Classic PC
Classic PC
Produktet e rekomanduara
-
Kompjuter Dell OptiPlex 3070 SFF, 4GB DDR4, 128GB SSD, Intel Core i3, Intel UHD Graphics, i zi
DELL OptiPlex është një partner i fuqishëm në çdo biznes apo zyrë. Dizajni profesional, ndërtimi i qëndrueshëm, mjeshtëria me cilësi të lartë, përbërësit e përzgjedhur me kujdes dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishme, mbështetja nga prodhuesi, garantojnë një investim të mirë në kompjuterët DELL. DELL Optiplex 3070 SFF përmban një procesor 4-core Intel Core i3-9100 që funksionon me frekuencë prej 3.6 GHz ose deri në 4.2 GHz në modalitetin TurboBoost. Ai ka një memorie 4 GB DDR4 (1 modul / 2 slote) dhe hard disku 128 GB SSD M.2 PCIe përdoret për të ruajtur të dhënat dhe aplikacionet. Ekziston edhe një disk optik DVD ± RW. Përpunimi i imazhit sigurohet nga Intel UHD Graphics me portet dalëse DisplayPort dhe HDMI. Lidhja me kabllo Gigabit Ethernet siguron një lidhje thelbësore të rrjetit. Përfshihen gjithashtu portet USB (4x USB 2.0 and 4x USB 3.0 / 3.1 / 3.2 Gen 1) dhe lidhësit audio. Ky model vjen me sistemin operativ Windows 10 Pro. E përfshirë gjithashtu është një tastierë USB.
429.50 €
-
Kompjuter HP Pro 300 G3, Intel Core i5, 8GB RAM, 256GB SSD, i zi
HP Pro 300 G3 është kompjuter kompakt dhe i lehtë i cili ju plotëson të gjitha kërkesat me performancën e tij të lartë dhe në të njëjtën kohë nuk ju zë shumë vend përbrenda tavolinës së punës në zyrë. Kompjuteri vjen i pajisur me procesorin 6 bërthamësh Intel Core i5-9400 i cili kombinohet me 8GB RAM memorie të llojit DDR4 si dhe kartelën grafike Intel UHD Graphics 630 për t'ju mundësuar që të shihni imazhe të pastërta dhe të detajizuara si dhe të hapni të gjitha aplikacionet dhe programet që ju nevojiten. Përpos kësaj, kompjuteri mban 256GB SSD për ruajtjen e të dhënave, ka një mori portesh USB për lidhjen e pajisjeve periferike (4x USB-A 2.0 dhe 4x USB-A 3.0 / 3.1 / 3.2 Gen 1) si dhe portet DisplayPort e portet e audios, funksionon pa sistem operativ dhe në pako përfshihet një tastierë dhe maus USB.
474.50 €
-
Kompjuter Lenovo Legion Y920 Towe Y920T-34IKZ, Intel Core i7, 16GB RAM, NVIDIA GeForce GTX 1080, i zi
Lenovo Legion Y920 është kompjuter i dizajnuar për performancë të lartë për çdo gamer profesional. Kompjuteri vjen i pajisur me procesorin 4 bërthamësh Intel Core i7-7700K i cili kombinohet me 16GB RAM memorie të llojit DDR4 si dhe kartelën grafike NVIDIA GeForce GTX 1080 me 8GB memorie të llojit GDDR5X për t'ju sjellur imazhe të pastërta dhe të detajizuara si dhe performancë për hapjen të gjitha softuereve dhe lojërave. Pos kësaj, kompjuteri mban 256GB SSD dhe 2TB HDD për ruajtjen e të dhënave, ka një mori porte USB 2.0 dhe 3.0 / 3.1 Gen 1 si dhe funksionon me sistemin operativ Windows 10 Home.
2,029.50 €