Sikur aventurat e Harry Poterit të mos ishin mjaftueshëm magjike, tani mund t’i përjetoni katër vitet e tij në Hogwarts në konceptin e Legos. Ju mund ta kontrolloni Harryn dhe shumë karaktere tjera të njohura, sikurse që ishte rasti me lojërat e njohura LEGO Star Wars, LEGO Indiana Jones dhe LEGO Batman. Çdo karakter i ka karakteristikat dhe aftësitë e veta, të cilat mund t’i perfeksiononi përgjatë kohës.