Nëse ju është dashur ta ndërpreni leximin sepse keni patur ndriçim të ultë, kjo llampë është zgjidhja e duhur. Kjo llampë ka dritën LED dhe kapësen me qafë me të cilën mund të manipuloni lehtë ashtu që ta rregulloni në pozicionin e dëshiruar. Pjesa ku përforcohet pajisja me eBook-in tuaj është e lëmuar dhe e butë në të dy anët, ashtu që nuk ekziston rrezik për gervishtje të eBook-it. Llampa shpenzon energji minimale të cilën e siguron nga mikro bateria 1.5 VAAA. e cila zgjat një kohë të gjatë. Llampa ka ngjyrë të zezë dhe është e përshtatshme për eBooks me trashësi deri 12 mm.