Kamera me objektiv të lëvizshëm
Kamera me objektiv të lëvizshëm
Produktet e rekomanduara
-
Fotoaparat SONY ALPHA ILCE-7M2KB, SEL2870
SONY Alpha ILCE-7M2B është një fotoaparat digjital me sensor të madh të kombinuar me procesorin BIONZ i cili ofron fotografi të pastra, të qarta dhe me përplot detaje. Përparësi e këtij fotoaparati është shpejtësia e fotografimit e shoqëruar me kualitet të lartë. Sensori CMOS ka një rezolucion prej 24.3 MP. Sa i përket lidhjes së tij me pajisje të tjera dhe ruajtjes së fotografive dhe videove, ai ofron vende të microUSB-së apo microHDMI-së si dhe për kartelat MS PRO Duo, MS PRO-HG Duo, SD, SDHC dhe SDXC. Gjithashtu, ai mund të lidhet edhe përmes Wi-Fi-së si dhe përshtatet me teknologjinë NFC. Dimensionet e kamerës janë 126.9 x 95.7 x 59.7 mm dhe peshon 556 g. Ky aparat ka të bashkangjitur lentin bazik SEL 28-70 mm.
1,814.50 €
-
Fotoaparat Polaroid SNAP TOUCH Instant Digital, i bardhë
Polaroid PIC-300 Instant është një mini kamerë me dizajn modern, cilësi të shkëlqyer imazhi dhe që ofron fotografi të menjëhershme. Përveç dizajnit kompakt, cilësisë së imazhit dhe lehtësisë së përdorimit, kamera përmban inçizim video Full HD (1920 x 1080 p), rezolucion 13 Mpx, një ekran 3.5" LCD, mbështetje për Bluetooth, dhe zmadhim optik deri në 10 herë, dhe editues fotosh. E gjithë kjo për të bërë fotografi të përsosura në të gjitha rrethanat. Të gjitha efektet që shtoni në fotot tuaja mund të verifikohen lehtë në ekran. Nëse jeni të kënaqur me foton që rezulton, ju mund t'a printoni, ta shprëndani me Bluetooth, ose t'a ruani në një kartë mikro SD me kapacitet deri në 128 GB. Teknologjia e printimit të fotografive është ZINK Zero Ink ndërsa formati i printimit është 2x3". Përveç kësaj veçori, do të vlerësoni modalitetin PhotoBooth, duke ju dhënë deri në 6 foto ne 10 sekonda ose një kohëmatës automatik.
218.50 €
-
Kamerë Sony Alpha 7 III + 28-70mm
Sony Alpha 7 III është kamerë e fuqishme me një mori karakteristikash dhe pajisjesh shtesë që do ju mundësojnë të shkrepni fotografi dhe të inçizoni video me kualitet të lartë dhe si një profesionist i vërtetë. Aksesori është i pajisur me cenzorin Exmor RCMOS me 24.2 megapiksela, mban ekranin me prekje (touch) me madhësi 3" që ju mundëson të shihni dhe editoni fotografitë, është pajisur me baterinë Sony NP-FZ100 si dhe në pako me të vjen edhe një lensi Sony FE 28-70mm.
2,675.50 €