JBL Quantum 100M2 ofrojnë një eksperiencë zanore të optimizuar për lojëra falë teknologjisë JBL QuantumSOUND Signature, që bën të mundur të dëgjosh qartë çdo detaj – nga hapat më të lehtë deri te shpërthimet më të fuqishme. Dizajni over-ear me strukture të mbyllur ndihmon të përqendrohesh vetëm te loja dhe të kesh avantazh duke dëgjuar çdo lëvizje të kundërshtarit. Kufjet janë plotësisht të përputhshme me Windows Sonic Spatial Sound, duke mundësuar tingull hapësinor imersiv në PC dhe Xbox One. Për komoditet gjatë përdorimit të gjatë, ato kanë jastëkë të mbushur me memory foam dhe material të frymëmarrshëm, ndërsa shiriti i kokës është i rregullueshëm dhe i veshur po ashtu me material të butë. Mikrofoni boom i drejtuar siguron komunikim të qartë, përfshin opsionin mute dhe mund të shkëputet kur dëshiron t’i përdorësh vetëm për të dëgjuar muzikë ose përmbajtje tjetër.