Kamera e sigurisë Ubiquiti Instant G6 IP 8MP me rezolucion maksimal 3840 x 2160 piksel (4K) është e përshtatshme si për ambientet e brendshme ashtu edhe për ato të jashtme. Me kënde të gjera shikimi (horizontal 109.9°, vertikal 56.7°, diagonal 134.1°), ajo garanton mbulim të gjerë vizual.
E pajisur me ndriçim infra të kuqe dhe filtër IR për ndarje dite/nate, mundëson shikim të qartë deri në 6 metra gjatë natës. Mbështet reduktim 2D/3D të zhurmës për cilësi më të lartë të videos dhe rregullim të ndriçimit, kontrastit dhe HDR.
Procesori i integruar ARM Cortex-A53 siguron performancë të qëndrueshme, ndërsa teknologjitë e avancuara të vëzhgimit (IVS) përfshijnë zbulimin e fytyrave, automjeteve dhe ndarjen e njerëzve nga objektet. Kamera ka audio dy-kahëshe falë altoparlantit dhe mikrofonit të integruar.
Lidhet me rrjetin nëpërmjet Wi-Fi (802.11a/b/g/n/ac) dhe përfshin edhe Bluetooth. Mbështet kartë microSD për ruajtje lokale, dhe vjen me portë USB për furnizim me energji.
Konstrukti i bardhë me përmasa të vogla (50.1 x 81.7 x 57.2 mm), peshë 180 g dhe mbrojtje IPX5 dhe IK04 e bën të përshtatshme për kushte të ndryshme atmosferike. Përfshihet në paketim: kabllo USB (2 m), komplet montimi, vida dhe manual përdorimi.
Një zgjedhje moderne dhe funksionale për mbikëqyrje inteligjente të shtëpisë apo biznesit.