Shënim: Tastiera te pjesa numerike mund të ketë disa simbole të huaja. Ndërsa, sistemi operativ është në version provues ose nuk është i instaluar fare.
Ky është një laptop gaming i fuqishëm, i pajisur me procesorin Intel Core i7-14700HX, që ofron performancë të lartë për lojëra. Ka 32 Gb RAM, duke garantuar shpejtësi dhe efikasitet maksimal në multitasking dhe aplikacione të tjera më të ndërlikuara. Për ruajtjen e të dhënave, ai vjen me një SSD prej 1 Tb, që siguron hapje të shpejtë të sistemeve dhe lojërave. Grafikat janë të mbështetura nga RTX 4070, një kartë grafike e fuqishme që ofron shpejtësi të lartë, ray tracing dhe performancë të shkëlqyer në lojërat më të fundit. Ekrani ka një frekuecë rifreskimi prej 165 Hz, duke ofruar pamje cilësore dhe reagim të shpejtë, perfekte për lojëra kompetitive dhe për një përvojë të këndshme vizuale.