ASUS TUF Gaming F16 FX607 – Performancë për lojtarë seriozë
Gati për të dominuar në çdo lojë apo detyrë intensive? ASUS TUF Gaming F16 FX607 sjell përvojë të fuqishme me ekranin 16” Full HD+ (1920 x 1200) me panel IPS-Level, refresh rate prej 144Hz dhe teknologji anti-glare për një pamje të qartë dhe të butë, edhe në ambiente me ndriçim të lartë. Falë përmasës 16:10, ke më shumë hapësirë vertikale për lojë dhe produktivitet.
I pajisur me procesorin më të ri Intel Core Ultra 5 210H me frekuencë deri në 4.8GHz, 8 bërthama dhe 12 threads, ky laptop ofron performancë të jashtëzakonshme për gaming, streaming dhe multitasking. Shpejtësia e përforcohet më tej me 8GB RAM DDR5 me frekuencë 5200 MHz dhe SSD prej 512 GB NVMe PCIe 4.0, për nisje dhe ngarkim ultra të shpejtë.
Për grafikë të fuqishme, vjen me NVIDIA GeForce RTX 4050 me 6 GB GDDR6, e përkrahur edhe nga teknologjia G-SYNC, që siguron përvojë pa tearing apo stuttering në lojërat më të fundit.
Tingulli i përfshirë me sistemin Dolby Atmos ofron përvojë imersive, ndërsa kamera frontale HD dhe mikrofoni i integruar e bëjnë ideale për komunikim online. Për lidhje të fuqishme, ka Wi-Fi 6, Bluetooth 5.3, një portë Thunderbolt 4, HDMI 2.1, dhe shumë porte të tjera për pajisje periferike.
Tastiera është e ndriçuar me 1-zone RGB, me tastierë numerike të përfshirë – ideale për punë dhe lojë në ambiente të errëta.
Sistemi operativ: Windows 11 Home
Bateria: 4 qeliza, 56Wh, me karikues 240W
Pesha: 2.2 kg
Trashësia: vetëm 2.24 cm – dizajn i fuqishëm, por portativ