Ky robot pastrues është një zgjidhje moderne për një ambient të pastër dhe të organizuar, duke kombinuar teknologjinë më të fundit me funksionalitet të lartë dhe përdorim të lehtë. Me sistemin 360° navigimit LDS, robot pastruesi ka aftësi të larta për të skanuar dhe hartuar hapësirat e shtëpisë tuaj në kohë reale. Ai identifikon mjedisin, shmang pengesat dhe optimizon rrugët e pastrimit për të mbuluar çdo cep të shtëpisë. Bateria me kapacitet 3200 mAh mundëson deri në 120 minuta operim pa ndërprerje, duke e bërë robotin ideal për pastrimin e tërë shtëpisë në një sesion. Kur bateria bie, roboti kthehet automatikisht në bazën e rimbushjes për të rifilluar pastrimin sapo të jetë i gatshëm. Përmes aplikacionit Mi Home/Xiaomi Home, mund të menaxhoni robotin nga distanca, të planifikoni pastrime të përshtatura, të shikoni historikun e pastrimeve dhe të vendosni kufizime ose zona të veçanta për pastrim.