Kjo kamerë komapkte nxjerr foto momentale. Ajo kombinon përfitimet e një kamere dixhitale me printimin e menjëhershëm të fotografive. Kamera mund të lidhet me një celular, ku mund të zgjidhni nga një sërë funksionesh në aplikacionin Polaroid. Karikimi me USB. Kamera mbështet filmin klasik 600 si dhe i-Type të ri. Vjen me një komplet filtri të lenteve që përfshin pesë filtra fizikë që mund të ngjiten në lente.