Karriga për lojëra DXRacer Formula është karrige e kthyeshme ergonomike e dizajnuar për përdorues të lojërave kompjuterike. Kjo karrige është e përforcuar me mbajtëse të metalit dhe ka mbështetëse të butë për duar e qafë në mënyrë që qëndrimi të jetë sa më i mirë. Edhe pse ajo është e prodhuar me fokus të veçantë për përdoruesit e lojërave, sigurisht mund të përdoret edhe nga personat tjerë. Karakteristikë e veçantë e kësaj karrigeje është mundësia për t'u përshtatur në kënde të ndryshme dhe shtrirja deri në 150°, varësisht nga nevojat e përdoruesit. Kjo karrige ka kapacitet bartjeje deri në 130kg.