Dell Pro Tower Essential QVT1260 është kompjuter desktop i përshtatshëm për punë, zyrë dhe përdorim të përditshëm, i pajisur me procesor Intel Core i5-14500 me 14 bërthama, 20 threads, 24MB cache dhe frekuencë deri në 5.0 GHz. Konfigurimi përfshin 16GB RAM DDR5-4800 MT/s në një modul 1×16GB dhe SSD M.2 PCIe NVMe 512GB. Për përpunimin grafik përdor Intel UHD Graphics 770.
Për lidhje wireless, kompjuteri mbështet Wi-Fi 6 dhe Bluetooth, ndërsa konfigurimi përfshin tastierë dhe maus. Vjen me Ubuntu Linux 24.04, në ngjyrë të zezë, dhe me tastierë në versionin International English.