TERMET DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME – GJIRAFA 50

Përditësimi i fundit më 19 dhjetor 2024

MARRËVESHJE PËR KUSHTET TONA LIGJORE

Gjirafa, Inc., – Dega në Kosovë ("kompania","ne", "neve", "jonë/a", “tonë/a", “nesh”), është një kompani e regjistruar në Kosovë në adresën Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, km i 6-të, Graçanicë, 10500, Republika e Kosovës, me numër të regjistrimit të biznesit 810840307, (tutje referuar si “Gjirafa”).

Gjirafa në kuadër të aktiviteteve të saj operon dhe ofron produktin “Gjirafa50”, që ka për qëllim që konsumatorëve të Gjirafa të ju ofrojë mundësi të blerjes së mallrave dhe produkteve të ndryshme nëpërmjet platformës “Gjirafa50” (tutje referuar si “Platforma”), e cila operohet në faqen e internetit www.gjirafa50.com (tutje referuar si “faqja e internetit”). Ne operojmë faqen e internetit si dhe çdo produkt dhe shërbim tjetër të lidhur që i referohet ose lidhet me këto terme dhe kushte të përgjithshme ligjore (tutje referuar si "Kushtet ligjore") (së bashku referuar si "Shërbimet").

Këto Kushte Ligjore përbëjnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme të bërë midis nesh dhe Klientit apo Konsumatorit, pra Juve si përdorues, në bazë të të të dhënave të ofruara në momentin e regjistrimit tuaj në platformë (tutje referuar si “Ju”, “Përdoruesi”, “Klienti”, apo “Konsumatori”), qoftë personalisht ose në emër të një subjekti, në lidhje me qasjen tuaj dhe përdorimin e Shërbimeve. Kushtet ligjore përcaktojnë termet dhe kushtet e përgjithshme, të cilat rregullojnë përdorimin e faqes së internetit www.gjirafa50.com si dhe blerjen e produkteve të plasuara në të.

Nëse vazhdoni tutje, ju pranoni që duke hyrë në Shërbimet, ju keni lexuar, kuptuar dhe pranuar të jeni të detyruar nga të gjitha këto Kushte Ligjore. Nëse nuk pajtoheni me të gjitha këto kushte ligjore, atëherë ju ndalohet shprehimisht përdorimi i shërbimeve dhe ju duhet të ndalni përdorimin menjëherë.

Duke përdorur Shërbimet tona, ju deklaroni dhe pohoni se jeni të paktën 18 vjeç ose, se jeni prindi ose kujdestari ligjor i një të mituri dhe ju jepni pëlqimin që i mituri të përdorë Shërbimet.

Mund të na kontaktoni përmes telefonit në +383 38 616 161 dhe +383 45 101 953 (Ky numër është vetëm për WhatsApp/Viber) , apo në email adresën në [email protected] ose përmes adresës postare në Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, km i 6-të, Graçanicë, 10500, Republika e Kosovës.

Ne ju rekomandojmë që të printoni një kopje të këtyre Kushteve Ligjore për të dhënat tuaja.

1. SHËRBIMET TONA

  1. 1.1.Platforma Gjirafa50 është një treg elektronik online, i cili përmban një gamë të gjerë të produkteve të cilat ofrohen nga kompani të ndryshme por edhe nga vetë Gjirafa, ose nga palë të treta të kontraktuara nga Gjirafa, të dhëna të plota për produktet e ofruara, vlerësime të produkteve, fotografi dhe detaje tjera të rëndësishme që kanë për qëllim t’i ofrojnë konsumatorëve të Gjirafa një pasqyrë të plotë të produkteve (tutje referuar si “Produktet”).

  2. 1.2.Shërbimet tona janë të destinuara për përdoruesit të cilët janë të paktën trembëdhjetë (13) vjeç. Personat nën moshën trembëdhjetë (13) vjeç nuk lejohen të hapin një llogari tek ne, ose të japin informacionin e tyre personal. Përdoruesit të cilët janë të paktën trembëdhjetë (13) vjeç, por nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç mund të regjistrohen tek ne, por vetëm nëse kanë pëlqimin e prindit dhe/ose të kujdestarit të tyre ligjor, duke përfshirë pëlqimin për këto Kushte Ligjore për, dhe në emër të të miturve nga mosha trembëdhjetë (13) deri në tetëmbëdhjetë (18). Sipas këtyre Kushteve Ligjore dhe Politikës tonë të Privatësisë, prindërit dhe/ose kujdestarët ligjorë janë përgjegjës për dhënien e pëlqimeve të nevojshme për fëmijët që nuk kanë mbushur moshën madhore. Gjirafa në asnjë rrethanë nuk është përgjegjëse për veprimet e prindit dhe/ose kujdestarit ligjor në lidhje me një të mitur nën përkujdesin e tyre. Ne ju këshillojmë fuqimisht që të mbikëqyrni me kujdes fëmijët gjatë përdorimit të Shërbimeve tona. Nëse ne kuptojmë se janë mbledhur informacione personale nga përdorues nën moshën 13 vjeç, ne do të ç’aktivizojmë llogarinë dhe do të marrim masa të arsyeshme për t'i fshirë menjëherë këto të dhëna nga të bazat tona të të dhënave. Nëse ju viheni në dijeni për ndonjë të dhënë që ne mund të kemi mbledhur pa vetëdije nga fëmijët nën moshën 13 vjeç, ju lutemi na kontaktoni në [email protected].

  3. 1.3.Informacioni i dhënë gjatë përdorimit të Shërbimeve nuk është i destinuar për shpërndarje ose përdorim nga ndonjë person ose entitet në ndonjë juridiksion ose vend ku shpërndarja ose përdorimi i tillë do të ishte në kundërshtim me ligjin ose rregulloren ose që do të na nënshtronte ndonjë kërkesë regjistrimi brenda këtij juridiksioni ose vendi. Prandaj, ata persona që zgjedhin të aksesojnë Shërbimet nga vende të tjera e bëjnë këtë me iniciativën e tyre dhe janë vetëm përgjegjës për pajtueshmërinë me ligjet lokale, nëse dhe në masën që ligjet vendore janë të zbatueshme.

2. KONTRATA

  1. 2.1.Kontrata në mes nesh dhe Konsumatorit lidhet përmes Platformës www.gjirafa50.com. Vendosja e produkteve tona në Platformë përbënë një ofertë e cila i drejtohet konsumatorëve, me qëllim të lidhjes së Kontratës së Shitjes në Distancë.

  2. 2.2.Për të lidhur këtë Kontratë, Konsumatori duhet që të shtojë produktin apo produktet e përzgjedhura në Shportën e Produkteve (tutje referuar si: “Shporta”) dhe të procesojë deri në fund porosinë e tij. Produktet në Shportë si dhe të dhënat e vendosura mund të ndryshohen para vendosjes së porosisë tuaj, përmes opsioneve të ofruara në Platformë. Pas vendosjes së produkteve në Shportë, Konsumatori duhet të plotësojë rubrikat e Adresës, Transportit dhe Pagesës.

  3. 2.3.Pas dhënies së Konfirmimit përfundimtar për ekzekutimin e Porosisë, Kontrata në mes të Konsumatorit dhe Gjirafa konsiderohet e lidhur. Konsumatori domosdoshmërisht duhet që të pranojë këto Kushte Ligjore për të vendosur porosinë dhe për t’u konsideruar Kontrata si e lidhur, në të kundërtën, Konsumatori nuk do të realizojë porosinë e tij.

3. TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE

  1. 3.1. Pronësia jonë intelektuale
    1. 3.1.1.Ne jemi pronar ose të licencuar për të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale në Shërbimet tona, duke përfshirë të gjithë kodin burimor, bazat e të dhënave, funksionalitetin, softuerin, dizajnet e faqeve të internetit, audion, videon, tekstin, fotografitë dhe grafikët në Shërbime (së bashku referuar si "Përmbajtja" ), si dhe markat tregtare, markat e shërbimit dhe logot e përfshira në to (tutje referuar si"Markat").

    2. 3.1.2.Përmbajtja dhe Markat tona mbrohen nga ligjet e të drejtave të autorit dhe markave tregtare (dhe të drejtave të tjera të pronësisë intelektuale dhe ligjeve për mbrojtjen e konkurrences). Përmbajtja dhe Markat ofrohen në ose nëpërmjet Shërbimeve "SIÇ ËSHTË" vetëm për përdorimin tuaj personal, jokomercial ose për qëllime të brendshme të biznesit.

  2. 3.2. Përdorimi juaj i Shërbimeve tona
    1. 3.2.1.Në varësi të pajtueshmërisë tuaj me këto Kushte ligjore, duke përfshirë seksionin "Aktivitetet e Ndaluara" më poshtë, ne ju japim një licencë joekskluzive, të patransferueshme, të revokueshme për:

      • t’u qasur në Shërbimet tona; dhe
      • të shkarkuar ose printuar një kopje të çdo pjese të Përmbajtjes në të cilën keni pasur qasje në mënyrë të duhur
      • vetëm për përdorimin tuaj personal, jokomercial ose qëllimin e brendshëm të biznesit.
    2. 3.2.2.Përveç siç përcaktohet në këtë seksion ose diku tjetër në Kushtet tona Ligjore, asnjë pjesë e Shërbimeve dhe asnjë Përmbajtje apo Markë nuk mund të kopjohet, riprodhohet, grumbullohet, ripublikohet, ngarkohet, postohet, shfaqet publikisht, kodohet, përkthehet, transmetohet, shpërndahet, shitet, të pajiset me licencë ose të shfrytëzohet ndryshe për çfarëdo qëllimi tregtar, pa lejen tonë të shprehur paraprake me shkrim.

    3. 3.2.3.Nëse dëshironi të përdorni Shërbimet, Përmbajtjen ose Markat ndryshe nga ato të përcaktuara në këtë seksion ose diku tjetër në Kushtet tona Ligjore, ju lutemi adresoni kërkesën tuaj në: [email protected]. Nëse ne ju ofrojmë lejen për të postuar, riprodhuar ose shfaqur publikisht ndonjë pjesë të Shërbimeve ose përmbajtjes sonë, ju duhet të na identifikoni si pronarë ose licencues të Shërbimeve, Përmbajtjes ose Markave dhe të siguroheni që çdo njoftim për të drejtën e autorit ose për pronësinë të shfaqet ose të jetë e dukshme në postimin, riprodhimin ose shfaqjen e Përmbajtjes sonë.

    4. 3.2.4.Ne rezervojmë të gjitha të drejtat që nuk ju janë dhënë shprehimisht në dhe për Shërbimet, Përmbajtjen dhe Markat.

    5. 3.2.3.Çdo shkelje e këtyre të Drejtave të Pronësisë Intelektuale do të përbëjë një shkelje materiale të Kushteve tona Ligjore dhe e drejta juaj për të përdorur Shërbimet tona do të përfundojë menjëherë.

  3. 3.3. Parashtresat tuaja
    1. 3.3.1.Ju lutemi rishikoni me kujdes këtë seksion dhe seksionin "Aktivitetet e Ndaluara" përpara se të përdorni Shërbimet tona për të kuptuar (a) të drejtat që na jepni dhe (b) detyrimet që keni kur postoni ose ngarkoni ndonjë përmbajtje përmes Shërbimeve.

    2. 3.3.2.Parashtresat: Duke na dërguar drejtpërdrejt çdo pyetje, koment, sugjerim, ide, reagime ose informacione të tjera në lidhje me Shërbimet (tutje referuar si "Parashtresat"), ju pranoni të na caktoni të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale në një Parashtresë të tillë. Ju pranoni që ne do të zotërojmë këtë Parashtresë dhe do të kemi të drejtën e përdorimit dhe shpërndarjes së saj të pakufizuar për çdo qëllim të ligjshëm, komercial ose ndryshe, pa njohje ose kompensim për ju.

    3. 3.3.3.Ju jeni përgjegjës për atë që postoni ose ngarkoni, andaj duke na dërguar Parashtresat përmes çdo pjese të Shërbimeve ju:

      • konfirmoni se keni lexuar dhe jeni dakord me "Aktivitetet e Ndaluara" tona dhe nuk do të postoni, dërgoni, publikoni, ngarkoni ose transmetoni përmes Shërbimeve asnjë Parashtresë që është e paligjshme, ngacmuese, urrejtje, e dëmshme, shpifëse, e turpshme, ngacmuese, abuzive, diskriminuese, kërcënuese për çdo person ose grup, seksualisht eksplicite, false, e pasaktë, mashtruese ose denigruese;
      • deri në masën e lejuar nga ligji në fuqi, do të heqni dorë nga të gjitha të drejtat morale për çdo Parashtrese të tillë;
      • garantoni që çdo Parashtresë e tillë është origjinale për ju ose se keni të drejtat dhe licencat e nevojshme për të dorëzuar këto Parashtresa dhe se keni autoritet të plotë për të na dhënë të drejtat e lartpërmendura në lidhje me Parashtresat tuaja; dhe
      • garantoni dhe pranoni se Parashtresat tuaja nuk përbëjnë informacion konfidencial.
    4. 3.3.4.Ju jeni përgjegjës për parashtresat tuaja dhe shprehimisht pranoni të na rimbursoni për çdo dhe të gjitha humbjet që mund të pësojmë për shkak të shkeljes nga ana juaj të (a) këtij seksioni, (b) të drejtave të pronësisë intelektuale të çdo pale të tretë, ose (c) ligjit në fuqi.

4. DEKLARIMET DHE GARANCITË E PËRDORUESVE

  1. 4.1.Duke përdorur Shërbimet, ju deklaroni dhe garantoni që:

    • të gjitha informacionet e regjistrimit që dorëzoni janë të vërteta, të sakta, aktuale dhe të plota;
    • ju do të ruani saktësinë e këtij informacioni dhe do të përditësoni menjëherë informacionin e regjistrimit sipas nevojës;
    • ju keni zotësinë juridike dhe pranoni të pajtoheni me këto Kushte Ligjore;
    • nuk jeni nën moshën 13 vjeç;
    • nuk jeni i mitur në juridiksionin ku banoni, ose nëse jeni i mitur, keni marrë lejen e prindërve për të përdorur Shërbimet;
    • ju nuk do t'i qaseni Shërbimeve nëpërmjet mjeteve të automatizuara ose jo njerëzore, qoftë përmes një boti, skripti ose ndryshe;
    • ju nuk do t'i përdorni Shërbimet për ndonjë qëllim të kundërligjshëm ose të paautorizuar; dhe
    • përdorimi juaj i Shërbimeve nuk do të shkelë asnjë ligj ose rregullore në fuqi.
  2. 4.2.Nëse jepni ndonjë informacion që është i pavërtetë, i pasaktë, jo aktual ose jo i plotë, ne kemi të drejtë të pezullojmë ose mbyllim llogarinë tuaj dhe të refuzojmë çdo përdorim aktual ose të ardhshëm të Shërbimeve (ose ndonjë pjesë të tyre).

5. REGJISTRIMI I PËRDORUESVE

Për të përdorur Shërbimet, ne mund të ju kërkojmë që të regjistroheni. Ju pranoni ta mbani fjalëkalimin tuaj konfidencial dhe do të jeni përgjegjës për të gjithë përdorimin e llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj. Ne rezervojmë të drejtën për të hequr, kërkuar ose ndryshuar një emër përdoruesi që ju zgjidhni nëse përcaktojmë, sipas gjykimit tonë, se ky emër përdoruesi është i papërshtatshëm, i turpshëm ose ndryshe i kundërshtueshëm.

6. PRODUKTET

  1. 6.1.Ne bëjmë çdo përpjekje për të shfaqur sa më saktë ngjyrat, veçoritë, specifikimet dhe detajet e produkteve të disponueshme në Shërbimet tona. Megjithatë, ne nuk garantojmë që ngjyrat, veçoritë, specifikimet dhe detajet e produkteve do të jenë të sakta, të plota, të besueshme, aktuale ose pa gabime të tjera dhe se ekrani juaj elektronik mund të mos pasqyrojë me saktësi ngjyrat dhe detajet aktuale të produkteve. Të gjitha produktet i nënshtrohen disponueshmërisë dhe ne nuk mund të garantojmë që artikujt do të jenë në magazinë. Ne rezervojmë të drejtën për të ndërprerë çdo produkt në çdo kohë për çfarëdo arsye. Çmimet për të gjitha produktet mund të ndryshojnë.

  2. 6.2.Konsumatorët janë të detyruar që menjëherë të verifikojnë dhe kontrollojnë produktet e dorëzuara ose të marrura për korrektësinë, plotësinë dhe dëmtimin e mundshëm. Produkti nuk duhet të ketë asnjë të metë fizike ose juridike dhe i njëjti duhet të jetë i gatshëm për shitje te konsumatori. Pas pranimit fizik të produktit nga Konsumatori, nëse i njejti sheh se produkti përmbanë të meta, duhet të organizojë kthimin e produktit te Gjirafa për ta zëvendësuar me një produkt tjetër pa të meta.

  3. 6.3.Në njoftimin mbi ekzistimin e të metës së sendit, konsumatori ka për detyrë ta përshkruajë të metën hollësisht. Gjatë kësaj periudhe kohore konsumatori duhet të ruajë produktin në gjendjen në të cilën është dorëzuar dhe nuk mund ta përdorë atë. Të metat mund të jenë të dukshme, pra ato të cilat vërehen me shikim/observim, dhe të meta të fshehura, pra të metat që me shikim të rëndomtë apo të zakonshëm nuk mund të vërehen nga blerësi.

  4. 6.4.Konsumatori ka për detyrë që sendin e pranuar ta shikojë, dhe për të metat e dukshme ta lajmërojë Gjirafën në afat prej tetë (8) ditësh. Ndërsa, kur pas marrjes së sendit nga konsumatori shihet se sendi ka ndonjë të metë e cila nuk ka mundur të zbulohet me shikim të rëndomtë me rastin e marrjes së sendit (e meta e fshehtë), konsumatori është i detyruar me kërcënim të humbjes së të drejtës, që për atë të metë të lajmërojë Gjirafën në afat prej tetë (8) ditësh duke llogaritur prej ditës kur e ka zbuluar të metën. Gjirafa në asnjë rast nuk përgjigjet për të metat e fshehta të cilat shfaqen pasi të kalojnë gjashtë (6) muajve nga dorëzimi i sendit. Ndërsa te kontrata midis Gjirafa dhe ndërmarrësve, njoftimi për cilëndo të metë duhet të bëhet menjëherë, përndryshe klienti (jo-konsumator) humb të drejtën e cila i takon mbi ketë bazë.

  5. 6.5.Kur për shkak të ndonjë të mete janë bërë riparime të sendit, dërgimi i sendit tjetër, zëvendësimi e të ngjashme afatet fillojnë të rrjedhin që nga dorëzimi i sendit të riparuar, dorëzimi i sendit tjetër, zëvendësimi i pjesëve e të ngjashme.

  6. 6.6.Në rastet kur kontrollimi i produktit bëhet në prani të të dy palëve, pra në zyret e Gjirafa apo në Showroom dhe jo në shitjet në distancë, konsumatori është i detyruar që vërejtjet e veta për të metat e dukshme t’ia komunikojë Gjirafës menjëherë, përndryshe e humb të drejtën e zëvendësimit, kompensimit dhe riparimit mbi bazën e produktit me të meta.

  7. 6.7.Gjirafa nuk përgjigjet për të meta në qoftë se:

    • sendi nuk ka veçoritë e duhura për përdorimin e tij të rregullt ose për qarkullim;
    • në qoftë se sendi nuk ka veçori dhe karakteristika të cilat janë kontraktuar shprehimisht ose heshtazi, përkatësisht që janë caktuar.
    • Mospërgjegjësia e Gjirafës, vjen në shprehje në qoftë se blerësi në momentin e lidhjes së kontratës ishte në dijeni për këto të meta sikur në pikat e lartshënuara, ose ato të meta nuk kanë mund të jenë të panjohura për të.
  8. 6.8.Nga momenti i dorëzimit të produktit nga Gjirafa apo kontraktorët e saj, te Konsumatori, ky i fundit do të bartë rrezikun e dëmtimit dhe/apo prishjes së produktit dhe përgjegjësia është tërësisht e tij.

  9. 6.9.Çështja e kthimit të produktit me të meta nuk ka të bëjë me çështjen e garancionit, e cila trajtohet ndaras në këto Kushte.

  10. 6.10.Në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi, e meta materiale e parëndësishme nuk merret parasysh.

  11. 6.11.Pijet alkoolike dhe produktet e duhanit mund t’u shiten vetëm personave mbi moshën 18 vjeç. Sipas dispozitave ligjore ndalohet shitja e tyre për persona më të rinjë sesa mosha 18 vjeçare.

7. BLERJET DHE PAGESAT

  1. 7.1.Ne pranojmë format e mëposhtme të pagesës:

    • Pagesë me para në dorë (në momentin e pranimit të porosisë)
    • Pagesë online (Blerje direkte ose me këste) – Viza, Mastercard, OneFor
    • Pagesë me Gjirafa PayPlan përmes KEP (me këste)
    • Pagesë me POS në momentin e pranimit të porosisë (Blerje direkte ose me këste)
    • Pagesë me transfer bankar
  2. 7.2.Në rastin kur Konsumatori kërkon që pagesa të bëhet me kredit kartelë, Konsumatori autorizon Gjirafa në mënyrë shprehimore të ngarkojë kredit kartelën e tij me vlerën e plotë të produktit dhe shpenzimet e dorëzimit, kurdo që aplikohen. Siguria e të dhënave të kartelës garantohet nga procesuesi i pagesës - Banka përkatëse përmes faqes së të cilës procesohet pagesa me kartelë. Gjirafa nuk mund të mbahet në asnjë rast përgjegjëse për keqpërdorimin e kredit kartelës nga palët e treta.

  3. 7.3.Në rastet e pagesave përmes kartelave apo llogarive bankare, vonesa në ekzekutim apo mos-ekzekutimi i pagesës nga banka apo institucioni financiar në të cilën keni llogari bankare apo kredit/debit kartelën e të cilës e keni në posedim, nuk mund t’i atribuohet Gjirafës, nëse vonesa në dorëzimin e porosisë ka ardhur si pasojë e vonesës në ekzekutimin e pagesës.

  4. 7.4.Ju pranoni të jepni informacion aktual, të plotë dhe të saktë të blerjeve dhe llogarisë për të gjitha blerjet e bëra nëpërmjet Shërbimeve. Ju pranoni më tej të përditësoni menjëherë informacionin e llogarisë dhe pagesës, duke përfshirë adresën e emailit, mënyrën e pagesës dhe datën e skadimit të kartës së pagesës, në mënyrë që ne të mund të përfundojmë transaksionet tuaja dhe të ju kontaktojmë sipas nevojës.

  5. 7.5.Çmimi i produkteve është ai i cili është i vendosur pranë produktit të listuar në Platformë. Nëse Gjirafa zbulon se çmimi i një produkti është vendosur në mënyrë të gabuar, ne do të ju informojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe do t’ju ofrohet mundësia për të konfirmuar produktin me çmimin real të tij apo që ta anuloni porosinë tuaj. Nëse do të jetë e pamundur që të ju kontaktojmë, porosia do të konsiderohet e anuluar, kurse pagesa juaj do të rimbursohet plotësisht, në të njëjtën mënyrë siç është ekzekutuar nga ju. Gjirafa nuk është e detyruar që ta sigurojë produktin, me çmimin e vendosur gabimisht, nëse ai çmim është vendosur në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme në mënyrë të gabuar. Ne rezervojmë të drejtën për të korrigjuar çfarëdo gabimi dhe/ose gabim në çmim.

  6. 7.6.Ju pranoni të paguani të gjitha tarifat me çmimet që janë në fuqi në kohën e blerjes për blerjet tuaja dhe çdo tarifë të zbatueshme të transportit, dhe na autorizoni të tarifojmë ofruesin tuaj të zgjedhur të pagesave për çdo shumë të tillë pas vendosjes së porosisë tuaj. Çmimet në Platformën tonë përfshijnë Tatimin në Vlerën e Shtuar (“TVSH”), por nuk përfshijnë taksa dhe tarifa të tjera, si tarifa e dërguesit/postës. Çmimet e produkteve tona mund të ndryshojnë në çdo kohë, por Konsumatori nuk do të ngarkohet me çmim tjetër nga ai i shfaqur në Platformë, nëse çmimi ka ndryshuar pas pranimit të Konfirmimit të porosisë, të dërguar nga ana jonë. Të gjitha pagesat do të jenë në euro.

  7. 7.7.Ne rezervojmë të drejtën të refuzojmë çdo porosi të vendosur përmes Shërbimeve. Ne, sipas gjykimit tonë, mund të kufizojmë ose anulojmë sasitë e blera për person, për familje ose për porosi. Këto kufizime mund të përfshijnë porositë e bëra nga ose nën të njëjtën llogari klienti, të njëjtën mënyrë pagese dhe/ose porosi që përdorin të njëjtën adresë faturimi ose transporti. Ne rezervojmë të drejtën për të kufizuar ose ndaluar porositë që, sipas gjykimit tonë të vetëm, duket se janë bërë nga tregtarët, rishitësit ose shpërndarësit.

8. DORËZIMI I PRODUKTEVE

  1. 8.1.Produktet dorëzohen nga Gjirafa tek Konsumatori sipas disponueshmërisë së produkteve të përcaktuara në platformë. Gjirafa synon të dorëzojë produktet në afatin më të shpejtë të mundshëm, përveç rasteve të blerjes së produkteve me volum të madh dhe që kërkojnë montim nga ekipet e specializuara.

  2. 8.2.Si rregull, produkti do t’i dorëzohet Konsumatorit nga palët e treta (kompani postare) që Gjirafa bashkëpunon me to apo Konsumatori mund të zgjedh opsionin për të marrë produktin direkt në zyret e Gjirafa. Përjashtimisht, në raste të caktuara, kur kemi të bëjmë me produkte me vëllim dhe/ose peshë të madhe, dorëzimi do të bëhet nga Ofruesi.

  3. 8.3.Nëse Konsumatori nuk gjendet në vendin e dakorduar për të marrë porosinë, respektivisht në adresën e shënuar gjatë realizimit të porosisë, Gjirafa do të tentojë që të kontaktojë Konsumatorin përsëri, brenda një afati tre (3) ditor për të bërë dorëzimin e produktit. Nëse Konsumatori përsëri nuk do të gjendet në adresën e dhënë për dorëzim, Gjirafa do ta kthejë produktin në depo, dhe porosia do të refuzohet.

9. POLITIKA E KTHIMIT TË PRODUKTIT

  1. 9.1.Konsumatori ka të drejtë që të tërhiqet nga Kontrata, që nënkupton të kthej produktin e blerë, pa dhënë ndonjë arsye dhe pa kosto shtesë (në rast se produkti nuk është hapur nga Konsumatori), brenda afatit prej 14 ditësh nga dita në të cilën konsumatori, ose një palë e tretë, e ndryshme nga dërguesi/posta, e përcaktuar nga ju zotëron fizikisht mallin, ose në rast të shumë mallrave me një porosi por të dorëzuar veçmas, pas 14 ditësh nga dita në të cilën ju, ose një palë e tretë, e ndryshme nga dërguesi/posta, e përcaktuar nga ju zotëron fizikisht mallin e fundit të porositur me një porosi.

  2. 9.2.Tërheqja nga kontrata brenda afatit 14 ditor, pa obligime financiare për konsumatorin, mund të bëhet vetëm nëse konsumatori:

    • nuk ka hapur mbështjellësin (që nënkupton, largimin e mbështjellësit, mbrojtësin e xhamit p.sh smartphone, tv, laptop, tabletë, etj.);
    • nuk ka hapur paketimin (që nënkupton mos hapjen e paketimit origjinal me të cilin vjen produkti, pra hapja e paketimit, pakos, mbështjellësit apo çfarëdo forme tjetër të ambalazhimit që ka produkti origjinal);
  3. 9.3.Në këtë kuptim, që konsumatori të mund të tërhiqet nga kontrata brenda afatit 14 ditor, pa obligime financiare ndaj nesh, nga dita e pranimit, është që produkti nuk duhet në asnjë mënyrë:

    • të jetë hapur nga konsumatori.
    • të jetë përdorur nga konsumatori.
  4. 9.4.Konsumatori kupton dhe pajtohet se në rast se ambalazhi i produktit, paketimi, mbështjellësi apo çfarëdo forme tjetër e paketimit të produktit hapet, konsumatori me rastin e tërheqjes nga kontrata do të detyrohet t’i paguajë Gjirafës shumën deri në 50% të çmimit të kontraktuar të produktit.

  5. 9.5.Periudha e tërheqjes do të skadojë pas 14 ditësh nga dita në të cilën ju, ose një palë e tretë, e ndryshme nga dërguesi/posta, e përcaktuar nga ju zotëron fizikisht mallin, ose në rast të shumë mallrave me një porosi por të dorëzuar veçmas, pa. s 14 ditësh nga dita në të cilën ju, ose një palë e tretë, e ndryshme nga dërguesi/posta, e përcaktuar nga ju zotëron fizikisht mallin e fundit të porositur me një porosi. Pas skadimit të afatit 14 ditor, Konsumatori nuk mund të tërhiqet nga Kontrata.

  6. 9.6.E drejta e tërheqjes nga Kontrata mund të ushtrohet përmes kthimit të mallrave fizikisht në zyret e Gjirafa, në adresën Magjistralja Prishtinë - Ferizaj, km i 6-të, Graçanicë, 10500, Republika e Kosovës. Për të kthyer një produkt në Gjirafa, duhet të bëni kërkesën për kthim online përmes llogarisë suaj në Gjirafa (llogarisë prej së cilës keni bërë porosinë). Pas procesimit të kërkesës për kthim do të kontaktoheni nga stafi jonë dhe do të informoheni në lidhje me detajet e kthimit. Në rastin kur kërkesa juaj për kthim është aprovuar nga stafi jonë ju mund të bëni gati produktin për t’a kthyer përsëri në Gjirafa. Produkti duhet të paketohet në mënyre të sigurt për t’u mbrojtur nga dëmtimi, dhe të jetë në gjendje të gatshme dhe të duhur për t’u transportuar. Produkti duhet të jetë me paketim origjinal dhe me të gjitha pjesët përcjellëse. Ju mund ta ktheni produktin personalisht në zyret tona edhe përmes ndonjë kompanie postare që ju dëshironi.

  7. 9.7.Ju nuk do të keni të drejtë të tërhiqeni nga Kontrata kur bëhet fjalë për dorëzimin e ndonjë prej Produkteve të mëposhtme:

    • Furnizimet me mallra të bëra sipas specifikimeve të konsumatorit apo të personalizuara në mënyrë të qartë;
    • CD/ DVD me muzikë pa mbështjellësin e tyre origjinal;
    • Furnizimet me mallra të mbyllura të cilat nuk janë të përshtatshme për kthim për shkak të mbrojtjes së shëndetit apo për arsye të higjienës dhe të cilat janë hapur pas dërgimit, duke përfshirë kategorinë Kozmetikë (përfshirë por pa u kufizuar në: parfume, shampo, serume, losione hidratuese e të gjitha produktet e tjera të përfshira në kategorinë kozmetikë);
    • Mallrat të cilat pas dërgimit, sipas natyrës së tyre, janë të përziera në mënyrë të pandashme me artikujt tjerë;
    • Furnizimet me audio regjistrime të vulosura apo me video regjistrime të vulosura apo me softuer kompjuterik të vulosur (përfshirë por pa u kufizuar në: licensa për Microsoft Office) të cilëve iu është hequr vula pas dërgimit;
    • Furnizimet me mallra që rrezikohen të prishen apo të skadojnë shpejtë;
    • Furnizimet me pije alkoolike, çmimi i të cilave është pajtuar në kohën e lidhjes së kontratës së shitblerjes, dërgimi i të cilave mund të bëhet vetëm pas tridhjetë (30) ditësh dhe vlera aktuale e të cilave varet nga luhatjet në treg të cilat nuk mund të kontrollohen nga tregtari;
    • Furnizimet me gazeta, botime periodike apo revista me përjashtim të kontratave të abonimit për furnizim me publikime të tilla;
    • Kontratat e lidhura në ankand publik;
    • Furnizimet me përmbajtje digjitale që nuk janë të furnizuara nga një mjet i prekshëm i komunikimit në qoftë së furnizimi ka filluar me pëlqimin paraprak të konsumatorit dhe pajtimin nga ana e tij se ai në këtë mënyrë humb të drejtën e tërheqjes.
    • Kontratat ku konsumatori ka kërkuar në mënyrë specifike vizitë nga tregtari me qëllim të kryerjes së riparimeve urgjente apo mirëmbajtjes. Në qoftë se me rastin e vizitës së tillë tregtari ofron shërbime përveç atyre që kërkohen në mënyrë specifike nga konsumatori apo mallra të tjera përveç pjesëve zëvendësuese të përdorura domosdoshmërisht në kryerjen e mirëmbajtjes apo riparimeve, e drejta e tërheqjes do të zbatohet për ato shërbime ose mallra shtesë;
    • Kontratat për shërbim pasi që shërbimi të jetë kryer plotësisht, nëse furnizimi ka filluar me pëlqimin paraprak të konsumatorit dhe me pranimin se ai do ta humb të drejtën e tij të tërheqjes pasi që kontrata të jetë zbatuar plotësisht nga tregtari;
    • Furnizimet me mallra apo shërbime për të cilat çmimi varet nga luhatjet në tregun financiar që nuk mund të kontrollohen nga tregtari dhe mund të paraqiten përgjatë
    • periudhës së tërheqjes;
  8. 9.8.E drejta juaj për të anuluar Kontratën pa obligime financiare ndaj Gjirafa do të zbatohet ekskluzivisht për produktet që janë kthyer në të njëjtën gjendje në të cilën i keni marrë ato. Në çdo rast, duhet të dërgoni produktin që do të kthehet së bashku me fletëpagesën që keni marrë kur është dorëzuar produkti. Ju do të gjeni një përmbledhje për ushtrimin e kësaj të drejtë për anulim kur të merrni porosinë.

  9. 9.9.Në rast se Konsumatori ka hapur produktin, në çfarëdo lloj mënyre, duke ndryshuar kështu automatikisht çmimin e produktit në treg, i njëjti detyrohet që me rastin e tërheqjes nga Kontrata, brenda afatit 14 ditor, obligohet t’i pagujë Gjirafës shumën deri ne 50% të çmimit të kontraktuar/blerë të produktit.

  10. 9.10. Kthimi i produkteve që nuk janë në konformitet:
    Nëse mendoni se në momentin e dorëzimit produkti nuk është konform specifikave të paraqitura në Platformë dhe siç përcaktohet në Kontratë, duhet të na kontaktoni menjëherë duke plotësuar formularin tonë të kontaktit me detajet e produktit dhe dëmin apo moskonformitetin e produktit. Ju duhet ta ktheni produktin në adresën e treguar në dëftesën që merrni kur dorëzohet produkti, ose t'ia jepni atë dërguesit/postës së kontraktuar që ta dërgoj në vendin e dakorduar të dorëzimit.

  11. 9.11.Ne do të shqyrtojmë me kujdes produktin e kthyer dhe do t'ju njoftojmë me postë elektronike brenda një periudhe të arsyeshme nëse produkti mund të riparohet, zëvendësohet ose nëse keni të drejtë për rimbursim. Konsumatori mund të kërkojë nga Gjirafa, fillimisht të riparojë mallrat ose mund t’i kërkojë Gjirafës t’i zëvendësojë ato, në cilindo rast pa pagesë, përveç rasteve kur kjo është e pamundur ose jo-proporcionale. Një riparim do të konsiderohet si jo-proporcional nëse imponon kosto mbi Gjirafën, që në krahasim me rregullimin alternativ është i paarsyeshëm, duke marr parasysh:

    • vlerën të cilën do ta kishin mallrat nëse nuk do të kishte mungesë të konformitetit;
    • rëndësinë e mungesës së konformitetit; dhe
    • nëse rregullimi alternativ mund të përfundohet pa ndonjë vështirësi domethënëse për konsumatorin.
  12. 9.12.Çfarëdo riparimi ose zëvendësimi do të përfundohet brenda një kohe të arsyeshme dhe pa ndonjë shqetësim të konsiderueshëm për konsumatorin, duke pasur parasysh natyrën e mallrave dhe qëllimin për të cilin konsumatori ka kërkuar mallrat. Në rast se produkti nuk është në konformitet me kontratën, dhe i njëjti ka garancion, afati i riparimit të produktit do të përcaktohet me garancion. Nëse konfirmohet një defekt ose dëmtim në produktet e kthyera, ne do të bëjmë rimbursim të plotë, përfshirë tarifat që keni pësuar për dorëzimin dhe kthimin. Rimbursimi gjithmonë do të paguhet duke përdorur të njëjtën mjet pagese që keni përdorur për të paguar për blerjen tuaj.

  13. 9.13.Konsumatori nuk ka të drejtë të anulojë kontratën nëse mungesa e konformitetit është e vogël. Të gjitha të drejtat e njohura në legjislacionin aktual do të mbrohen, në çdo rast.

10. GARANCIA E PRODUKTEVE

  1. 10.1.Gjirafa ofron Garanci për produkte të caktuara të cilat blihen nga Ju në cilësinë e Konsumatorit. Të gjitha produktet që paraqiten nga Gjirafa se kanë garancion, e kanë të shënuar qartazi në platformë kohëzgjatjen e garancionit, e cila llogaritet nga dita e pranimit të produktit nga Konsumatori. Fletëgarancia do të lëshohet në momentin e përgatitjes së porosisë/produktit dhe nuk paragjykon të drejtat e palëve për ankesë sipas këtyre Kushteve.

  2. 10.2.Gjirafa do të zëvendësojë produktin e konsumatorit, kur riparimi i të njejtit është i pamundshëm ose merr më gjatë se 30 ditë pune nga momenti i pranimit në depo të Gjirafa. Në rastin kur produkti në garancion nuk mund të riparohet ose zëvendësohet, Gjirafa do ta rimbursojë Konsumatorin në vlerën e plotë të produktit.

  3. 10.3.Nëse afati i Garancisë ka skaduar, Gjirafa do të refuzojë kërkesën tuaj për riparimin e produktit, zëvendësimin e tij apo kthimin e të hollave.

  4. 10.4.Në rast se Gjirafa konstaton se produkti i sjellur për riparim ka pësuar dëmtime fizike apo të natyrës që nuk i mbulon garancioni, Gjirafa do të ju kontaktojë për të ju njoftuar që të merrni produktin e juaj mbrapa. Ju keni njëzet (20) ditë afat për të marrë produktin e juaj nga zyret e Gjirafa. Nëse brenda afatit të lartëpërmendur nuk vini për të marrë produktin tuaj, Gjirafa do të konsiderojë se keni hequr dorë nga sendi/produkti juaj. Kjo nënkupton se ju i jepni Gjirafa të drejtën që produktin tuaj ta konsiderojë të hudhur/braktisur, dhe rrjedhimisht, mund të asgjësojë, hudhë ose merr pronësi të plotë mbi të njëjtin, pa pasur ndonjë obligim ndaj jush.

11. SANKSIONET DHE POLITIKAT E EKSPORTIT

  1. 11.1. Ju nuk mund të përdorni asnjë nga Shërbimet e Gjirafa nëse jeni subjekt i sanksioneve të SHBA-së ose sanksioneve në përputhje me ligjet e SHBA-së, subjekt i sanksioneve të BE-së të apo të vendosura nga qeveria e vendit ku po përdorni Shërbimet e Gjirafa. Ju duhet të respektoni të gjitha ligjet e zbatueshme për kontrollin e eksportit dhe ri-eksportit, përfshirë kufizimet e eksportit të SHBA-së apo të BE-së, për mallrat, softuerët, teknologjinë dhe shërbimet. Për më shumë informata, kliko këtu:

12. AKTIVITETET E NDALUARA

Ju nuk mund t'i përdorni ose përdorni Shërbimet për ndonjë qëllim tjetër përveç atij për të cilin ne i ofrojmë Shërbimet. Shërbimet nuk mund të përdoren në lidhje me ndonjë përpjekje komerciale, përveç atyre që janë pranuar ose miratuar në mënyrë specifike nga ne.

Si përdorues i Shërbimeve, ju pranoni të mos:

  • Merrni sistematikisht të dhëna ose përmbajtje të tjera nga Shërbimet për të krijuar ose përpiluar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, një koleksion, përmbledhje, bazë të dhënash, arkivë, katalog ose regjistër pa lejen tonë të lëshuar me shkrim.

  • Mashtroni, gënjeni, manipuloni, keqinformoni ne dhe përdoruesit e tjerë, veçanërisht në çdo përpjekje për të mësuar informacione të ndjeshme të llogarisë, siç janë fjalëkalimet e përdoruesit.

  • Anashkaloni, çaktivizoni ose ndërhyni ndryshe në veçoritë e Shërbimeve që lidhen me sigurinë, duke përfshirë veçori që parandalojnë ose kufizojnë përdorimin ose kopjimin e çdo Përmbajtjeje ose zbatojnë kufizime në përdorimin e Shërbimeve dhe/ose përmbajtjes të përfshira në të.

  • Nënçmoni, njollosni ose dëmtoni ndryshe, sipas mendimit tonë, neve dhe/ose Shërbimet.

  • Përdorni çdo informacion të marrë nga Shërbimet për të ngacmuar, abuzuar ose dëmtuar një person tjetër.

  • Përdorni në mënyrë jo të duhur shërbimet tona mbështetëse për klientet ose paraqisni raporte të rreme për abuzim ose sjellje të pahijshme.

  • Përdorni Shërbimet në një mënyrë që nuk përputhet me asnjë ligj ose rregullore në fuqi.

  • Angazhoheni në inkuadrim të paautorizuar në lidhje me Shërbimet.

  • Ngarkoni ose transmetoni (ose përpiquni të ngarkoni ose transmetoni) viruse, kuaj trojanë (“trojan horse”) ose materiale të tjera, duke përfshirë përdorimin e tepruar të shkronjave të mëdha dhe spamming (postimi i vazhdueshëm i tekstit të përsëritur), që ndërhyn në përdorimin e pandërprerë të Shërbimeve nga cilado palë apo modifikon, dëmton, prish, ndryshon ose ndërhyn në përdorimin, veçoritë, funksionet, operimin ose mirëmbajtjen e Shërbimeve.

  • Angazhoheni në çdo përdorim të automatizuar të sistemit, si p.sh. përdorimi i skripteve për të dërguar komente ose mesazhe, ose përdorimi i çdo nxjerrje të të dhënave, robotëve ose mjeteve të ngjashme për mbledhjen dhe nxjerrjen e të dhënave.

  • Fshini njoftimin për të drejtën e autorit ose të drejtat e tjera pronësore nga çdo Përmbajtje.

  • Bëni përpjekje për të imituar një përdorues ose person tjetër ose të përdorni emrin e përdoruesit (username) të një përdoruesi tjetër.

  • Ngarkoni ose transmetoni (ose përpiquni të ngarkoni ose transmetoni) çdo material që vepron si një mekanizëm pasiv ose aktiv për mbledhjen ose transmetimin e informacionit, duke përfshirë pa kufizime, formate të qarta të shkëmbimit të grafikëve ("gif"), pikselë 1×1, gabime në ueb (“web bugs”), cookie, ose pajisje të tjera të ngjashme (ndonjëherë të referuara si "spyware" ose "mekanizma grumbullimi pasiv" ose "pcms").

  • Ndërhyni, prishni ose krijoni një barrë të tepërt të panevojshme në Shërbimet tona apo rrjetet ose shërbimet tjera të ndërlidhura me Shërbimet.

  • Ngacmoni, bezdisni, frikësoni ose kërcënoni cilindo nga punonjësit, ekipën ose agjentët tanë të angazhuar në ofrimin e ndonjë pjese të Shërbimeve për ju.

  • Përpiqeni të anashkaloni çfarëdo mase të Shërbimeve të krijuar për të parandaluar ose kufizuar qasjen në Shërbime, ose në ndonjë pjesë të Shërbimeve.

  • Kopjoni ose përshtatni softuerin e Shërbimeve, duke përfshirë por pa u kufizuar në Flash, PHP, HTML, JavaScript ose kode të tjera.

  • Me përjashtim të rasteve të lejuara nga ligji në fuqi, deshifroni, dekompiloni, çmontoni ose rindërtoni cilindo prej softuerëve që përfshin ose në çfarëdo mënyre përbën një pjesë të Shërbimeve.

  • Me përjashtim të rasteve kur mund të jetë rezultat i përdorimit standard të motorit të kërkimit ose shfletuesit të internetit, të përdorni, lëshoni, zhvilloni ose shpërndani çdo sistem të automatizuar, duke përfshirë por pa u kufizuar në, çdo “marimangë” (“spider”), robot, mjet mashtrimi, gërvishtës ose lexues offline që akseson Shërbimet, apo të përdorni ose lëshoni ndonjë skript të paautorizuar ose softuer tjetër.

  • Bëni çdo përdorim të paautorizuar të Shërbimeve, duke përfshirë mbledhjen e emrave të përdoruesve dhe/ose adresave të emailit të përdoruesve me mjete elektronike ose mjete të tjera me qëllim të dërgimit të emaileve të pakërkuara, ose krijimit të llogarive të përdoruesve me mjete të automatizuara ose me pretendime të rreme.

  • Përdorni Shërbimet si pjesë e çfarëdo përpjekjeje për të konkurruar me ne ose për të përdorur ndryshe Shërbimet dhe/ose Përmbajtjen për cilëndo ndërmarrje tregtare apo çfarëdo tentative që gjeneron të ardhura.

  • Shisni ose transferoni profilin tuaj.

  • Përdorni Shërbimet për të reklamuar ose ofruar për të shitur mallra dhe shërbime.

13. UDHËZIME PËR KOMENTE DHE VLERËSIME (REVIEWS)

  1. 13.1.Ne mund t'ju ofrojmë hapësira në Shërbimet për të lënë komente ose vlerësime. Kur postoni një koment apo vlerësim, ju duhet të respektoni kriteret e mëposhtme:

    • duhet të keni përvojë të drejtpërdrejtë me personin apo produktin për të cilin publikohet komenti;
    • komentet tuaja nuk duhet të përmbajnë gjuhë fyese, abuzive, raciste, ose urrejtjeje;
    • vlerësimet tuaja nuk duhet të përmbajnë referenca diskriminuese bazuar në fenë, racën, gjininë, origjinën kombëtare, moshën, statusin martesor, orientimin seksual ose paaftësinë e një personi;
    • vlerësimet tuaja nuk duhet të përmbajnë referenca për veprimtari të kundërligjshme;
    • nuk duhet të jeni të lidhur me konkurrencën nëse postoni komente negative;
    • nuk duhet të postoni ndonjë përfundim në lidhje me ligjshmërinë e sjelljes;
    • nuk mund të postoni ndonjë deklaratë të rreme ose mashtruese; dhe
    • nuk mund të organizoni një fushatë që inkurajon të tjerët të postojnë komente, qofshin ato pozitive apo negative.
  2. 13.2.Ne mund të pranojmë, refuzojmë ose fshijmë komentet në diskrecionin tonë të vetëm. Ne nuk kemi absolutisht asnjë detyrim për të kontrolluar komentet ose për të fshirë komentet, edhe nëse dikush i konsideron komentet të pakëndshme ose të pasakta. Komentet dhe vlerësimet nuk miratohen nga ne dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht opinionet tona ose pikëpamjet e ndonjë prej filialeve ose partnerëve tanë. Ne nuk marrim përgjegjësi për ndonjë koment ose për ndonjë pretendim, detyrim apo humbje që rezulton nga ndonjë koment. Duke postuar një koment, ju na jepni një të drejtë dhe licencë të përhershme, joekskluzive, mbarëbotërore, pa honorare, plotësisht të paguar, të caktuara dhe të nënlicensueshme për të riprodhuar, modifikuar, përkthyer, transmetuar me çdo mjet, për të shfaqur, performuar dhe/ose shpërndarë të gjithë përmbajtjen në lidhje me komentin apo vlerësimin.

14. E DREJTA E ANKESËS

Konsumatori ka të drejtë të parashtrojë ankesë ndaj cilitdo tregtar nga i cili është blerë produkti, në rast të moskonformiteteve të produktit dhe të kontratës, në lidhje me çështjet e garantuara, për shkak të blerjes, si dhe arsyeve të tjera të ngjashme, në pajtim me Ligjin për Mbrojten e Konsumatorit. Blerja mund të krijohet mbi bazën e faturës për blerjen e produktit, kontratës së shitjes dhe fletën e garancisë ose në mënyrë tjetër përkatëse. Ankesa paraqitet përmes email adresës drejtuar Gjirafa dhe atë:

  • në email adresën: [email protected]; apo
  • përmes postës në adresën e Gjirafa: Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, km i 6-të, Graçanicë, Republika e Kosovës.

15. MEDIAT SOCIALE

  1. 15.1.Si pjesë e funksionalitetit të Shërbimeve, ju mund të lidhni llogarinë tuaj me llogaritë tuaja (online) në internet që ju keni me ofruesit e shërbimeve të palëve të treta (secila llogari e tillë, tutje referuar si "Llogari e Palës së Tretë") dhe atë:

    • duke ofruar informacionin e hyrjes së llogarinë tuaj të palës së tretë përmes Shërbimeve; ose
    • duke na lejuar të qasemi në llogarinë tuaj të palës së tretë, siç lejohet sipas termave dhe kushteve të zbatueshme që rregullojnë përdorimin tuaj të çdo llogarie të palës së tretë.
  2. 15.2.Ju deklaroni dhe garantoni se ju keni të drejtë të na e zbuloni informacionin e hyrjes në llogarinë tuaj të palës së tretë dhe/ose të na jepni qasje në llogarinë tuaj të palës së tretë, pa e shkelur asnjë prej termeve dhe kushteve që rregullojnë përdorimin tuaj të Llogarisë së Palës së Tretë dhe pa na detyruar të paguajmë ndonjë tarifë ose duke pa na bërë ne subjekt të ndonjë kufizimi të përdorimit të vendosur nga ofruesi i shërbimit të palës së tretë të Llogarisë së Palës së Tretë. Duke na dhënë akses në cilëndo Llogari të Palës së Tretë, ju e kuptoni se:

    • ne mund të kemi qasje, të vëmë në dispozicion dhe të ruajmë (nëse është e aplikueshme) çdo përmbajtje që i keni dhënë dhe ruajtur në llogarinë tuaj të palës së tretë (tutje referuar si "Përmbajtja e Rrjetit Social") në mënyrë që ajo të jetë e disponueshme në dhe nëpërmjet Shërbimeve përmes llogarisë suaj, duke përfshirë por pa u kufizuar në çfarëdo liste miqsh, dhe
    • ne mund t'i paraqesim dhe marrim nga llogaria juaj e palës së tretë informacion shtesë në masën që ju njoftoheni kur lidhni llogarinë tuaj me llogarinë e palës së tretë.
  3. 15.3.Në varësi të llogarive të palëve të treta që zgjidhni dhe që i nënshtrohen cilësimeve të privatësisë që keni vendosur në llogari të tilla të palëve të treta, informacioni personal i identifikueshëm që postoni në llogaritë tuaja të palëve të treta mund të jetë i disponueshëm në dhe përmes llogarisë suaj në Shërbime. Ju lutemi vini re se nëse një llogari e palës së tretë ose një shërbim i lidhur bëhet i padisponueshëm ose qasja jonë në një llogari të tillë të palës së tretë ndërpritet nga ofruesi i shërbimit të palës së tretë, atëherë Përmbajtja e Rrjetit Social mund të mos jetë më e disponueshme në Shërbimet dhe nëpërmjet saj. Ju do të keni mundësinë të çaktivizoni lidhjen midis llogarisë suaj në Shërbime dhe llogarive tuaja të palëve të treta në çdo kohë. Ju lutem vini re se marrëdhënia juaj me ofruesit e shërbimit të palës së tretë të lidhur me llogaritë tuaja të palës së tretë qeveriset vetëm nga marrëveshjet tuaja me këta ofrues të shërbimit të palës së tretë. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të rishikuar çdo përmbajtje të rrjetit social për çfarëdo qëllimi, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, saktësinë, ligjshmërinë ose mosshkeljen, dhe nuk jemi përgjegjës për asnjë përmbajtje të rrjetit social. Ju e kuptoni dhe pranoni që ne mund t'i qasemi librit tuaj të adresave të postës elektronike të lidhura me një llogari të palës së tretë dhe listës suaj të kontakteve të ruajtura në pajisjen tuaj celulare ose kompjuterin tabletë vetëm për qëllime të identifikimit dhe informimit të atyre kontakteve që janë regjistruar gjithashtu për të përdorur Shërbimet. Ju mund të çaktivizoni lidhjen midis Shërbimeve dhe llogarisë tuaj të palës së tretë duke na kontaktuar përmes informacionit të kontaktit më poshtë ose përmes cilësimeve të llogarisë tuaj (account settings). Ne do të përpiqemi të fshijmë çdo informacion të ruajtur në serverët tanë që është marrë përmes një llogarie të tillë të palës së tretë, përveç emrit të përdoruesit dhe fotografisë së profilit që lidhen me llogarinë tuaj.

16. FAQJA E INTERNETIT DHE PËRMBAJTJA E PALËVE TË TRETA

Shërbimet mund të përmbajnë (ose mund t'ju dërgohen nëpërmjet faqes) lidhje me faqet e tjera të internetit (tutje referuar si "Faqet e internetit të palëve të treta") si dhe artikuj, fotografi, tekst, grafikë, fotografi, dizajne, muzikë, audio, video, informacione, aplikacione, softuer dhe përmbajtje ose artikuj të tjerë që i përkasin ose vijnë nga palët e treta ("Përmbajtja e palëve të treta"). Faqet e tilla të internetit të palëve të treta dhe përmbajtjet e palëve të treta nuk hetohen, monitorohen ose kontrollohen për saktësinë, përshtatshmërinë ose plotësinë nga ne dhe ne nuk jemi përgjegjës për asnjë faqe interneti të palëve të treta të aksesuara nëpërmjet Shërbimeve ose ndonjë përmbajtje të palës së tretë të postuar në, të disponueshme ose të instaluara nga Shërbimet, duke përfshirë përmbajtjen, saktësinë, opinionet, besueshmërinë, praktikat e privatësisë ose politika të tjera të ose të përfshira në faqet e internetit të palëve të treta ose përmbajtjen e palëve të treta. Përfshirja, lidhja me, ose lejimi i përdorimit ose instalimit të ndonjë faqeje interneti të palëve të treta ose ndonjë përmbajtje të palëve të treta nuk nënkupton aprovimin ose miratimin e tyre nga ne. Nëse vendosni të largoheni nga Shërbimet dhe të hyni në faqet e internetit të palëve të treta ose të përdorni ose instaloni ndonjë përmbajtje të palëve të treta, ju e bëni këtë nën përgjegjësinë tuaj dhe duhet të jeni të vetëdijshëm se këto Kushte Ligjore nuk janë të aplikueshme në atë rast. Ju duhet të rishikoni kushtet dhe politikat e zbatueshme, duke përfshirë privatësinë dhe praktikat e mbledhjes së të dhënave, të çdo faqe interneti të cilën ju eksploroni nga Shërbimet ose në lidhje me çdo aplikacion që përdorni ose instaloni nga Shërbimet. Çdo blerje që bëni përmes faqeve të internetit të palëve të treta do të bëhet përmes faqeve të tjera të internetit dhe nga kompani të tjera, dhe ne nuk marrim asnjë përgjegjësi në lidhje me blerje të tilla që janë ekskluzivisht midis jush dhe palës së tretë të aplikueshme. Ju kuptoni dhe pranoni se ne nuk i miratojmë produktet ose shërbimet e ofruara në faqet e internetit të palëve të treta dhe ne nuk kemi përgjegjësi për çfarëdo dëmi të shkaktuar nga blerja juaj e produkteve ose shërbimeve të tilla. Për më tepër, ne nuk mbajmë përgjegjësi për çfarëdo humbje të pësuar nga ju ose dëm të shkaktuar ndaj jush në lidhje me ose që rezulton në çfarëdo mënyre nga ndonjë përmbajtje e palëve të treta ose çdo kontakt me faqet e internetit të palëve të treta.

17. REKLAMAT

Ne i lejojmë reklamuesit të shfaqin reklamat e tyre dhe informacione të tjera në fusha të caktuara të Shërbimeve, të tilla si reklamat në shiritin anësor ose reklamat me baner. Ne thjesht ofrojmë hapësirën për të vendosur reklama të tilla dhe nuk kemi asnjë marrëdhënie tjetër me reklamuesit.

18. MENAXHIMI I SHËRBIMEVE

Ne rezervojmë të drejtën, por jo detyrimin, për:

  • monitorimin e Shërbimeve për shkelje të këtyre Kushteve Ligjore;
  • të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore kundër kujtdo që, sipas gjykimit tonë, shkel ligjin ose këto Kushte Ligjore, duke përfshirë por pa u kufizuar në raportimin e një përdoruesi të tillë tek autoritetet e zbatimit të ligjit;
  • sipas gjykimit tonë dhe pa kufizime, të refuzojmë, kufizojmë qasjen në, limitojmë disponueshmërinë e, apo të çaktivizojmë (në masën e mundshme teknologjikisht) llogarinë tuaj ose ndonjë pjese të saj;
  • në diskrecionin tonë të vetëm dhe pa kufizime, njoftime, detyrime apo përgjegjësi, të heqim nga Shërbimet ose të çaktivizojmë të gjithë skedarët dhe përmbajtjet që kanë përmasa të tepërta ose që janë në ndonjë mënyrë rënduese për sistemet tona; dhe
  • të menaxhuar Shërbimet në një mënyrë të krijuar për të mbrojtur të drejtat dhe pronën tonë dhe për të lehtësuar funksionimin e duhur të Shërbimeve.

19. POLITIKA E PRIVATËSISË

Ne kujdesemi për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave. Ju lutemi rishikoni Politikën tonë të Privatësisë këtu: https://listime.gjirafa.com/Top/Terms#Privacy Duke përdorur Shërbimet, ju pranoni të jeni të detyruar nga Politika jonë e Privatësisë, e cila është e përfshirë në këto Kushte Ligjore. Ju lutemi kini parasysh që Shërbimet janë të organizuara në Kosovë. Nëse ju aksesoni Shërbimet nga cilido rajon tjetër i botës me ligje ose kërkesa të tjera që rregullojnë mbledhjen, përdorimin ose zbulimin e të dhënave personale që ndryshojnë nga ligjet në fuqi në Kosovë, atëherë përmes përdorimit të vazhdueshëm të Shërbimeve, ju po i transferoni të dhënat tuaja në Kosovë, dhe ju shprehimisht pranoni që të dhënat tuaja të transferohen dhe të përpunohen në Kosovë.

20. AFATI DHE NDËRPRERJA

  1. 20.1.Këto Kushte Ligjore do të mbeten në fuqi dhe kanë efekt të plotë gjatë kohës që ju përdorni Shërbimet. Pa paragjykuar dhe kufizuar asnjë dispozitë tjetër të këtyre kushteve ligjore, ne rezervojmë të drejtën, nën diskrecionin tonë të plotë dhe pa njoftim apo përgjegjësi, të refuzojmë qasjen dhe përdorimin e shërbimeve (duke përfshirë bllokimin e IP adresave të caktuara), të cilido person për çfarëdo arsye apo edhe pa asnjë arsye, përfshirë por pa u kufizuar në shkelje të cilesdo deklaratë, garanci, apo dispozitë të përfshirë në këto kushte ligjore ose të ndonjë ligji apo rregullore të zbatueshme. Ne mund të ndërprejmë përdorimin ose pjesëmarrjen tuaj në shërbime ose të fshijmë llogarinë tuaj dhe çdo përmbajtje ose informacion që ju keni postuar, në çdo kohë, pa paralajmërim, sipas gjykimit tonë.

  2. 20.2.Nëse mbyllim ose pezullojmë llogarinë tuaj për ndonjë arsye, ju ndalohet të regjistroheni dhe të krijoni një llogari të re nën emrin tuaj, një emër të rremë ose të huazuar ose emrin e ndonjë pale të tretë, edhe nëse jeni duke vepruar në emër të një pale të tretë. Përveç mbylljes ose pezullimit të llogarisë suaj, ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore, duke përfshirë por pa u kufizuar në procedurën civile, procedurën penale dhe ndjekjen e procedurave për dëmshpërblim.

21. MODIFIKIMET DHE NDËRPRERJET

  1. 21.1.Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar, modifikuar ose hequr përmbajtjen e Shërbimeve në çdo kohë ose për çfarëdo arsye sipas gjykimit tonë pa paralajmërim. Megjithatë, ne nuk kemi asnjë detyrim të përditësojmë asnjë informacion mbi Shërbimet tona. Ne gjithashtu rezervojmë të drejtën për të modifikuar ose ndërprerë të gjitha ose një pjesë të Shërbimeve pa njoftim në çdo kohë. Ne nuk do të jemi përgjegjës ndaj jush ose ndonjë pale të tretë për çdo modifikim, ndryshim çmimi, pezullim ose ndërprerje të Shërbimeve.

  2. 21.2.Ne nuk mund të garantojmë se Shërbimet do të jenë të disponueshme në çdo kohë. Ne mund të hasim në probleme harduerike, softuerike ose probleme të tjera apo duhet të bëjmë mirëmbajtjen në lidhje me Shërbimet, duke rezultuar në ndërprerje, vonesa ose gabime. Ne rezervojmë të drejtën të ndryshojmë, rishikojmë, përditësojmë, pezullojmë, ndërpresim ose modifikojmë Shërbimet në çdo kohë ose për çfarëdo arsye pa njoftim paraprak. Ju kuptoni dhe pranoni që ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për ndonjë humbje, dëmtim ose shqetësim të shkaktuar nga pamundësia juaj për të hyrë ose përdorur Shërbimet gjatë çdo vonese, gabimi ose ndërprerjeje të Shërbimeve. Asnjë dispozitë në këto Kushte Ligjore nuk do të interpretohet në atë mënyrë që të na detyrojë ne të mbajmë dhe mbështesim Shërbimet ose të ofrojmë ndonjë korrigjim, përditësim ose lëshim në lidhje me to.

22. LIGJI I APLIKUESHËM

  1. 22.1.Këto Kushte Ligjore do të rregullohen dhe do të qeverisen nga ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.

  2. 22.2.Për të gjitha çështjet juridike të cilat nuk janë të përfshira në këto terma të përgjithshëm, do të aplikohet Ligji Nr. 06/L-034 Për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligji Nr. 04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve.

  3. 22.3.Ligji i aplikueshëm dhe metodat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve aplikohen për të gjitha Shërbimet e Gjirafa, këto Kushte të Përgjithshme, dhe kushtet e tjera të veçanta të cilat janë të aplikueshme për Shërbime të caktuara të ofruara nga ne, përveç nëse ligji i aplikueshëm dhe metodat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përcaktohen ndryshe nga kushtet të tilla të veçanta. Në raste të tilla, dispozitat e kushteve të tilla të veçanta mbizotërojnë.

23. ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE

  1. 23.1.Në rast se Klienti është Jo-Konsumator (person juridik), çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim i dalur nga, apo i lidhur me këto Terme dhe Kushte të Përgjithshme dhe Kushte të Përdorimit, duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose pavlefshmërinë e tyre, do të zgjidhet me procedurën e arbitrazhit nën patronazhin e Qendrës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, sipas Rregullave të Arbitrazhit të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, të aplikueshme në kohën kur paraqitet rasti për zgjidhje, si dhe në përputhje me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Numri i arbitrave do të jetë një (1), gjuha që do të përdoret në procedurat e arbitrazhit do të jetë gjuha shqipe, dhe vendi i arbitrazhit do të jetë Prishtina, Republika e Kosovës.

  2. 23.2.Në rast se Klienti është Konsumator (person fizik), çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim i dalur nga, apo i lidhur me këtë Marrëveshje duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose pavlefshmërinë e tyre, do të zgjidhet nga Gjykata kompetente në Prishtinë.

  3. 23.3.Gjirafa do të ruajë gjithashtu të drejtën për të ngritur procedime në lidhje me thelbin e çështjes në gjykatat e vendit ku banoni (jashtë Kosovës) atëherë kur është e aplikueshme. Alternativisht, nëse ju po i pranoni këto Kushte Ligjore si pjesë e aktiviteteve tuaja të biznesit, vendndodhja që do të ketë rëndësi për këto kushte është ajo ku ndodhet zyra juaj kryesore ose vendi i kryesor i biznesit.

24. KORRIGJIMET

Mund të ketë informacion mbi Shërbimet që përmbajnë gabime shtypi, pasaktësi ose lëshime, duke përfshirë përshkrimet, çmimet, disponueshmërinë dhe informacione të tjera të ndryshme. Ne rezervojmë të drejtën për të korrigjuar çdo gabim, pasaktësi ose lëshim dhe për të ndryshuar ose përditësuar informacionin mbi Shërbimet në çdo kohë, pa njoftim paraprak.

25. KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË

  1. 25.1.Shërbimet ofrohen në baza siç-është dhe ashtu siç është në dispozicion. Ju pranoni që përdorimi juaj i shërbimeve do të jetë nën përgjegjësinë tuaj të plotë. Ne nuk japim asnjë garanci ose siguri në lidhje me saktësinë ose plotësinë e përmbajtjes së shërbimeve ose përmbajtjes së çfarëdo faqeje interneti ose aplikacioni celular të lidhur me shërbimet dhe nuk mbajmë asnjë përgjegjësi ose detyrim për ndonjë:

    • gabim, lëshim ose pasaktësi të përmbajtjes dhe materialeve;
    • lëndim personale ose dëmtim pronësore, i çfarëdo natyre, që rezulton nga qasja juaj dhe përdorimi i shërbimeve;
    • akses i paautorizuar ose përdorimi i serverëve tanë të sigurt dhe/ose çfarëdo dhe të gjitha informacionet personale dhe /ose informacion financiar i ruajtur aty;
    • ndërprerje ose ndalim i transmetimit në ose nga shërbimet,
    • defekt, virus, kuaj trojan (“trojan horse”) ose të ngjashme që mund të transmetohen te ose nëpërmjet shërbimeve nga ndonjë palë e tretë, dhe/ose
    • gabim ose lëshim në çdo përmbajtje dhe material ose për çdo humbje apo dëmtim të çfarëdo lloji të shkaktuar si rezultat i përdorimit të çdo përmbajtje të postuar, transmetuar ose të disponueshme nëpërmjet shërbimeve.
  2. 25.2.Ne nuk garantojmë, miratojmë, sigurojmë ose marrim përgjegjësi për ndonjë produkt ose shërbim të reklamuar ose ofruar nga një palë e tretë nëpërmjet shërbimeve, çdo faqe interneti të hiperlidhur ose ndonjë faqe interneti ose aplikacioni celular të paraqitur në ndonjë baner ose reklamë tjetër, dhe ne nuk do të jemi palë ose në çfarëdo mënyre të jemi përgjegjës për monitorimin e çfarëdo transaksioni midis jush dhe çdo ofruesi të produkteve ose shërbimeve të palëve të treta. Si me blerjen e një produkti ose shërbimi nëpërmjet çdo mediumi ose mjedisi, ju duhet të përdorni gjykimin tuaj më të mirë dhe të tregoni kujdes aty ku është e nevojshme.

  3. 25.3.Në asnjë rast ne ose drejtorët, ekipa, punonjësit ose agjentët tanë nuk do të jemi përgjegjës ndaj jush ose ndonjë pale të tretë për ndonjë dëmtim të drejtpërdrejtë, të tërthortë, pasues, karakteristik, të rastësishëm, të veçantë ose ndëshkues, duke përfshirë fitimin e humbur, të ardhurat e humbura, humbjen e të dhënave, ose dëme të tjera që rrjedhin nga përdorimi juaj i shërbimeve, edhe nëse jemi këshilluar për mundësinë e dëmeve të tilla. Pavarësisht nga çdo gjë në të kundërtën e përfshirë këtu, përgjegjësia jonë ndaj jush për çdo shkak dhe pavarësisht nga forma e padisë, do të kufizohet në çdo kohë në shumën e paguar, nëse ka, nga ju për ne gjatë periudhës gjashtë (6) mujore para shfaqjes së ndonjë shkaku të veprimit.

26. DËMSHPËRBLIMI

  1. 26.1.Ju pranoni të mbroni, të dëmshpērbleni dhe të mos na mbani të përgjegjës, duke përfshirë filialet tona, të gjithë ekipen/stafin, agjentët, partnerët dhe punonjësit tanë përkatës, nga dhe kundër çdo humbjeje, dëmi, përgjegjësie, detyimi, pretendimi ose kërkese, duke përfshirë tarifat dhe shpenzimet e avokatëve, të bëra nga çdo palë e tretë për shkak ose që lindin nga:

    • përdorimi i Shërbimeve;
    • shkelje e këtyre Kushteve Ligjore;
    • çdo shkelje e deklaratave dhe garancive tuaja të përcaktuara në këto Kushte Ligjore;
    • shkelja e të drejtave të një pale të tretë nga ana juaj, duke përfshirë por pa u kufizuar në të drejtat e pronësisë intelektuale; ose
    • çdo veprim i hapur i dëmshëm ndaj çdo përdoruesi tjetër të Shërbimeve me të cilin jeni lidhur nëpërmjet Shërbimeve.
  2. 26.2.Pavarësisht nga sa më sipër, ne rezervojmë të drejtën, me shpenzimet tuaja, të marrim mbrojtjen dhe kontrollin ekskluziv të çdo çështjeje për të cilën ju kërkohet të na dëmshpërbleni dhe ju pranoni të bashkëpunoni, me shpenzimet tuaja, me mbrojtjen tonë të pretendimeve të tilla. Ne do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për t'ju njoftuar për çdo pretendim, veprim ose procedim të tillë që i nënshtrohet këtij dëmshpërblimi pasi të jemi në dijeni për të.

27. TË DHËNAT E PËRDORUESIT

Ne do të mbajmë të dhëna të caktuara që ju i transmetoni Shërbimeve me qëllim të menaxhimit të performancës së Shërbimeve, si dhe të dhëna në lidhje me përdorimin tuaj të Shërbimeve. Edhe pse ne kryejmë kopje rezervë të rregullt rutinë të të dhënave (“backups”), ju jeni personalisht përgjegjës për të gjitha të dhënat që transmetoni ose që lidhen me çdo aktivitet që keni ndërmarrë duke përdorur Shërbimet. Ju pranoni që ne nuk do të kemi asnjë përgjegjësi ndaj jush për çdo humbje ose korruptim të këtyre të dhënave, dhe në këtë mënyrë ju hiqni dorë nga çdo e drejtë veprimi kundër nesh që rrjedh nga çdo humbje ose korruptim i tillë i këtyre të dhënave.

28. MARRËVESHJA NË DISTANCË

  1. 28.1.Klienti e kupton se këto Terme dhe Kushte përfaqësojnë një marrëveshje në distancë, sipas legjislacionit të zbatueshëm për marrëdhëniet kontraktuale midis tregtarëve dhe klientëve, dhe shprehimisht pajtohet me të gjitha implikimet ligjore që lindin në këtë drejtim. Dispozitat e veçanta ligjore që synohen të zbatohen për rastet specifike për një grup klientësh janë të shënuara në këtë mënyrë. Në këto raste, nëse ligji i aplikueshëm përcakton ndryshe, aplikohen dispozitat e tilla.

  2. 28.2.Klienti konstaton se Termet dhe Kushtet, së bashku me çdo dokument ndihmës dhe çdo informacion në lidhje me këto Terme dhe Kushte, janë dhënë në një medium të qëndrueshëm në mënyrë të qartë.

29. OBLIGIMET DHE MARRËVESHJET TJERA

  1. 29.1.Gjirafa në çdo kohë mund të caktojë, transferojë, hipotekojë, ngarkojë, nënkontraktojë ose të trajtojë në çfarëdo mënyre tjetër me të gjitha ose ndonjë nga të drejtat e saj sipas këtyre Termeve dhe Kushteve, dhe mund të nënkontraktojë ose t'i delegojë në çfarëdo mënyre ndonjë ose të gjitha detyrimet e saj tek një palë e tretë.

  2. 29.2.Klienti nuk do të caktojë, transferojë, hipotekojë, ngarkojë, nënkontraktojë, të deklarojë një besim mbi ose të trajtojë në asnjë mënyrë tjetër ndonjë ose të gjitha të drejtat ose detyrimet e tij sipas këtyre Termeve dhe Kushteve.

30. FORCA MADHORE

  1. 30.1.Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për ndonjë mosrespektim ose vonesë në përmbushje të ndonjë prej detyrimeve që ne marrim sipas Kontratës kur shkaktohen nga ngjarje përtej kontrollit tonë të arsyeshëm (tutje referuar si “Forcë madhore”).

  2. 30.2.Forca Madhore do të përfshijë çdo veprim, ngjarje, dështim për të ushtruar, mosveprim ose aksident që është përtej kontrollit tonë të arsyeshëm, duke përfshirë, ndër të tjera, sa vijon:

    • Grevë, bllokim apo forma të tjera proteste;
    • Trazira civile, revolta, pushtim, sulm terrorist ose kërcënim terrorist, lufta (e shpallur ose jo) ose kërcënim apo përgatitje për luftë;
    • Zjarri, shpërthimi, stuhia, përmbytja, tërmeti, kolapsi, epidemia ose ndonjë fatkeqësi tjetër natyrore;
    • Pamundësia për të përdorur trenat, anijet, avionët, transportin me mjete motorike ose mjete të tjera të transportit, publike ose private;
    • Pamundësia për të përdorur sisteme telekomunikuese publike ose private;
    • Aktet, dekretet, legjislacioni, rregulloret ose kufizimet e çdo qeverie ose autoriteti publik;
    • Mosfunksionim ose aksident në transportin në det ose lumenj, transportin postar ose çdo lloj transporti tjetër;
  3. 30.3.Detyrimet tona që rrjedhin nga Kontratat pezullohen gjatë periudhës që Forca Madhore është në fuqi dhe ne do të na jepet një zgjatje e periudhës për përmbushjen e këtyre detyrimeve në të njejtën masë në kohë të barabartë me kohëzgjatjen e situatës së Forcës Madhore. Ne do përdorim të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të zbutur efektin e ngjarjes së forcës madhore dhe për të mundësuar përmbushjen e detyrimeve tona.

31. TË NDRYSHME

  1. 31.1.Këto Kushte Ligjore dhe çdo politikë ose rregull operimi i postuar nga ne në Shërbime ose në lidhje me Shërbimet përbëjnë të gjithë marrëveshjen dhe mirëkuptimin midis jush dhe nesh, duke zëvendësuar çdo pakt, marrëveshje ose premtim të mëparshëm të bërë midis qoftë verbalisht ose me shkrim, apo me veprime konkludente.

  2. 31.2.Dështimi ynë për të ushtruar ose zbatuar ndonjë të drejtë ose dispozitë të këtyre Kushteve Ligjore nuk do të funksionojë si heqje dorë nga kjo e drejtë ose dispozitë.

  3. 31.3.Këto Kushte Ligjore funksionojnë në masën më të plotë të lejuar me ligj.

  4. 31.4.Ne nuk do të jemi përgjegjës ose të obliguar për ndonjë humbje, dëmtim, vonesë ose dështim për të vepruar të shkaktuar nga ndonjë shkak jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm.

  5. 31.5.Nëse ndonjë dispozitë ose pjesë e një dispozite të këtyre Kushteve Ligjore përcaktohet të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme, ajo dispozitë ose pjesë e dispozitës konsiderohet e ndashme nga këto Kushte ligjore dhe nuk ndikon në vlefshmërinë dhe zbatueshmërinë e dispozitave tjera të mbetura. Kontrata do të mbetet e detyrueshme në pjesët e tyre të mbetura edhe nëse pikat individuale janë ligjërisht të pavlefshme. Pikat e pavlefshme apo joligjore do të zëvendësohen me dispozitat statutore, nëse ka.

  6. 31.6.Nuk ka asnjë ndërmarrje të përbashkët, partneritet, punësim ose marrëdhënie agjencie të krijuar mes jush dhe nesh si rezultat i këtyre Kushteve Ligjore ose përdorimit të Shërbimeve.

  7. 31.7.Ju pranoni që këto Kushte Ligjore nuk do të interpretohen kundër nesh për shkak të hartimit të tyre. Në këtë mënyrë ju hiqni dorë nga çdo mbrojtje që mund të keni bazuar në formën elektronike të këtyre Kushteve Ligjore dhe mungesën e nënshkrimit nga palët për të zbatuar këto Kushte Ligjore.

  8. 31.8.Ne kemi të drejtë t'i rishikojmë dhe ndryshojmë këto Kushte në çdo kohë. Ju jeni subjekt ndaj politikave dhe Kushteve në fuqi në momentin kur përdorni këtë faqe interneti ose kur bëni ndonjë porosi, përveç nëse ne, bazuar në ligj ose vendim të subjekteve qeveritare, duhet të bëjmë ndryshime në mënyrë retroaktive në politikat e përmendura, Kushtet ose Politikën e Privatësisë. Në këtë rast, ndryshimet e mundshme do të ndikojnë gjithashtu në porositë e bëra më parë nga ju.

  9. 31.9.Nëse kjo kontratë përkthehet në disa gjuhë, gjuhë kryesore e kontratës do të jetë gjuha shqipe. Ndërkaq, interpretimi i kontratës do të qeveriset nga gjuha shqipe.

  10. 31.10.Në rast të mospërputhjeve në mes të gjuhës ose kuptimit të ndonjë pjese të tekstit të kësaj kontrate dhe ndonjë dokument që i është bashkëngjitur kontratës, do të mbizotërojë gjuha ose kuptimi i pjesës kryesore të kësaj kontrate. Titujt e kësaj kontrate janë për ta lehtësuar referimin dhe nuk do të luajnë asnjë rol në interpretimin e kësaj kontrate.

32. KOMUNIKIMET

  1. 32.1.Vizita e Shërbimeve, dërgimi i email-eve dhe plotësimi i formularëve online përbëjnë komunikim elektronik. Ju pranoni të merrni komunikime elektronike dhe pranoni që të gjitha marrëveshjet, njoftimet, zbulimet dhe komunikimet e tjera që ju ofrojmë në mënyrë elektronike, nëpërmjet emailit dhe në Shërbimet, plotësojnë çdo kërkesë ligjore që një komunikim i tillë të konsiderohet jetë me shkrim. Ju pranoni dhe pajtoheni për përdorimin e nënshkrimeve elektronike, kontratave, porosive dhe regjistrimeve të tjera, dhe për dorëzimin elektronik të njoftimeve, politikave dhe regjistrimeve të transaksioneve të inicuara apo të përfunduar nga ne apo përmes Shërbimeve, nē çdo rast kur kjo është e aplikueshme.

  2. 32.2.Të gjitha njoftimet në lidhje me këto Kushte duhet të bëhen me shkrim dhe t’i dërgohen palës tjetër duke përdorur informatat kontaktuese të përcaktuara në kontratë, ose informatat kontaktuese të zëvendësimit të dërguara përmes njoftimit me shkrim. Si rregull, palës do t’i dërgohen njoftimet përmes postës elektronike (e-mail), dhe dërgesat e tilla gjithmonë kanë prioritet.

  3. 32.3.Për të zgjidhur një ankesë në lidhje me Shërbimet ose për të marrë informacion të mëtejshëm në lidhje me përdorimin e Shërbimeve, ju lutemi na kontaktoni në:

Km i 6-të,

Graçanicë, 10500,

Republika e Kosovës

Telefoni: +383 38 61 61 61

Për WhatsApp/Viber: +383 45 101 953

Email: [email protected]