Samsung Galaxy Buds3 FE janë dëgjuese wireless të dizajnuara për rehati maksimale dhe tingull mbresëlënës gjatë gjithë ditës. Falë formës ergonomike dhe strukturës së lehtë prej vetëm 5 gramësh, ato përshtaten në mënyrë të përkryer në vesh dhe minimizojnë presionin, duke ofruar një eksperiencë dëgjimi të qëndrueshme edhe gjatë përdorimit të zgjatur. Dizajni elegant me finiturë mat dhe ngjyrat e rafinuara, i japin një pamje moderne dhe të përjetshme që përshtatet me çdo stil. Galaxy Buds3 FE ofrojnë tingull dinamik dhe të balancuar me altoparlant të përmirësuar për bas më të thellë dhe frekuenca të qarta. Teknologjia 360 Audio krijon një përvojë tërësisht hapësinore, duke bërë që çdo notë të duket sikur të rrethon nga të gjitha anët. Dëgjueset përfshijnë anulim aktiv të zhurmës (Active Noise Cancelling) për një dëgjim pa shpërqendrime, si dhe modalitetin e tingullit ambient që të lejon të dëgjosh rrethinën kur është e nevojshme. Me Bluetooth 5.4 dhe profilet A2DP, AVRCP dhe HFP, lidhja është e qëndrueshme dhe e menjëhershme me çdo pajisje.