Mbajtëse
Mbajtëse
Produktet e rekomanduara
-
Mbajtëse për fotoaparat dhe telefon Rollei Selfie Mini, e zezë
Ky mbajtës është i dizajnuar veçanërisht për mbajtjen e aparatit apo telefonit për fotografi selfie të shpejta dhe të thjeshta, të cilat janë shumë të famëshme sot. Dimenzionet kompakte të tripodit dhe pesha e tij e ulët 83 g ju mundësojnë juve ta mbani tripodin me vete në çdo kohë dhe kudo. Baza e tripodit është fleksibile dhe mund të vendoset në çfarëdo sipërfaqe. Kapaciteti mbajtës është 500 g, gjatësia maksimale 16 cm, dhe gjatësia minimale 16 cm.
15.50 €
-
Shkop për selfie GSM Yenkee YSM 100SF BT MONDO
Shkopi për selfie Yenkee ka një qëndrueshmeri të lartë, kapacitet bartjeje deri në 5 kg dhe mundësi zgjatje prej 24 cm deri 95 cm. Në shkop gjindet një buton kontrollues për të shkrepur fotografi kurdo që ju të dëshironi dhe koka për mbajtjen e telefonëve me madhësi prej 4" (10 cm) deri në 5.5" (14 cm). Ju vetëm duhet të lidheni me teknologjinë Bluetooth 3.0, me sisteme operative Android 4.2.2 dhe iOS 6.0 dhe verzionet e tyre me të fundit dhe mund të kapni çdo çast me telefona të mençur apo kamera për aktivitete të jashtme. Si pjesë përbërëse, shkopi ka një bateri Li-poly me kapacitetet prej 55 mAh i cili mundëson përdorim deri në 100 orë, gjë që e bën të dallohet nga shkopat e tjerë të thjesht. Poashtu, në pako përfshihet edhe një çantë e posaçme, e cila është e përbërë nga material i papërshkueshëm nga uji. Me Yenkee ju mund të kapni çdo gjë përreth jush pa asnjë dridhje të mundshme sikur zakonisht që ndodh kur jeni duke bërë fotografi pa përdorimin e një shkopi të tillë.
29.50 €
-
Shkop stabilizues JOBY për GoPro
Shkopi Joby është i rehatshëm në dorën tuaj, madje mund të pluskojë edhe në ujë. Është e pajisur me një rrip të cilin mund ta lidhni në kyç në momentin kur futeni nën sipërfaqen e ujit, me qëllim që ju mos ta humbisni kamerën tuaj. Gjithashtu në të mund të vendosni edhe smartphone-in tuaj.
29.50 €