Nuk e keni mirëmbajtur produktin në mënyrën e duhur, ashtu siç kërkohet për përdorimin e rregullt të tij. - Produkti është dëmtuar për shkak të ekspozimit ndaj temperaturave të papërshtatshme për produktin.
- Produkti është hapur fizikisht nga ju ose nga një palë e tretë e pa autorizuar për të hapur produktin dhe ndërhyrë në pjesët e brendshme të tij.
- Produktin e keni kyçur ose keni krijuar lidhje me çfarëdo pajisje të papërshtatshme, jo origjinale ose pajisje të cilat nuk janë kompatibile me atë produkt.
- Defekti është shkaktuar si rezultat i ndërhyrjes suaj në sistemin e produktit ose instalimet e sistemeve të papërshtatshme.
- Ekranet televizive ose monitorët kanë qëndruar për një kohë shumë të gjatë të ndezur, e si rezultat në të to janë shfaqur njolla të cilat nuk mund të riparohen.
- Në asnjë rast pjesë e ketij garancioni nuk janë kabllot, telekomandat, adapterët, bateritë dhe pjesët e ngjashme.

Çfarë orari të punës keni?

Për çdo pranim apo kthim të porosisë, si dhe kërkesë për servisim mund të na gjeni në showroom nga e hëna deri të premten në këtë orar 08:00-21:00 dhe të shtunën 09:00-18:00. Ndërsa për çfarëdo të dhëne, pyetje apo kërkesë, ju mund ta kontaktoni kujdesin ndaj klientit në cilindo kanal të komunikimit çdo ditë të javës në oraret si në vijim: 08:00-01:00 (Hëne-Premte), 09:00-01:00 (Shtunë), 11:00-23:00 (Diel).

A ka zbritje pasi që jam klient i rregullt?

Çmimet e produkteve nuk janë të negociueshme, mirëpo për të përfituar nga zbritjet që ofrohen, përveç vizitave në uebfaqen tonë, ju lutem regjistrohuni si klient me anë të emailit ku më pas do t`ju vijnë të gjitha njoftimet e zbritjeve dhe të arritjes së produkteve të reja të teknologjisë, poashtu edhe mund të na ndiqni në rrjetet tona sociale.

Sa vonohet porosia dhe ku mund ta shikojmë?

Për të parë saktë datën e arritjes dhe të gjitha detajet tjera për porosinë që keni bërë, ju mund të kyçeni në profilin tuaj në Gjirafa50 dhe mund të klikoni tek opsioni "Porositë e mia". *Me përjashtim të rasteve kur blerja është bërë si "Blej menjëherë".

A transportoni edhe jashtë vendit? Nëse po, ku?

Transporti vlen vetëm brenda territorit të Republikës së Kosovës për Gjirafa50.com. Për Shqipëri e kemi Gjirafa50.al dhe për Maqedoninë e Veriut platforma jonë është Gjirafa50.mk. Për më shumë informata, kontaktoni kujdesin ndaj klientit në kanalet tona të komunikimit.

Nëse porosia caktohet të vijë në një ditë kur nuk jam në shtëpi, si ta menaxhoj këtë situatë?

Kohën e arritjes së porosisë mund ta përcaktoni gjatë procesit të porosisë në pjesën e poshtme tek mënyrat e transportit. *Përcaktimi i kohës mund të bëhet jo më shumë se 14 ditë nga datat zakonshme të dërgesës të cilat gjenden në faqen e produktit.

A mund ta dërgoj porosinë si dhuratë?

Po, mund të bëni pagesë online dhe tek adresa e transportit të vendosni adresën ku duhet të dërgohet porosia.

Si bëhet kërkesa për ndërrim apo riparim të produktit?

Porosia duhet të kthehet në zyret tona në afat prej 14 ditësh nga dita kur është blerë produkti, së bashku me paketim, kupon fiskal dhe të gjithë aksesorët përcjellës. Duke klikuar këtu mund të shihni videon se si të procesoni kërkesën.

Si të hapim një llogari në Gjirafa50?

Duke klikuar këtu mund të shihni videon se si të regjistroheni në Gjirafa50.

Porosia nuk ka arritur në datat e caktuara, si t`ja bëj?

Në raste të tilla, ju do të pranoni informacionet paraprakisht nga ekipet përkatëse, por në rast se jo, ju lusim të kontaktoni kujdesin ndaj klientit për më shumë detaje rreth porosisë tuaj.

Nëse porosia vonohet, a mund të vij personalisht ta marr më shpejtë (më herët)?

Data e arritjes së porosisë është e njëjtë si për transport "Standard" ashtu edhe për transport "Merre vet". Duke qenë se shumicën nga produktet i kemi jashtë Kosovës, duhet të priten datat e specifikuara përgjatë procesit që të mund të kompletohet porosia juaj.

Përse nuk kam pranuar garancion në fletë, por vetëm në email?

Garancionin e dërgojmë vetëm në email për shkak të evitimit të humbjes së kopjes fizike. Garancioni në email ju mundëson që ta keni aty sa herë që ju nevojitet për t`u informuar për kushtet e garancionit, si dhe mbetet si dëshmi që garancioni është dërguar nga ne dhe pranuar nga ju.

Përse nuk janë të paraqituara përbërësit e produkteve?

Jemi ende në proces të shtimit të tyre, por nëse jeni të interesuar për ndonjë produkt mund të ju tregojmë këtu apo në cilindo kanal të komunikimit.

Kur niset produkti te adresa e caktuar, a lajmërohet pranuesi në telefon?

Për çdo ndërrim të statusit të porosisë tuaj do të njoftoheni përmes emailit tuaj, por gjithashtu ju do të njoftoheni edhe përmes telefonit nga korrierët tanë në momentin që gjenden afër jush me porosinë tuaj.

Nëse i bëj dy apo më shumë porosi, a ka mundësi t`i sillni të gjitha në të njejtën kohë?

Nëse keni bërë më shumë se një porosi në kohë të ndryshme, ato do të ju arrijnë në datat e tyre përkatëse që u janë shfaqur në momentin që keni bërë porositë.