Çantë elegante dhe e fortë për pajisje të madhësisë nga 13-13.3" si MacBook Air 13, MacBook Pro 13, Lenovo Yoga 3 Pro HP Specter X360 e të tjera.
Ultra Skin është e bërë nga material i qëndrueshem neopran i kombinuar me detaje të lëkures së vërtetë dhe brenda me fije leshi sintetike në mënyrë që t'i mbrojë pajisjet nga gërvishjet. Si pjesë përbërëse, çanta ka një xhep me zingjirë në pjesën e prapme për ruajtjen e aksesorëve të ndryshëm dhe rripa dore të butë e tejet të rehatshëm.
Dimensionet maksimale të pajisjeve që mund të bartni me këtë çantë janë 330 x 230 x 30 mm.