Timonë garash
Timonë garash
Produktet e rekomanduara
-
Set vozitjeje Logitech G29 Racing Wheel për PC/PS3/PS4
Logitech G29 Racing Wheel është set vozitjeje për gara që ju ofron të keni nën kontroll të gjitha funksionet e mundshme gjatë kohës kur luani lojëra me gara. Ky set përmban butona kontrolli me panel D-Pad dhe leva ndërrimi që janë të integruara në timon. Seti përmban edhe drita LED që ju ndihmojnë gjatë ndërrimit të shpejtësive, duke ju udhëzuar se a të shkoni më poshtë ose më lartë. Me këtë set ju do ta ndjeni çdo garë sikur të jeni vetë në veturë dhe do ta shijoni këtë eksperiencë të mrekullueshme që ky set jua dhuron. Timoni rrotullohet deri në 900 shkallë. Mundësia për ta lëvizur timonin dhe rrotulluar atë është sikur në jetën reale në çdo veturë garash. Seti është i përshtatshëm me kompjuter, PS4 dhe PS3.
327.50 €
-
Levë shpejtësie Logitech Driving Force
Leva Driving forcë është një produkt i ri në treg, i shpejtë dhe me kualitet të lartë, për të gjithë të apasionuarit pas lojërave ofron parametra dhe tipare të përsosura. Kjo levë është dizajnuar për rrotat G29 dhe G920 për të rritur kualitetin e lojërave kompjuterike dhe konsolat. Leva ka 6 mundësi për ndërrim shpejtësie. Dimensionet: 206.5 x 176.4 x 146.4 mm. Pesha: 0.72 kg.
89.50 €
-
Set për vozitje Hama uRage GripZ (PC)
Timoni i garave Hama uRage GripZ për PC përmban një pedale analoge të gazit dhe një të frenave. Timoni në vetvete është plotësisht i gomës për një kapje të rehatshme. Një bazë e fortë gome e cila garanton stabilitet të lartë. Ka edhe një motor për vibrim në mënyrë që të ndjeni të gjitha pengesat dhe fuqinë e motorit. Këndi i rrotullimit të timonit është 180 shkallë. 12 butonat e ndërveprimit dhe pedalet nën timon ndihmojnë që të keni udhëtimin më të mirë. Lidhja me kompjuterin është nëpërmjet portës USB.
78.50 €