Dëgjueset Samsung vijnë me dizajn tejet elegante, të rehatshëm dhe unik. Me to, mund të dëgjoni muzikë, apo të përgjigjeni në thirrje telefonike përderisa jeni në lëvizje. Këto dëgjuese janë të përsosura për përdorim të përditshëm në shtëpi, në rrugë apo në zyrë dhe prodhojnë zë të jashtzakonshëm, të kthjellët dhe kumbues me shtrirje frekuence prej 20Hz deri 20Khz, ndjeshmëri 90dB dhe imepdancë 24 om.
Veçori e tyre është kablloja 1.2m e mbështjellur me tekstil e cila nuk mund të lidhet apo ngatërrohet në mes vete, poashtu, komanda dhe mikrofoni i integruar në të, përmes së cilëve mund të komandohen të gjitha funksionet multimediale. Dëgjuese vijnë me tre palë reduktorë për veshë me madhësi S, M dhe L në mënyrë që të përshtaten me çdo përdorues dhe kanë peshë tejet të lehtë, vetëm 50g.